E ftohtë… me buzëqeshje të ngrirë, eci në rrugët e një qyteti gjigand të panjohur! Pëshpërima, puthje, pasione, hipur mbi motorrët e erës, “Cavvasaki e Honda”, ofshama, drithërima, pas mureve të ftohtë ngjishem, fërkohen dy trupa! Nën dritat e makinave, duken e zhduken, profile femrash “moderne”, tingujt e buzuqeve, hargalisen nëpër kabare! O Zot, ç’marrëzi dhe hare! E ftohtë, me buzëqeshje të ngrirë, fragmente “seksi” më dalin përpara. Dikur kam qenë i lumtur në një tjetër qytet! Atje, kam lënë një “zemër” që gjithmonë më pret! Alban Arapi.
Vuajtje dhe lot dashurie. Ku më ike, ku më humbe e u trete, një plagë në zemër më mbete, një zjarr që kurrë nuk shuhet, një emër që përjetë ruhet. Për A, nga Vetmia Gr.
E ndjeja se ti nuk ishe tipi im, e ndjeja se do të ishte një zhgënjim, e dija se çdo fillim ka një mbarim, por gabova se të desha, shpirti im. Si nëpër ëndërr e kujtoj emrin tënd dhe plagë e vjetër më kaloi e nuk më dhemb. Për ty në zemër asnjë vend më nuk gjej, jo, nuk e gjej, se veten s’dua ta gënjej.
Gjithmonë e kam ditur që nuk ekziston dashuria, po kur të njoha ty, i hodha poshtë mendimet e mia. Më bëre të besoj se ekziston edhe lumturia, por nuk zgjati kjo lumturi për mua u kthya në dhimbje për ty nuk e di… Gimi.
Sonte per ty do te pi, do te pi pa pushim, do qaj e do bertas, me sa fuqi te kete shpirti im. Sonte do te dehem, e gotat do t’i thyej ne mur, do te pi nga merzia e do kujtoj kohen qe kaluam dikur. Gjithë naten zgjuar do te rri, deri vone ne mengjes, duke qare e duke pire, une per ty sonte do të vdes. Deni.
Advertisement