Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

ANKETE: TOM DOSHI: FAJTOR APO VIKTIMË?

Arjan Bushati

Si ka mundësi që Tom Doshi dhe Mark Frroku arrestohen për të njëjtën akuzë?! Nëse të dy kundërshtojnë njëri-tjetrin, atëherë i bie që njëri gënjen dhe tjetri thotë të vërtetën. Prokuroria ka bërë gafë duke akuzuar dy dëshmi kundërshtuese me të njëjtën akuzë. Apo Ilir Meta drejton prokurorinë dhe fut në burg të gjithë zinxhirin Durim Bami-Frroku-Doshi, meqë nuk arriti t’i vrasë?

Elvis Berisha
Tom Doshi, për mua, është fajtor, kurse Frroku, viktimë.

Advertisement

England Xhafa
Jo, nuk është fajtor…

Brunilda Arapi
Është viktimë e duos Rama-Meta se, përderisa Doshi paska thënë një gënjeshtër, pse nuk e arrestuan që në shtator? Apo tani që u bë publike, doli sajesë! Mjerë populli çfarë politikanësh ka, super mafiozë!

Andi Cuka
Tom Doshi nuk është fajtor, për mendimin tim.

Gjergj Suli
Zgjedhjet po vijnë dhe Iliri të bëjë gati valixhet, se kaq ishte pushteti për të.

Rud Luga
Mafioz, rrugaç dhe injorant. U përdor nga qeveria dhe tani nuk është i nevojshëm, ndaj edhe po e nxjerrin jashtë loje…

Staro Mevlan
Populli kërkon qetësi. Nëse Doshi e Frroku janë fajtorë, të dënohen; në qoftë se nuk janë, të mos dënohen. Përsa i përket ligjit, ai duhet të jetë i njëjtë për të gjithë, por nuk është vetëm kjo çështje. Në Shqipëri ka shumë çështje të tjera pa zgjidhur. Kemi edhe vrasjen e deputetit Sokol Olldashi, çështjen Santos etj. etj. Shqipërinë e ka marrë një grup mafiozësh që quhen politikanë dhe bëjnë lojëra me njërin-tjetrin.

Fatma Hasani
Në të vërtetë, të gjithë janë fajtorë, por gjithmonë dalin viktima… Çudi!

Alberto
Është “viktimë”. Po tani, me “arrestimin” e tij dhe të Frrokut, u dekriminalizua gjë parlamenti?! Jo! Pse jo? Sepse të 140 janë plehra dhe jo vetëm duhet të arrestohen, por edhe të kalben në burgun e Guantanamos.

Zhuljan Menjani
Edhe në qoftë se nuk është fajtor, është shumë e vështirë t’i dalësh kundra shtetit, aq më tepër kur në krye të shtetit është një kriminel si Meta. Drejtësia duhet të veprojë dhe ne besojmë në drejtësi.

Aurel Prenga
Tom Doshi është fajtor, e meriton plotësisht të jetë aty dhe më vjen keq për Mark Frrokun se nuk e meriton të përfundojë aty ku është tani…

Dori Belba
Fajtor.

Aldi Mënalla
Viktimë, aq më shumë tani që e arrestuan sepse mori guximin të fliste hapur para botës. Kështu ndodh me ata që flasin me zë të lartë?

