Top model of the World, një eveniment i jashtëzakonshëm i bukurisë tek bota femërore do të vijë ne edicionin e ri që për herë të parë sivjet do të ketë pjesëmarës edhe nga Republika e Kosovës e që do të organizohet dhe mbahet në Kajro të Egjiptit.

Ndonëse ende nuk është zbuluar ndonjë emër i femrave që do jenë pjesëmarës në këtë konkurs bukurie, ne po ju zbulojmë një nga anëtarët e jurisë në këtë eveniment bukurie.

I pashëm ashtu siç e ka fituar çmimin e parë e që vazhdon të mbajë akoma si Mister Kosova.

Është ky Albert Hashimi, djaloshi që tashmë është edhe biznesmen mjaft i njohur dhe i suksesshëm jo vetëm në Kosovë por edhe në Gjermani e më gjerë.

Alberti këtë herë po sfidon veten për të përzgjedhur vajzat më të bukura në spektaklin e bukurisë, Top model of the World.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *