Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Çfarë dëmtimesh sjell diabeti?

– Kam një pyetje për Doktor Dashamirin. Cila janë dëmtimet më të rënda që sjell sëmundja e diabetit? Kam frikë se kam shenja të tilla, ndaj doja të dija pasojat e kësaj sëmundjeje. Po impotencë shkakton diabeti? Petriti.
Dr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog: – Së pari, ju nuk duhet të rrini me supozime, por edhe nëse keni dyshimin më të vogël, duhet të bëni një vizitë tek endokrinologu-diabetolog për ta kapur që në fillim nëse jeni vërtetë diabetik. Nëse e lini pas dore, mund të keni probleme që riparohen me vështirësi, ndaj menjëherë shkoni tek mjeku dhe bëni një konsultë e analizat e duhura për të përcaktuar nësë jeni vërtet diabetik dhe nëse po, të çfarë natyre e keni diabetin. Ndërsa në lidhje me pyetjen tuaj, do t’ju them që dëmtimet më të rënda që ndodhin te diabetikët janë më të shpeshta tek enët e gjakut dhe nervat, ndaj sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut janë 2-4 herë më të shpeshta te diabetikët sesa në popullatën normale, përfshirë këtu infarktet, trombozat dhe sëmundjet e tjera vaskulare.
– Impotenca seksuale, veçanërisht te meshkujt, prek shumicën e diabetikëve në stade të caktuara të kësaj sëmundjeje. Shumica e diabetikëve paraqesin dëmtime të nervave, sidomos të nervave periferike dhe këto shoqërohen me dhimbje të forta të gjymtyrëve, djegie, mpirje, çpime etj. Në stadet e fundit diabeti dëmton nervat qendrore dhe sidomos ato të organeve të brendshme, dëmtime me pasoja shumë të rënda për diabetikun. Diabeti është sëmundja kryesore që sjell verbimin, pra, dëmton shumë sytë. Gati gjysma e diabetikëve, në periudha të caktuara të ecurisë së diabetit, kanë dëmtime të gradëve të ndryshme të veshkave dhe funksionit të tyre. Nuk duhet të lëmë pa përmendur edhe infeksionet e ndryshme që ndodhin te diabetikët, sidomos të rrugëve urinare, të lëkurës dhe për fat të keq, jo rrallëherë, te diabetikët shfaqen plagë të ndryshme që rrezikojnë më vonë prerjen apo amputimin e pjesëve të caktuara të gjymtyrëve. Në përfundim, duke kuptuar rrezikun e madh që mbart kjo sëmundje, shpresojmë që ky informacion t’ju vijë në ndihmë sadopak dhe të shërbejë si nxitje për ndërgjegjësimin dhe angazhimin tuaj e të çdo të sëmuri me diabet që të mos e lërë pasdore dhe ta ndjekë atë te mjeku i duhur.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kam kollë që s’më pushon

Next Post

Mjeku u përgjigjet pyetjeve tuaja...

Advertisement