Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

DIVORC MES NATYRËS DHE NJERIUT?!

Vjosa dhe Gjanica janë marrosur. Kanë dalë nga shtrati. Me egërsi. Natën dhe ditën. Përmbytin dhe marrin përpara çdo gjë: Shtëpi. Katandi. Bagëti. Pemë. Rrugë. Gati gati, përmbytje biblike. Qeveria është ngritur në këmbë. Mileti vuan…E njëjta histori përsëritet. Tre vjet më parë në veri. Sivjet në jug. Pse?…

Martesa e lumit me detin është shekullore. Mbijetojnë së bashku. Kanë vendosur një ekuilibër biologjik. Deti nuk pranon ujët e lumit, pa dhurata në natyrë. Dhe dhurata janë materialet inerti që lumi derdh çdo vit në det.
Por çfarë solli demokracia? Njerëzit u sulën si të babëzitur drejt lumejve. Rrëbyen dhe rrëmbejnë miliona tonë rërë e zhavor. Çdo vit. Çdo muaj. Natën e ditën. Fillimisht me kazma e lopata. Vitet e fundit me makina moderne. Pa liçenca. Duke shkelur ligjet e natyrës dhe të parlamentit. Ministrat, deputetët, taksidarët, policët, bashkiakët pa dallim ngjyrimi politik, kanë bërë dhe bëjnë sehir kur jo vetëm vidhet, por edhe shkatërrohen lumejtë. Matit, Erzenit, Shkumbinit, Vjosës. Të gjithë lumejve u kanë dalë brinjët. Kush i mbron barbarët e lumejve? Rushfeti. Zarfet që mbushin xhepat e pushtetarëve.
Vitet e fundit, lumejtë kanë filluar të derdhin me “pikatore” inerte në det. Dhe deti egërsohet. Jo kundra lumejve. Kundra njerëzve. Atë që nuk ja jep si “dhuratë” lumi, e grabit në tokë. Në Ultësirën e Lezhës, sipa studimit të Profesor Spiro Beci, deti çdo vit ha 15- 20 metra tokë. “Kopentetët” që “mjelin” para nga bizesmenët, thonë se fajin e ka ngrohja globale. Qyrkun e përgjegjësisë ja veshin baticave, që na qënkan rritur aqë shumë, sa që hanë brigjet e detit?! Por harrojnë se lumit Mat është grabitur aqë shumë, sa që sot ka mbetur pa shtrat.
Në derdhjen e Semanit, dikur ka qënë një plazh i bukur. Vend turistik. Sot plazhi ka vdekur. Në 10 vjet deti ka “ngrënë” 200 hektarë nga plazhi. I njejti fat në plazhet e Patokut, Velipojës,Golemit.
Gjiri i Lalësit është bërë “mollë sherri” mes pronarëve. Në fakt ata janë anonime. Jo për mungesë dokumentash. Gjiri i Lalësit ka dy pronarë natyrorë: Lumin e Erzenit dhe lumin e Ishmit. Në shekuj, këta lumej e kanë krijuar dhe i kanë dhënë jetë gjirit. Vitet e fundit Erzeni dhe Ishmi janë në “shtratin e vdekjes”. Vdekjen e kanë peshqesh nga njerëzit. Erzeni dhe Ishimi po bën “divorc” me Gjirin e Lalësit. Duke mos marrë inerte, deti ka nisur pushtimin e gjirit. Dhe fati i fshatrave turistikë anas gjirit është i parashikuar.
Sot të gjithë shkruajnë e kuvendojnë për Unazën e Madhe të Tiranës dhe rrugën Tiranë-Elbasan. Urra për qeveritë! Së pari> Do shpëtoi Tirana nga makinat. Së dyti: Do e bëjmë Elbasanin lagje te TIranës. Por askush nuk e bën qejfin qeder për shkatërrimin e Erzenit. Firmat po ndërtojnë Unazën e Madhe të Tiranës dhe rrugën për në Elbasan, duke grabitur Erzenin. Ai sot nuk është as lumë. As përrua. Është kthyer në një shprehje gjografike.
Profesor Spiro Bici, në studimin e tij tregon një histori. 19 shekuj më parë është zhvilluar një betejë detare mes Ciceronit dhe Pompeit. Nga llogaritjet del se beteja është bërë atje ku sot ndodhet fusha e Pojanit. Deti ja ka lënë vendin fushës. Pse vallë? Detin e kanë “mbathur” inertet që ka transportuar lumi në shekuj. Fusha është një dhuratë e natyrës për njerëzit…Sot njeriu bën të kundërtën: Për të fituar xhaba, shkatërron natyrën…për të keqen e tij. Kujtoni skenat nga përmbytjet… Alarm për prishjen e mardhënjeve mes njerëzve dhe natyrës?!

(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si ta përdor aloe veran?

Next Post

Greta Koçi: Suksesi i një kënge, nuk krahasohet me atë politik

Advertisement