Je strukur në thellësinë e shpirtit tim, në trupin tim jemi bere nje… Në endërr je prane buzeve te mia. Pse, dashuria ime, te ndodhe e tere kjo? Për ty do te beja çdo gjë, do te hyja ne zjarr do te vdisja. Tretem ne mendimet e hutuara e zemra ime gjen prehje vetem kur te kujton ty. Sa te paqelluara jane pyetjet qe ja bej vetes a thua a me do? – E lehtas rrjdhin lotet.Vertet te dua pse nuk me kupton? – Te shkruaj me forcen e lapsit, TE DESHA, TE DUA dhe do të të DUA gjithmonë. Edhe nese me trup do t’i takoj tjetrit, shpirti im, do te takoj vetëm ty. Do te jesh pjesë e pandashme e jetes sime. Kur trupin tim do ta mbulojë dheu i zi, shpresoj se do te me pushojnë dhimbjet e zemres, lotet e derdhur per TY. Atëherë do t’i takoj vetem Zotit, shpresoj te me falë per mekatin qe ia bera vetes duke te dashur ty më shumë se veten. Lora
Për nje moment, me vjen te harroj gjithçka, te mos enderroj, te mos shpresoj, te mos mendoj me per asgje.. Por a mundem vallë? Jo, s’e besoj, sepse është e veshtire, ndoshta e pamundur, sepse a jeton njeri pa dashuri, gje e cila e plotëson nje njeri?! Thjesht, mbylli sytë dhe mendo ate qe do! Do te paraqitet nje episod ne mendjen tende, nje pjese e nje filmi qe do të të bejë te harrosh gjithçka dhe nje jete e tere ne enderr, e jetuar me dashuri dhe vetem unë dhe ti… Tesa.
Dje e pashe, me foli… u ndal, s`mendova se do ndalej, por u ndal, sa embel me shikonte… Kurse une dredhoja shikimin tjeter vend, s`mund t’u rezistoja syve te tij, sa i mire që është dhe shume i sjellshem… E kam vërejtur edhe në udhetimin me shoqerine, sillej shume mire me te gjithe, me te gjithe, kishte nje sens humori te embël, nje buzeqeshje që çdo femer e magjepste. Nuk e di pse jetoj kete ndjenje, dua te jem e lire nga kjo sepse ne të dy smundemi kurre te jemi bashk. E dini pse sepse nje ZOT na ka krijuar na ka falur jete por pse na ndau ne fe, une dhe ai, kemi fe te ndryshme. Mua s`me pengon kjo, as atij, e kuptova gjate bisedave tona mes shoqerise kur flisnim per religjion, por nje fjale e urte thotë: “si është vendi, mbahet kuvendi”.
Advertisement