Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Shpjegimi i endrrave tuaja...
A mund të bëj ushtrime fizike, edhe pse jam me diabet?
Vajzat kerkojne djem...

A mund të bëj ushtrime fizike, edhe pse jam me diabet?

– Unë vuaj pak nga diabeti dhe i marr ilaçet rregullisht. A mund të bëj ushtrime fizike?
Mario instruktor: – Sipas studimeve shkencore dhe mjekësore, stërvitjet fizike duhet të bëhen nga të gjithë personat, pavarësisht moshës apo sëmundjeve nga të cilat janë prekur. Sidomos për personat me diabet, sugjerohet shumë stërvitja. Po të bisedoni me doktorin që ju ndjek, jam i sigurtë që do t’ju thotë të njëjtën gjë. Mund të bëni ushtrime apo thjesht ecje 45 minuta, tre-katër herë në javë. Ushtrimet fizike, në radhë të parë, ju ndihmojnë të mbani një peshë të shëndetshme, e cila është shumë e rëndësishme për të parandaluar ose penguar përkeqësimin e sëmundjes. Stërvitjet fizike ndihmojnë edhe që glukoza (sheqeri) në gjak të qëndrojë në nivelet normale. Ato ndihmojnë insulinën (hormonin e sheqerit) që ta absorbojë glukozën nga gjaku dhe ta fusë në qelizat e trupit tuaj, përfshirë muskujt, të cilët e shfrytëzojnë atë për të prodhuar energji. Me pak fjalë, duke ndërtuar muskuj dhe duke i stërvitur ata nëpërmjet ushtrimeve fizike, ju do të ndihmoni në shkrirjen e glukozës së tepërt në gjakun tuaj. Kështu, nëse keni mundësi të bëni ushtrime, fillojini që sot.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Next Post

Vajzat kerkojne djem...

Advertisement