Prezantuesja e këndshme, njëkohësisht një nga fytyrat më të bukura të ekranit, Xhemi Shehu, i rikthehet prezantimit në televizionin që edhe e lançoi si figurë, në Top Channel, por këtë herë, jo më me “E diell”. Atë do ta shohim sërish në një program argëtues, madje në atë që sipas statistikave, ka rezultuar ndër më argëtuesit për shqiptarët, “Portokalli”. Shou tashmë i afirmuar i humorit, do të mirëpresë sërish bukuroshen Shehu, e cila nuk do të jetë e vetme në prezantim, por do t’i bashkangjitet dyshes Eneda dhe Salsano.
Xhemi vjen në këtë pozicion, pas lindjes së djalit të dytë të saj, Gabrielit dhe njësoj siç ndodhi pas ardhjes në jetë të Martinit, djalit të saj të parë, ajo do të vijë me siguri po aq elegante sa ç’ka qenë më parë.
(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)