Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Me kë shenjë kineze shkoni më shumë?

HOROSKOPI KINEZPajtueshmëria mes shenjave kineze
Me kë shenjë kineze shkoni më shumë?

Astrologjia kineze zbulon shumë karakteristika të personalitetit tonë. Sipas shenjës, ne mund të kemi pak ose shumë afërsi me shenjat e tjera. Me cilat shenja kineze merreni vesh me shumë? Me cilat mund të keni marrëdhënie më intime? Cilat shenja duhet të evitoni? Lexoni më poshtë për ta mësuar…

Miu-Miu
Një çift i përbërë nga dy Minj është i përkryer. Marrëdhënia e tyre nuk do të njohë gjë tjetër përveçse sukses. Dy Minjtë e kuptojnë njëri-tjetrin dhe janë në të njëjtën gjatësi vale. Meqë janë të ngjashëm, secili i kupton defektet e tjetrit. Gjatë takimeve të para, dy partnerët e kësaj shenjë mund të mos kenë besim te njëri-tjetri, të tregohen të largët dhe të ftohtë. Miu nuk krijon shpesh besim; që nuk fitohet as me darkën e parë në restorant, as me takimin e parë në kinema. Por, qëkur i fitojnë besimin tjetrit, lidhja e tyre do të jetë e shkëlqyer. Të dy do të jenë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe do t’i lënë pas zhgënjimet dashurore. Lidhja e tyre do të ketë baza të forta dhe kështu, mund të zhvillohet ana sentimentale e Miut. Më në fund, Miu mund të shprehë gjithë ndjenjat e tij dhe të zbulojë veten në lidhjen e tij dashurore.

Advertisement

Miu-Bualli
Lidhja mes një Bualli dhe një Miu i ka të gjitha mundësitë për të pasur sukses. Dy partnerët plotësojnë njëri-tjetrin, çifti i tyre është ekzemplar dhe shihet me zili nga miqtë dhe të afërmit. Gjithashtu, çifti do t’i lejojë të evoluojnë. Bualli i sjell shumë gjëra Miut, i ofron sigurinë materiale dhe sentimentale të ëndërruar. Nga ana e tij, i linduri në shenjën e Miut i lejon Buallit të realizohet, i jep këshilla si të vishet, që ai i vlerëson shumë. Për harmoninë e çiftit, Miu, sidomos nëse është grua, ia lë drejtimin e shtëpisë në dorë Buallit. Ky pozicion nënshtrimi pranohet nga i linduri në shenjën e Miut, që ndjehet i mbrojtur nga një person si Bualli. Më në fund, Miu mund të mbështetet te dikush!

Miu-Tigri
Lidhja mes një Tigri dhe një Miu nuk është e pamundur, por rruga e tyre do të jetë e mbushur me pengesa. U takon të dy partnerëve të bëjnë lëshime. Tigri dhe Miu kanë një vizion të ndryshëm përsa i përket dashurisë. I linduri në shenjën e Tigrit i jep dashurisë një rol dytësor, ndërkohë që ai i shenjës së Miut e vë në plan të parë, para gjithë gjërave të tjera. Ndërkohë që Miu organizon një darkë romantike, ai i shenjës së Tigrit mendon vetëm të bëjë një videolojë me shokët, ose pazar me shoqet, nëse është grua. Nëse është grua, Miu është me humor të ndryshueshëm dhe ëndërron të ketë pranë një burrë romantik, por Tigri nuk është aspak i tillë dhe Miut i duhet ta pranojë situatën. Çifti i formuar nga Tigri dhe Miu do të jetë i mundur vetëm nëse Miu pranon të kalojë në plan të dytë dhe të mos jetë prioritet i Tigrit të tij.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Njoftime nga Greqia

Next Post

Adrola Dushi, pjesë a agjencive të modës në SHBA

Advertisement