Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Argjentina Ramosaj në pritje të një djali

Vetëm pak kohë më parë u publikua lajmi për martesë i Argjentina Ramosajt, ndërsa duket se lajmi i lë vend lajmit, pasi zërave se ajo ishte shtatzënë, u bashkangjitet edhe një foto e publikuar nga vetë këngëtarja në rrjetet sociale, me mbishkrimin: “Mezi pres të takoj djalin tim të vockël. Faleminderit të gjithëve për urimet. Është një ndjenjë e papërshkrueshme”. Argjentina dhe partneri i saj, u martuan në Tailandë, në një ceremoni private, pas një propozimi mjaft origjinal, ku i fejuari i shkruante në rërë: “Do të martohesh me mua?”. Çifti kishte shkuar atje për pushime, duke iu larguar të ftohtit të Prishtinës, ku Argjentina ka marrë më pas edhe propozimin surprizë për martesë nga bashkëshorti, Dukagjini (menaxher i njohur klubesh në Prishtinë). Lajmin se priste një fëmijë, Argjentina zgjodhi ta jepte në një ditë të shënuar për Kosovën, më 17 shkurt, në ditën e çlirimit të saj, ndërsa thuhet se është tashmë 5 muajshe shtatzënë. Pas lajmeve të ngjashme për Nora Istrefin, Silva Gunbardhin e tani së fundi edhe për Argjentinën, ky duket se do të jetë sezon bebesh në shou bizzin shqiptar.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Urime...

Next Post

Armina Mevlani: “50 Hijet e Greit”, një film i trashë

Advertisement