Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Në çfarë moshe dal në pension?

– Jam një emigrante në Itali, e datëlindjes 14.06.1959. Në Itali kam një periudhë kontributive prej 16 vitesh, duke paguar kontribute pranë INPS, që nga viti 1995. Në Shqipëri kam gjithsej 13 vite pune me sigurime shoqërore. Interesimi im është: Me këtë vjetërsi që kam, a përfitoj nga legjislacioni italian dhe në çfarë moshe dal në pension? Po nga legjislacioni shqiptar, a përfitoj me vjetërsinë që kam dhe kur e plotësoj moshën e pensionit? Po në rast të rikthimit në Shqipëri, a e përfitoj pensionin në Itali?
Naim Balluku, Zv. President, përfaqësues i degës INAS për Shqipërinë: – E nderuar letërshkruese, duke qenë se ju jeni regjistruar dhe keni paguar kontribute për sigurimet shoqërore pranë INPS, para vitit 1996, për të patur të drejtën për pension në Itali, do t’ju duhet të plotësoni një vjetërsi kontributive prej jo më pak se 20 vitesh. Në legjislacionin italian përcaktohet si më poshtë:
– Punonjësit (të punësuarit, të regjistruar në administrime të veçanta të punonjësve, të vetë-punësuar dhe regjistruar në Fondet e pensioneve suplementare dhe të zëvendësimit të AGO), të siguruara tashmë deri në datën 31.12.1995, kanë të drejtën e daljes në pension në qoftë se ata mund të kenë plotësuar të paktën: 20 vjet kontribute (1040 kontribute javore).
– Punonjësit (të punësuar, të regjistruar në Administrimin e veçantë të vetëpunësuar, të regjistruar në fondet e pensioneve suplementare dhe zëvendësime të AGO dhe punëtorët të rregjistruar ne Administrime të Veçanta), të siguruar pas datës 31/12/1995, kanë të drejtën e daljes në pension në qoftë se ata mund të mbështeten në faktin që kanë të paktën: 5 vjet të kontributit aktual (260 javë); Në këto kushte, juve do t’ju duhen 20 vite kontributive për t’u përfshirë në kushte për pension. Mosha e daljes në pension do të jetë 66 vjet e 3 muaj, e cila do të korrigjohet me koeficientin e jetëgjatësisë mbas vitit 2020. Në rast se ktheheni në Shqipëri, nuk ju humbet e drejta e pensionit italian. Me vjetërsinë kontributive prej 13 vitesh në Shqipëri, nuk përshiheni në kushte pensioni sipas legjislacionit shqiptar. Sipas legjislacionit të sigurimeve shoqërore, pension i pjesshëm jepet për një periudhë jo më pak se 15 vite dhe jo plotësisht kohën që duhet për pension të plotë, që me ligjin e ri po ngrihet, krahas ngritjes së moshës së pensionit. Për të patur të drejtën qoftë edhe për një pension të pjesshëm, duhet të kompletoni të paktën 15 vite. Këtë mund ta bëni nëpërmjet sigurimit vullnetar. Kuota kontributive mujore për sigurimin vullnetar aktualisht është 4 752 lekë në muaj. Për dy vite që ju duhet për të kompletuar periudhën prej 15 vitesh, do duhet të paguani 114 048 lekë (24 muaj x 4752 lekë). Sipas ditëlindjes që keni, ju lind e drejta për pension më 14 prill 2020 (ju shtohen 10 muaj). Ju falënderoj për besimin.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

148 të vdekur nga rrëzimi i avionit në Francë

Next Post

Çfarë dokumentesh duhen për vizë turistike në SHBA?

Advertisement