Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A e mban mend?

A të kujtohet sa të lumturë ishim zbashku, përderisa ti ishe afër meje, luteshim së bashku që cdo ditë të jemi bashkë sikurse në atë momentë. Mendonim se Zoti do i dëgjonte lutjet e të dy dashuruarve,por në rrealitet ato thjesht mbetën vetëm lutje… – Më kujtohet dita e parë që u ndamë, atë ditë kur erdha të përcjell, sepse po largoheshe nga unë, jetoje në një vend shumë larg meje, dhe kur mbarove shkollën, të duhej të ktheheshe në qytetin tëndë, të më braktisje mua, zbashku me gjitha kujtimet e mia që i kishe në këtë qytetë. – Eh sa e pikëlluar isha, por nuk të tregoja sepse nuk doja që ti të mendosh se kur të shkosh unë do lëndohem , ti atëher do lëndoheshe dy herë më shumë, dhe unë këtë s’do të mund ta lejoja që të ndodh. E di! – Më thoje në çdo momentë se do kemi edhe shumë takime të tjera dhe se nuk do ta ndiejm mungesën dhe largësin që kemi në mesë, por është e kotë shpirti im sepse sado që mundohemi të jemi bashkë më kurr s’do mund të takoheshim si dikur ne cdo minutë e në cdo sekondë, e di pse? Sepse nuk të kam më pranë klasës aty kur unë dilja në pushime dhe të takoja, sepse nuk më pretë më tek dera e shkollës të dal kur unë të mbaroj mësimin, sepse nuk ka më orë të lira që unë të mos shkoj në mësim e të vij me vrap tek ti,nuk ka më takime te fshehta si dikur me ndihmën e shoqërisë, thjeshte nuk jemi më bashkë si dikur….Je shumë larg nga unë dhe unë s’të premtoj dotë se do të mund te duroj shumë gjatë mungesën tënde. Më thërret cdo mëngjes, por kjo nuk është e njejtë sikurse mëngjeset që do mund ti bënim bashk, kjo është diçka tjetër… Është diçka tjetër sepse vetëm zërin e ëmbël mund të dëgjoj, nuk mund të shohë, nuk mund të prekë, të të ledhatoj, e as të puthë e të përqafoj! Mëkat që na ecën ditët më të bukura të rinisë pa qenë ne sëbashku, e di tash po afrohet dita e të dashuruarve, mund të paramendosh sesa e vetmuar do të jem në këtë ditë, ti më thua se cdo ditë e kemi ditë të dashuruarve, ashtu është engjëlli im, por ja një ditë është më e rëndësishme e ne s’mund të jemi pranë njëri tjetrit në këtë ditë. Nuk edi se si ndihesh atëherë kur e kujton gjumin e parë që kemi bërë sëbashku, vetëm duke u ledhatuar dhe folur gjëra të bukura, që te ndihem gjithnje së bashku, dhe të ndihemi sikurse jemi bashkuar përjetësisht, e duke mos e kujtuar që jemi sëbashku vetëm për një natë, ajo ishte frika jonë se do jetë nata e parë por dhe e fundit, por jo shpirt e mbajënë mend sikurse natën e parë edhe natën e dytë që kemi bërë sëbashku, dhe që kanë qenë dy netët më të bukura prej gjithë netëve që kamë kaluar në jetën time. Ende kur takohemi jemi sikurse dy të rinjë që po sa janë njoftuar, edin mirë se më vie shumë turp kur jamë me ty, por gjithmon mundohësh të më ndihmoshë, e te më tregosh së mund të ndihem shumë mirë në pranin tëndë…Unë të dua tej mase, dhe ti ketë e ke kuptuar shumë mirë, por ne një gjë jamë më se e sigurt se dashuria që kam, më është kthyer ashtu siç kamë deshur, sepse edhe une jam pjesa më kryesore e zemrës tënde, e di se më don dhe se kam shumë rëndësi për ty, këtë ma ke vërtëtuar në cdo aspkt. Prandaj mbetet që prapë të lutemi sëbashku, por thashë që të bashkohemi sa më shpejt, e jo të mbetemi të ndarë, si një zemër e thyer dhe e këputur në dy pjesë, që njëra ka mbetur tek ti dhe tjetra tek unë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Djemte kerkojne vajza...

Next Post

Vajza e burrit po më shkatërron martesën

Advertisement