Në fushën e seksit nuk jemi të gjithë njësoj. Pas revolucionit seksual, cilësia dhe shpeshtësia e marrëdhënieve tona u janë nënshtruar normave të reja. Çfarë vendi zë seksualiteti në jetën tuaj? Është ai thelbësor, apo mund të bëni edhe pa të? Keni një epsh zero, të ndezur, apo të pangopur? Bëni testin tonë duke iu përgjigjur sa më sinqerisht pyetjeve…
1. Në mëngjes, ju ndodh ta shtyni orën e zgjimit edhe një çerek ore për…
a. …të fituar pak gjumë.
b. …ta marrë veten nga nata e çmendur që keni kaluar.
c. …t’i pëshpëritur në vesh “mirëmëngjes i dashur” dhe më shumë…
d. …të “respektuar” ereksionin apo dëshirën për seks të mëngjesit.
2. Veprimi më i çmendur që keni bërë në seks:
a. Keni refuzuar propozimin e një bombe “anatomike”.
b. Keni bërë shumë kollotumba me një partner/e shumë guximtar/e.
c. Marrëdhënie romantike pasi ai/ajo ju kanë thënë “po”.
d. Keni bërë seks i lidhur.
3. Pas seksit, ju e keni zakon të…
a. …meditoni
b. …rifilloni.
c. …flini gjumë.
d. …hani ndonjë gjë të shijshme.
4. Të shprehurit shton kënaqësinë… Ju jeni kampion për…
a. Qetësinë
b. Fjalët e ndyra
c. Fjalët e ëmbla
d. Rënkimet
5. Përsa i përket ndriçimit, për t’u frymëzuar në shtrat, ju keni dobësi për:
a. Errësirën totale
b. Dritën natyrale
c. Qirinjtë e parfumosur
d. Flashet
6. Dashuria e arrin kulmin e saj me orgazmën. Po për ju?
a. Shumë zhurmë për asgjë.
b. Nevojiten edhe shumë orgazma të tjera më pas…
c. Ju interesojnë vetëm orgazmat me partnerin/en tuaj.
d. Më shumë se orgazmat, ju kërkoni kënaqësinë totale.
7. Këshillohet që të ndryshoni shpesh pozicion. Ju:
a. Nuk e merrni parasysh, s’ka fare rëndësi.
b. Alternoni të tijat dhe tuajat.
c. Variacionet janë në funksion të partnerëve.
d. Përdorni shpesh më eksituesin.
8. Një bombë anatomike ulet në tavolinën afër jush në restorant:
a. Mezi e vini re.
b. Ju e fiksoni si një objektiv me të cilin do të largoheni nga restoranti para se të vijë ëmbëlsira.
c. Ju keni sy vetëm për të dashurin/ën tuaj.
d. Ju e fusni në sirtarin tuaj të fantazive.
9. Gjatë muajit që shkoi, ju keni…
a. …simuluar për t’i bërë qejfin.
b. …parë dhe riparë filmin e fundit X aziatik.
c. …rezervuar një dhomë romantike në një hotel të bukur
d. …lexuar shumë vepra të literaturës libertine.
10. Çfarë “mëkati” të vetes suaj mund ta pranoni?
a. Atë të të qenit i/e rezervuar
b. Të shpejtësisë
c. Atë që deprimoheni shpejt
d. Grykësinë
11. Cila do të ishte motoja juaj personale:
a. “Nuk do t’u nënshtrohesh presionit të mediave”
b. “Do të synosh gjithmonë majat”.
c. “Nuk do të mbrohesh ndaj ndjenjave”.
d. “Të dalësh sa më shpesh nga shtigjet e rrahura”
12. Për ju, seksi ka një vlerë:
a. Të supermediatizuar
b. Fantastike
c. Qetësuese
d. Narciziste
13. Ju ka ndodhur të sërfoni në internet:
a. Për të lexuar komentet e komunitetit aseksual.
b. Në sitet e takimeve për takime X
c. Në sitet ku shiten të brendshme seksi
d. Në sitet e ndryshme të seksit të veçantë…
14. Profesionalisht, ju ndodh nganjëherë:
a. T’ju mungojë entuziazmi.
b. Të jeni gati i/e fiksuar
c. Të kaloni në plan të parë jetën tuaj private.
d. Të keni një imagjinatë të shfrenuar.
15. Me çfarë fjale do ta karakterizonit seksin?
a. Distancë
b. Teprim
c. Romancë
d. Antikonformizëm
Rezultatet
Nëse keni më shumë përgjigje a. Keni një epsh të paktë
A priori, ju mund të jetoni edhe pa seks, aq më shumë kur jeni beqar/e. Në çift, mund të thuhet se marrëdhëniet tuaja erotike janë kryesisht të motivuara nga dëshira e partnerit/es. Megjithëse seksi nuk ju duket diçka e bezdishme, përsëri nuk ju intereson edhe aq shumë dhe ju ndodh të simuloni. Nuk është diçka e rrallë që të kaloni shumë javë, ose muaj pa bërë dashuri. Pa dyshim, jeni i/e bindur që bota nuk drejtohet nga seksi. Përballë presionit për seksualitetin në shoqërinë tonë, epshi i paktë mund të duket një anomali. Në realitet, mendimi i njerëzve është i ndarë, shpesh në mënyrë të fshehtë. Ndodh që mungesa e seksit të jetë një përgjigje ndaj seksualitetit të shfrenuar të shoqërisë sonë. Megjithatë, mungesa e dëshirës mund të shoqërohet edhe me një lloj fobie ndaj kontaktit dhe në këtë rast, është mirë të konsultoheni me një mjek specialist.
