– Para dy javësh kalova një grip shumë të fortë dhe përdora tre kura antibiotikësh sepse kam kollë të fortë sidomos kur shtrihem të fle, por përsëri nuk kam ndonjë ndryshim të madh. Kam goxha probleme dhe mezi mbushem me frymë. Jam 40 vjeç. Theksoj që e pi edhe cigaren dhe ndoshta dhe kjo është bërë shkak për gjendjen time. Më thoni, ku duhet të drejtohem dhe çfarë mjekimi të marr?
Dr. Mira Xhixha, alergologe: – Së pari, ju falënderoj për letrën! Përsa më shkruani, kolla e zgjatur, edhe në qoftë se është pas një gripi apo gjendjeje virale, nuk është përmirësuar pas mjekimeve. Ndaj duhet menduar për një kollë të shkaktuar nga alergjia apo ngacmues të tjerë jo infeksiozë. Duhet të bëni një konsultë me mjekun alergolog sa më shpejt, për të evituar më tej mjekimet me antibiotikë, që në rastin tuaj, janë të pavend dhe të padobishëm.
– Kolla e thatë gjatë natës, gjithashtu, është një kollë që kërkon një specialist alergolog për t’u trajtuar ashtu si duhet. Në lidhje me duhanin, mund t’ju flisja shumë, por në konsultë do të merrni rekomandimet më të nevojshme dhe të domosdoshme për shëndetin tuaj. Me respekt, doktoresha.
Advertisement