Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrrave tuaja…

Bija nga lartësia
– Kam parë një ëndërr shumë shpesh, kur kam qenë i vogël rreth 4-7 vjeç (sot jam 24 vjeç). Ëndrra ime ishte sikur bija nga lartësitë dhe kur mbyllja sytë në ëndërr, zgjohesha. Këtë ëndërr e shikoja shpesh dhe, sa herë e shikoja, i thoja vetes në ëndërr: “Mbylli sytë që të zgjohesh”. Në rast të kundërt, nuk zgjohesha dhe vazhdoja të bija nga lartësia.
– Një ëndërr e tillë është shumë e zakonshme, sidomos në atë moshë. Në një moshë që rritesh çdo ditë, shikon ëndrra të tilla sikur bie nga lartësitë, apo sikur ecën me vrap. Janë proceset e rritjes, frika, pasiguritë për jetën, për momentet, përballjet me shkëputjen nga fëmijëria, për t’u rritur etj. Të gjitha këto shfaqen në atë mënyrë në ëndërr. Pra, s’ka asgjë për t’u shqetësuar, është ëndërr që tregon rritjen e një personi si karakter dhe mënyra se si ai përballon çdo gjë.

Fustani i bardhë dhe varëset
– Mami im më kishte parë në ëndërr sikur kisha veshur fustan të bardhë dhe të fejuarin tim, sikur kishte veshur fustan të gjatë. Më pas kishte parë vjehrrën time, sikur më vinte në qafë 2 varëse floriri, njëra ishte e bukur me lule e gjitha dhe një e kisha pasur në qafë, domethënë, u bënë dy varëse. Çfarë mund të jetë, ju lutem? Faleminderit.
– Kjo ëndërr ka lidhje me mamanë tuaj, e cila si çdo nënë, është e shqetësuar për vajzën e vet, se si do t’i shkoja jeta në çift, çfarë do të ndodhë, a do të jetë e lumtur. Po kështu, ka lidhje edhe me ndonjë shqetësim familjar, ose ndonjë debat që mund të jetë bërë mes dy familjeve tuaja dhe të fejuarit, gjë që e ka bërë mamanë tuaj të ketë frikë për të ardhmen tuaj. Pra, e gjithë ëndrra ka lidhje me frikën, por nuk duhet të shqetësoheni, sepse juve ju vlerësojnë si person, edhe marrja e varëseve tregon vlerë dhe që ju, çdo pengesë do ta kaloni me shumë lehtësi, pa pasur probleme. Ju uroj fat!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Amos Muji Zaharia: Kupën e meritonte Evi!

Next Post

Ku ndryshon depresioni normal nga ai klinik?

Advertisement