Nëse keni më shumë përgjigje b. Jeni i/e varur nga seksi
Seksi duket si një kusht i rëndësishëm për ekuilibrin tuaj. Në një epokë kur çati, sitet e takimeve dhe shitja e lodrave seksuale nëpërmjet internetit po përmbysin praktikat tona seksuale, e keni më të lehtë t’u përgjigjeni nevojave tuaja… Nganjëherë, ju ndodh të futeni nëpër sitet porno ose të hiqni dorë nga prezervativi, për të ndjerë më shumë kënaqësi. Një mungesë seksi, edhe e shkurtër, ju duket e vështirë. Kur nuk keni “dozën” tuaj të seksit, mund të ndjeheni gati i/e deprimuar. Sot, arritja e kënaqësisë është “në modë”, e domosdoshme, bile edhe e këshillueshme. Për ta arritur, lejohet të bësh gjithçka! Megjithatë, seksualiteti juaj duket i tepruar dhe nganjëherë i përjetuar në mënyrë kompulsive. Kur ai është i shkëputur nga ndjenjat, kur kënaqësia arrihet shpesh, por nuk të ngop (përjeton një pakënaqësi kronike), atëhere mund të futet në kuadrin e varësive. Në shumicën e kohës, një aktivitet i madh seksual karakterizohet nga një marrëdhënie e ndërlikuar me kënaqësinë dhe shoqërohet me vështirësi për t’u lidhur seriozisht. Nëse edhe ju ndjeheni i/e varur nga seksi, duhet të konsultoheni. Në fund të fundit, funksioni i seksit nuk përmblidhet në një shkarkim të thjeshtë orgazmik… të përsëritur.
Nëse keni më shumë përgjigje c. Seksi është i lidhur me dashurinë
Oreksi juaj është një funksion të ndjenjave, seksi forcon çiftin tuaj. Kur jeni në një gjatësi vale me partnerin/en, dëshira juaj është në maksimum, por mund të zhduket fare në rast mosmarrëveshjesh. Pulsi i seksualitetit tuaj rreh në unison me atë të zemrës, si shpeshtësia, ashtu edhe fuqia. Në shtrat flisni për dashurinë, para të filloni seksin. Mbase edhe ju bëni pjesë në ata çifte dashnorë që i kemi aq zili, ku dëshira seksuale e gjen forcën në dëshirën për të qenë së bashku. Imazhi juaj për seksualitetin është pozitiv dhe dashuria përjetohet si një moment takimi, kur mirëkuptimi përzihet me humorin. Seksi për ju nuk është një akt mekanik; ai ushqehet me ndjenja, nga të cilat varet dëshira juaj, si edhe mungesa e saj. Nganjëherë ju mund të digjeni me zjarrin e pasionit. Butësia gjithashtu luan rolin e saj dhe frymëzon edhe përmbajtjen seksuale, për të shpërthyer më mirë gjatë takimeve. Ju e njihni funksionin simbolik të seksit, ku zemra është e lidhur ngushtë me trupin. Ritmi i marrëdhënieve tuaja duhet të jetë larg rutinës.
Nëse keni më shumë përgjigje d. Keni një dëshirë të ndezur
Mund të themi se seksi i jep kuptim jetës suaj. Më shumë se shpeshtësinë, ju kërkoni shumëllojshmërinë dhe pa dyshim, ju pëlqejnë ekstazat trupore. Të bëni seks me drita të mpakura, ose të përjetoni furtuna të çmendura erotike; këto ju kënaqin shqisat dhe shpirtin. Me natyrën tuaj guximtare, ju dukeni sikur i keni ngritur një kult dashurisë së lirë. Ata ose ato që bien në rrjetën tuaj nuk e harrojnë lehtë zjarrin që ju djeg. Seksi nuk është as tabu, as higjienik… Oreksi juaj në këtë fushë është si një art i të jetuarit. Ai përbën një kënaqësi, në të njëjtën masë si një vakt në një restorant të mirë, apo pirja e një vere të rrallë. Pa dyshim, mund të mrekulloheni me një partner, ashtu siç do ta bënit përpara një tablloje. Jeni edhe teatral dhe prisni nga seksi që t’ju çojë drejt udhëtimeve të panjohura. Përveç kënaqësisë fizike ose sigurisë dashurore që ju sjell, seksi për ju është një ushqim thelbësor. Megjithatë, bëni kujdes që shija juaj për lirinë dhe dashuria e lirë të mos ju pengojnë të lidheni seriozisht.
(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)