Mimoza Ahmeti ironizon Top Channel:
Kolltuku ku ulesha unë bën 4500 euro, mua më bënin bishta për rritjen e pagës
Këtë vit, një nga risitë e reality shout Big Brother ishte jo vetëm përzgjedhja e opinionistes Mimoza Ahmeti, por edhe largimi i saj. Kështu, këtë herë, përveç daljes nga shtëpia të konkurrentëve, pamë edhe largimin e opinionistes. Dy javë i rezistoi Mimoza këtij spektakli, për t’u zëvendësuar më pas nga gazetarja Mira Kazhani. Mësohet se arsyeja kryesore e dorëheqjes së Ahmetit ishte pagesa sepse ajo e vlerësoi këtë këtë detyrë me mjaft përgjegjësi ndaj kishte kërkuar që të paguhej më shumë. Por, drejtuesit e Top Channel nuk arritën ta plotësonin kushtin e saj, pasi sipas tyre, ata kishin shpenzime të tjera më të rëndësishme për të bërë, gjë që poetja e ironizon me një status në Facebook: “Kolltuku ku ulesha unë bën 4500 euro, mua më bënin bishta për rritjen e pagës”.
Advertisement