Në lagje të kam dhe s’të harroj dot. Me të fejuarin përkrah do të jem e në mendjen time gjithmonë do të jesh. Edhe me fustanin e bardhë kur të jem, një valle për ty do ta hedh. Të dielën nga dera e nënës do të dal dhe nga dritarja jote unë sytë do t’i hedh e lamtumirë pa zë do të them, por me një pikë lot do të lë, zemrën time përjete ta kesh. Princeshë Jasemini.
Nje lot keputet mallshem mbi buzen e gjakosur, shpirti krahekeputur renkon rreckosur plagosur, zemra qan trishtueshem endrra i ka tretur, fjalet jane ngrire si shkrin ky diell i fjetur, perdridhet hija ime si balerine kurvare, lepihet ne token e shkrete qe s’mban me as varre, syte kerkojne drite, por engjejt e kane fikur, me trenin e fundit te dliresise te gjithe kane ikur, kemi mbetur vetem ne, pashpirt veç me hije, endim pelhura faji, kendojme himne zije, parajsa? Ah, kopshti i mrekullive, kujtim qe u venit pas shiut te tradhtive, guret jane grimcuar nen peshen e hijes time, e vetmja lule e tokes. Një lule jetime, pa arome, pa rrenje zhgërryhet neper dhé, tallet sikur thote: “Vështromë, se ti je!”. Përkulem permbi te, por nuk shoh veç erresire, pasqyrim i zi mbi toke qendron shtrire, peshtyj i inatosur, po ajo nuk tundet, lule e pashpirt e tokes as nga era s’lëkundet! Ah, ti hija ime, pasqyrim pa shpirt, lulja ime e vetme, lulja ime e hirtë.
Advertisement