Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Test Çfarë dini për dhjamin që grumbullohet në bark?
Si të veprosh kur ke një partner joshës? Këshilla për të mposhtur xhelozinë dhe për të rifituar sigurinë në vetvete
Si ndikojnë hormonet në trupin tonë?

Si të veprosh kur ke një partner joshës? Këshilla për të mposhtur xhelozinë dhe për të rifituar sigurinë në vetvete

Si të veprosh kur ke një partner joshës?
Këshilla për të mposhtur xhelozinë dhe për të rifituar sigurinë në vetvete

Kolegia që e mbyt me telefonata me justifikimin e punës, shoqja që ia mbush me komente statuset dhe fotot në Facebook, shitësja që vrapon tek ai me një buzëqeshje në buzë… Është e vërtetë, ke një partner që u pëlqen grave! Kjo nuk të mbush me gëzim, sepse ndjehesh gjithmonë e kërcënuar nga të tjerat, por edhe sepse, thellë në vetvete, do të doje të kishe edhe ti të njëjtin sukses me burrat e tjerë dhe mërzitesh pse nuk e ke. Për të rifituar suksesin dhe seks appeal-in tënd, ndiq këshillat e psikoterapeutit tonë…

1. Mendo që ai të do ty
“Po nëse ai mund të gjejë më mirë, sepse u pëlqen shumë grave, pse rri me mua? Pse kënaqet me mua?”. Është kjo pyetja që i shkon në mendje një gruaje me vetëvlerësim të ulët dhe me një partner shumë të vlerësuar. “Është e gabuar të mendosh në këtë mënyrë, thotë psikoterapeuti. Meqë ai rri me ty, domethënë se ka bërë një zgjedhje, ka zbuluar cilat janë cilësitë e tua, e ka parë sa vlen dhe do të rrijë me ty”. Edhe ti, duhet ta shohësh në këtë perspektivë.

Advertisement

2. Reflekto për arsyet e pasigurisë tënde
Shpesh, pas pasigurisë të krijuar nga një partner joshës, është një tjetër arsye, shumë e thellë dhe personale e lidhur me tipin e marrëdhënies që ke pasur me prindërit në moshë të njomë. “Ajo që ka pasur një nënë ose baba të pasigurtë në vetvete, të largët dhe të ftohtë, do të ketë tendencë të bëhet një person me frikë në zemër. Çfarë duhet bërë në këto raste? Së pari, këshilloj që të kuptojë problemin e saj. Të kuptosh se pasiguritë e tua vijnë së pari nga ti dhe jo nga partneri apo nga ato që i vijnë rrotull, është një hap i rëndësishëm para, sepse të ndihmon të kuptosh problemin”, afirmon psikoterapeuti.

3. Forco karakterin tënd
Për të mos jetuar me bezdinë e faktit që ke një partner joshës, duhet të punosh mbi sigurinë tënde. “Në përgjithësi, vlerëso pamjen tënde të jashtme, aftësitë dhe epërsitë e tua. Pastaj, mundohu të kesh më shumë vullnet për të arritur një objektiv (për shembull, të mbash dietë), bëj sport, kultivo miqësi, bëj udhëtime kulturore që të japin mundësi të ndjehesh më e sigurtë në bisedat me të tjerët dhe, nëse nuk e ke bërë, mbaro studimet”.

4. Ruaj misterin
Për të fituar (dhe mbajtur), sigurinë në vetvete, mundohu që ai të mos e “ketë në xhep” disponibilitetin tënd. “Për shembull, herë pas here bëje më të vështirë caktimin e një takimi. Është një mënyrë për të mbajtur gjallë dëshirën, por edhe për të kuptuar se sa i aftë është ai për të të kërkuar, për të ndenjur me ty dhe për të të ardhur rrotull”, sugjeron psikoterapeuti. Por, e rëndësishme është të mos teprohet!

5. Bindu se edhe ti je e aftë të joshësh
“Ai u pëlqen kaq shumë grave, mua nuk m’i hedh kush sytë. Pse ndodh kjo?”. Mbase partneri yt sillet në mënyrë të ndryshme, më të hapur. “Shpesh gratë, kur janë të dashuruara pas një burri, kanë tendencë të mos interesohen për burrat e tjerë. Kjo i bën që të duken më pak joshëse. Sjellja e atyre që na rrethojnë është pasqyrimi i sjelljes sonë; atëhere, ti rifillo dhe trego kureshti kundrejt asaj që bëjnë burrat e tjerë, bëj pyetje për të thelluar bisedat me ta, buzëqesh dhe shihi në sy kur të flasin”, sugjeron ekspertja.

6. Vëre veten në qendër të vëmendjes
Po sikur ta ktheje përmbys situatën? “Në vend që të shqetësohesh se mund ta humbasësh partnerin për shkak të “konkurencës”, mendo se duhet të shqetësohet ai se mos të humbet ty, duke parë se sa vlen. Në vend që të shqetësohesh për faktin se ai u pëlqen grave, përqendrohu te përkujdesjet që meriton të të bëjnë ty”, sugjeron psikoterapeuti.

(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Test Çfarë dini për dhjamin që grumbullohet në bark?

Next Post

Si ndikojnë hormonet në trupin tonë?

Advertisement