Kryeministri Edi Rama sapo postoi ne Facebook nje status ne lidhje me aktin e djeshem nga farmacise se babait te ministrit te Brendshem:
Akti terrorist ndaj familjes se ministrit te brendshem, kafshim monstrash qe kane marre, po marrin dhe do te marrin ate qe meritojne: Doren e shtetit ne fyt deri ne frymen e tyre te fundit!
Kemi çelur epoken e re te ndarjes se shtetit nga krimi dhe te luftes dinjitoze pa ndalim e as tolerance te shtetit perballe krimit. Saimir Tahiri eshte ne krye te kesaj lufte dhe kush ka urdheruar e ekzekutuar terrorin ndaj familjes se tij, duhet ta mesoje se sot i ka dhene ministrit tone e te gjitheve ne, nje motiv me shume per te qene krenare e te frymezuar ne çdo qelize, ne kryerjen e detyres se larte ne sherbim te vendit dhe njerezve te ketij vendi!
Askush dhe asgje nuk do te na ndale ne rrugen e Rilindjes per nje Shqiperi qe me ne fund do te kete shtetin e saj te forte e te drejte, shtetin modern te shqiptareve.
(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)