Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Av. Idajet Beqiri: “Doshi” – “fenomen” grotesk komiko-tragjik

Kërkesa e Prokurorisë për Doshin dhe Frrokun shans për treshen famëkeqe Berisha-Basha-Ristani për tu distancuar nga krimi dhe kriminelët.

Së paku nga përvoja penale, qysh në momentin që nisi kjo “telenovelë”, binte në sy inskenimi dhe montimi banal i “ngjarjes së stisur”.
Montuesit e këtij banaliteti dukej hapur që në momenti që u bë publike, ishin “montazhier” elifmatrak, pa njohuritë më minimale në fushën e së drejtës penale.
Pozita e Doshit është e rënduar. Ai, së paku nga provat që janë bërë publike, rrezikon të dënohet për veprat penale, nga njoftimi i rremë në organet e rendit, te veprimet që pengojnë zbulimin e së vërtetës, detyrimi për të kallëzuar provën, kallëzimi i rremë, deklaratat e rreme përpara prokurorit, korruptimi ose kanosja për dëshmi të rreme, ose plotë 6 kontravajtje dhe vepra penale, në të cilat parashikohet dënimi me burg.
Rrezikshmëria e autorit të veprave penale bëhet e madhe dhe justifikon deri dhe masën e arrestit me burg pasi kemi të bëjmë me një ligjvënës dhe se pështjellimi që ka krijuar “telenovela” e stisur është në përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ndërsa pozita e deputetit Mark Frroku nuk është e njejtë me atë të deputetit Doshi. Së paku nga provat që janë evidentuar, midis tyre nuk ka sesi të ketë barazitizëm. Pozitat e tyre janë të ndryshme. Në se Frroku do pranonte “linjën” aventuriere të kallëzimit të rrem të ngjarjes së stisur, athere ata do të konsideroheshin bashkëpunëtor. Ndërsa në situatën konkrete, deputeti Frroku e ka ndihmuar më shumë organin e akuzës për të zbuluar të vërtetën, sa askush tjetër. Por këto janë domosdo probleme të hetimit të mëtejshëm.
Kuvendi i Shqipërisë duhet të mblidhet urgjentisht dhe t’i japë përgjigje pozitive kërkesës së Prokurorit. Në këtë mbledhje të Kuvendit opozita në përgjithësi, por treshja famëkeqe Berisha -Basha -Ristani në veçanti, kanë rastin të reflektojnë thellë dhe të ndahen prerazi nga krimi dhe kriminelët. Deklaratat e tyre, protestat e tyre, qëndrimet në vazhdimësi të tyre, nxitja prej tyre e disa masmediave dhe “analistëve” për të gjetur “gjilpërën në kashtë” në anën kundër shtetit dhe organeve ligjëzbatuese, janë sa të dënueshme dhe vandale, aq edhe përkrahje dhe nxitje e hapur e krimit, kriminelëve dhe destabilitetit të vendit.
Opozita e treshes Berisha -Basha -Ristani ndryshe nga opozitat e të gjitha vendeve të botës, kanë projektuar dhe zbatojnë politikën e armiqësisë së hapur me qeverinë dhe institucionet e shtetit, politikën e destabilitetit të vendit, edhe me nxitje të drejtpërdrejtë të akteve terroriste, përdorimit të tritolit real e imagjinar, e deri në nxitjen e lloje-lloje banditësh për ta mbajtur vendin peng të krimit dhe destabilitetit.
“Fenomeni” grotesk komiko-tragjik “Doshi” është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e klimës armiqësore dhe kriminale që ka krijuar në vend dhe mban ende gjallë Berisha dhe banda e tij, domosdo me piksynimin e vetëm se, një klimë politike normale në vend, atë e çon në burgim të përjetshëm, aq shumë krime makabër ka bërë kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Elifi e “Diamante dhe dashuri” u kthen buzëqeshjen fëmijëve sirianë

Next Post

Kupa: Gjysëmfinalistët njohin kundërshtarët

Advertisement