Edhe pse është mama e një djali, ish-Missi shqiptar, Adrola Dushi, nuk e lë pas dore karrierën. Për fat të mirë, ka edhe një bashkëshort që e mbështet. Së fundi, Adrola ka bërë realitet ëndrrën e saj për të qenë pjesë e agjencive të modës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. U bë kohë që Adrola ndodhet atje bashkë me djalin, Troin dhe këtë periudhë e ka shfrytëzuar për të lidhur kontrata si modele me dy agjenci mode, në Nju Jork dhe Boston. Adrola u bë mama në moshën 20 vjeçare, por lindja e djalit nuk e pengoi aspak. Pasi lidhi një kontratë edhe me kompaninë “Deka” duke zëvendësuar Valbona Selimllarin, shumë shpejt, ajo do të nisë një karrierë si modele në SHBA.
Advertisement