Zbardhet enigma e rrëzimit: Piloti e përplasi vetë avionin
Bashkëpiloti i avionit të “Germanëings” që u rrëzua në Alpet franceze të martën e ka përplasur vetë avionin bashkë me 150 pasagjerët në bord, deklaroi sot prokurori i Marsejës Brice Robin, duke cituar informacionet e marra nga “kutia e zezë” që regjistron bisedat mes pilotëve. Ai tha se bashkëpiloti ishte i vetëm në kabinë dhe ka realizuar qëllimisht uljen e avionit ndërkohë që piloti tjetër, kapiteni ishte jashtë kabinës. Prokurori Robin tha se kishte “heshtje absolute në kabinë” ndërkohë që kapiteni po bënte ç‘ishte e mundur për të rihyrë në kabinë.
Bashkëpiloti, quhet Andreas Lubitz, 28 vjeç, ishte i gjallë deri në përplasjen përfundimtare, shtuan prokurorët francezë.