Kot nuk thonë “dardha bie nën dardhë” apo “cilësitë janë të shkruara në gene”. Klea Ndoci, vajza e dytë e këngëtarit Frederik Ndoci, është pjesë e “The Voice of America” dhe ka kaluar në raundin e tretë. “Klea është përzgjedhur për të vazhduar më tej artin e fisit tonë. Mbështetja juaj është shumë domethënëse për të, sepse asaj iu ndalua e drejta për të qenë pranë meje, babit të saj, që nga viti 1997. Ajo është vërtet e mirë në cilësi dhe në shpirt sepse ka gjak artistësh dhe meriton më shumë. Zoti vonon, por nuk harron e unë, me kokën ngritur nga qielli e sytë e mbushur me lot, them faleminderit”, përfundon Frederiku në një publikim në faqen e tij në Facebook. Klea Ndoci, u bë e njohur fillimisht pas publikimit në një televizion amerikan të historisë së saj për abuzimin me drogën që nga mosha 14 vjeçare, çka konsiderohet si diçka e lënë pas krahëve, ndërkohë që muzika dhe shkrimi i teksteve nuk janë i vetmi pasion i saj. Pak kohë më parë, ajo ishte një ndër 10 femrat më të bukura të Kalifornisë në një konkurs bukurie të zhvilluar atje. Gjithashtu, fotografia është një tjetër pasion i saj, megjithatë, kënga duket se është fokusi për momentin dhe Klea, po përpiqet të realizojë si duhet edhe ambicien e saj në art, duke treguar se ka një talent të trashëguar, gjë që e bën të atin, të përlotet nga gëzimi.
(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)