Agron Mema
Mendoj se qëndrojnë të dyja, sepse politika nuk është marrë vesh asnjëherë se si vepron. Arsyet që jep prokuroria për arrestimin e tij deri tani janë argumetuar si garanci për vijueshmërinë e hetimeve dhe jo se është deklaruar fajtor, pasi kjo i takon gjykatës. Por, komenti bëhet përsa u përket opinioneve dhe servirjeve nga organi i akuzës. Fajtor sepse nuk e bëri denoncimin në kohë? Nga ana tjetër, pse nuk jepen argumente se pse Ilir Meta donte ta zhdukte fizikisht? Cila qe arsyeja e plasaritjes apo lëkundjes së marrëdhënieve mes tyre? I çuditshëm mbetet fakti që të bën të mendosh se Doshi është edhe viktimë në këtë çështje sepse Koço Kokëdhima u takua me Doshin pas debateve të ashpra në kuvend dhe drekoi me të, por përsëri nuk ndryshoi asgjë në qëndrimin e Doshit, përkundrazi, u bë më agresiv dhe plasi skandali. Nëse këto zbardhen saktë, do të kemi edhe një mendim të saktë, por siç e thashë, kyç mbetet biseda me Kokëdhimën. Qëndrimet kontradiktore të prokurorisë në letrër-kërkesën drejtuar kuvendit për arrestimin e dy deputetëve dhe afatet e saj kohore, tregojnë se ka batica dhe zbatica në qëndrimin e këtij organi.
Politika shqiptare është përballë një sfide dhe detyrimi për dekriminalizimin e kuvendit. Pikërisht paraditen e së enjtes, deputeti Frroku deklaron se po u arrestua ai, 50% të deputetëve do t’u hidhen prangat. Pra, çfarë dinë dhe nuk e thonë? Kjo i bën fajtorë. Ndërsa viktimë janë vetëm si rrjedhojë e procesit të dekriminalizimit, proces i cili e kërkon një pretekst të justifikueshëm dhe të besueshëm. Po të kemi parasysh, dy luftërat botërore kanë pasur shkak vrasjen e një personi me mision të posaçëm. Qartazi, këtë që po them, e tregon edhe qëndrimi diplomatik i akredituar në Shqipëri. Politika është në ngërç dhe mund të priten zhvillime të reja të paparashikuara, ndoshta edhe zgjedhje të parakohshme.

Demush Zyli Zenelaj
Fajtor. Besoj se prokuroria do luajë rolin që i takon për cilindo që shkel ligjet; si për deputetin, ashtu edhe për njeriun e thjeshtë…

Anisa Krasta
Ama, të themi realitetin: Shumica e shqiptarëve e bëjnë politikën si sporti, shkojnë me tifozllëk. Ai është fajtor kokë e këmbë, kjo që bëri ky ishte plani i tij B; iu prishën interesat se fuste ilaçet e skaduara nga Mali i Zi. Kanë 20 vjet shqiptarët që pinë ilaçe të skaduara! Edi Rama është i drejtë dhe duhet t’i jemi mirënjohës se po mundohet të bëjë shtet, por problemi është që ai është Korrado Katani, por ka një opozitë dhe drejtësinë si Espinoza! Shqipëria do shumë kohë që të bëhet tamam shtet.

Teo Tiranë
Fajtor. Nuk është adoleshent për t’u bërë viktimë.

Eriksjano Muçaj
Është i pafajshëm! Ai thjesht mbrojti pozicionin e vet.

Bardhi Caushi
Kësaj pyetjeje i përgjigjet vetëm gjykata!

Lazim Xhafa
Tom Doshi nuk është fajtor, por një person që do që ta çojë të vërtetën atje ku i takon. Ku është e vërteta? Popull i dashur, e vërteta nuk gjendet, se kryetar palamenti është një ufo.

Medin Reshati
FAJTOR! Nuk i bëhet shantazh qeverisë në formë rrugaçërie.

Adelina Alku
Tom Doshi nuk e meriton burgun. Vendin në burg e ka Ilir Meta, me grupin që e përkrah.

Elton D Miraka
Gjithmonë del një arsye për të mos punuar për këtë vend dhe tërhiqet vëmendja e popullit nga ajo çka presim ne në të vërtetë te këto historira pa bereqet. Mendoj se luhet diçka e madhe që ky vend të mos ecë para.

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

ATA QE NUK INTERVISTUAM DOT KETE JAVE. Nga Artan Kristo

Next Post

Vali Korleone deklaron: “Nuk ua jap më trupin tim femrave”

Advertisement