Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Urime…

Jam nje zonjë nga Dr. deshiroj te njoh nje zotëri po nga Dr. mosha te jetë deri ne 50 vjeç le të jetë dhe me nje fëmijë po ti ketë vdekur gruaja. I interesuari të lërë numër telefoni për komunikim.
Përshëndetje, jam Ledja nga Durrësi 37 vjeçe kërkoj të njihem me një person serioz beqar deri në moshën 43 vjeç dhe vetëm nga Durrësi, për qëllime serioze. Kush do të kalojë kohën mos të mundohet kot. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Përshëndetje, jam një vajzë nga Korça 25 vjeçe, kam pasur një lidhje po nuk ishte e thënë të përfundoja. Ndaj kërkoj një djalë gjer në moshën 31 vjeç, theksoj që e kërkoj vetëm për lidhje serioze se dhe vetë jame tillë. Jam e paraqitshme, preferoj një djalë për lidhje serioze. Stop burrave të martuar dhe barbonave, ju lutem të mos më kontaktojnë fare. Pres përgjigje vetëm nga beqaret dhe që janë serioz. Lini numrin tuaj të telefonit.
Jam Mira nga Durrësi 52 vjeçe, shumë e vuajtur me jetën, ashtu dhe me burrin. Dua të njoh një person të pastër të jetë grek ose italian. Dua të iki sa më larg, të shikoj jetën time, të gëzoj edhe unë përsa më kanë ngelë, të hsikoj jetën se po më ikën jeta. Lini numrin tuaj të telefonit në gazetë. Faleminderit.
Jam një zonjë pa probleme, do doja një mik që ja vlen ta kesh mik, të jetë i kompletuar, jo nga ata që nuk kanë lekë me të dhënë një kafe. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Jam Denisa rri në Itali, kërkoj një djalë për lidhje serioze. Djali të jetë i komunikueshëm dhe pa vese të këqia. Për më shumë dëgjohemi dhe më lini numër telefoni në gazetë për komunikim.
Përshëndetje, jam Gerta 26 vjeçe nga Dr. me arsim të lartë, dua të njoh një djalë nga Dr. ose nga Tirana deri 32 vjeç për njohje serioze. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Përshëndetje, jam nje zonjë nga Tirana 56 vjece jam e divorcuar prej vitesh. Kërkoj nje lidhje serioze vetem per martese te jete deri 60 vjeç, te jete i mbajtur te jete me edukate qytetari të ketë shtepi dhe te nje ekonomi te mirë. Kush e lexon kete sms dhe bie dakort te me njoftoj ne gazete. Kujdes kush telefonon se dashuria nuk blihet me para por fitohet me ndjenja. Pres telefonata vetëm serioze.
Jam nje zonje nga Dr. 37 vjeç dhe deshiroj një lidhje me një mashkull po nga Durrësi. Por nje lidhje serioze. Zotëria te jetë deri ne 50 vjec. Për informacjone te mëtejshme lini numrin tuaj të telefonit për komunikim.
Jam me banim ne Tirane dhe origjine nga Jugu, shume e rregullt dhe e kompletuar në çdo drejtim. Jam e interesuar vetem per nje lidhje serioze me nje person qe te jete: simpatik, me trup te rregullt, i pamartuar, me arsim te larte, i sinqerte, korrekt, familjar, larg duhanit, alkolit dhe bixhozit, mosha 46-51 vjec. I interesuari te lere numer telefoni vetem ne gazete. Faleminderit!
Nëse ka ndonjë njeri që i ka vdekur gruaja, të jetojë vetëm të jetë mirë nga ekonomia, të jetë familjar i rregullt, i mbajtur siç jam vetë se unë jam e vuajtur shumë dhe vitet që më kanë ngelur dua të jem e lumtur. Banoj në Tiranë jam 55 vjeç dhe zotëria i jetës time të jetë deri në moshën 58 vjeç. Quhem Ada, ju lutem përgjigjuni në gazetë. Ju lutem jo për aventura, por të jetë serioz sepse kam nevojë për një njeri të mirë dhe familjar. Tek unë do të gjejë ngrohtësinë, të jetë i mirë nga ekonomia, familjar i rregullt, i mbajtur siç jam vetë se dhe unë jam shumë e vuajtur dhe vitet që më kanë ngelur dua të jem e lumtur. Pres të më lini numrin tuaj të telefonit në gazetë për kontakt.
Përshëndetje, jam nje zonjushë nga Tirana e punesuar, simpatike, elegante, sy të kalter flok të gjatë e thjesht e dashur, me karakter, e pa dashuruar. Kërkoj një shok jete beqar banues ne Tiranë, me shkoll me pune me trup te rregullt, simpatik, dhe larg çdo vesi, mosha 45-50 vjec vetem per lidhje serioze. I interesuari të lërë numer cel. ne gazet, jo ne redaksi. Ju mirepret Hirushja.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Rovena Domi: Jo të gjitha blihen!

Next Post

Njoftime nga Greqia

Advertisement