Seks dhe vetëm seks? Sigurisht, jo, dëshirat e burrave janë shumë më të ndërlikuara se kaq! Ja, disa gjëra që burrat i duan, por nuk guxojnë t’i kërkojnë, ngaqë janë shumë të turpshëm, modestë, apo krenarë…
1. Ai dëshiron që partnerja të dijë se ai e do
Ai mund të sillet çuditshëm, apo t’i mungojnë fjalët, por i pëlqen të mendojë se ju e dini sa shumë ju do. Është e vërtetë, ju mund ta shihni në qëndrimin e tij, apo ta ndjeni në heshtjen e tij.
2. Ai do që ta merrni nganjëherë ju në dorë drejtimin e situatës
Ai mund të jetë një udhëheqës i lindur, por kjo nuk do të thotë se do të drejtojë vetëm ai. Befasojeni… sidomos në shtrat. Ai do të bjerë pre e magjisë suaj.
3. Ai kërkon respekt
Ai është shumë i ndjeshëm dhe nuk i pëlqen kur tallen me të, edhe për shaka. Ai do respekt, jo tallje. Mund të duket plot besim në vetvete, por i pëlqen që ju ta respektoni për atë që është… përfshi këtu edhe defektet!
4. Ai do që ta admirojnë
Atij i pëlqejnë komplimentet dhe shumë, bile. Shiheni me admirim dhe ai do të ndjehet i lumtur. Ai do ta bëjë partneren të ndjehet e kënaqur, si në jetë, ashtu edhe në shtrat.
5. Ai do të rrijë me ju
Ai është i pavarur, por i pëlqen t’ju ketë pranë. Bile, ka raste kur atij i pëlqen (pa guxuar ta kërkojë), që ju të rrini pranë e pranë në kolltuk, duke parë ndjeshjen, ose të luani bashkë futboll (megjithëse ju nuk jeni e mirë në këtë lojë).
6. Ai do të ketë pranë një grua të bukur
Kur është beqar, ai mund ta ketë këtë për mburrje, por në përgjithësi, një burri i pëlqen ta admirojë partneren e tij. Ai nuk do pranë vetes një modele kockë e lëkurë, apo një grua që lyhet e zhgërryhet gjithë kohën, por thjesht një grua që ta ndjejë veten mirë ashtu siç është. Gjëja më e keqe për të është të ketë pranë një grua të fiksuar pas peshores dhe vazhdimisht, në dietë.
7. Ai do që ta inkurajojnë
Ai nuk do ta pranojë kurrë këtë, sidomos me shokët, por partneri juaj ka dyshimet e veta. Nganjëherë, ai ngrihet nga gjumi në mes të natës, duke parë tavanin, me mendime të këqija në kokë. Në këto kohëra ankthi, ajo që e ndihmon më shumë është mbështetja juaj. Ai ka nevojë që ju ta mbështesni në vendimet e tij.
8. Ai do të ndjehet i vlerësuar
Meqë ai nganjëherë ka dyshime, nuk e merr si të mirëqenë dashurinë tuaj, megjithëse mund të duket kështu. Ai ka nevojë për një “faleminderit nga ju”, fjalët tuaja të ëmbla dhe buzëqeshjen tuaj. Atij i pëlqen kur ju i shprehni mirënjohjen tuaj nëse ju ka ndihmuar për diçka.
9. Ai do t’ju bëjë të qeshni
Kur ai ia del mbanë t’ju bëjë të qeshni, është si një fitore e tij personale, që e bën të ndjehet krenar. Atij i pëlqen të qeshë me ju dhe sensi juaj i humorit.
10. Ai do të një partnere të pavarur
Nëse rrini gjithmonë në pritje që t’ju marrë ai në telefon, apo nuk keni jetë tjetër, përveçse asaj që jetoni me të, atij mund t’i dukeni e mërzitshme. Atij i pëlqen që partnerja të jetë projekte të vetat (bile është krenar për këtë!) dhe që ajo mund të kujdeset për veten. Sigurisht, i pëlqen edhe ta mbrojë partneren, por ai nuk do ta lërë pa krahë. Atij i pëlqen një vajzë e pavarur, jo një që nuk merr dot frymë kur ai nuk është me të.
11. Atij i pëlqen të hajë
Atij i pëlqen që ju të hani pa llogaritur çdo kalori dhe çdo gramë yndyrë. Atij vetë i pëlqen të hajë e të shijojë ushqimin dhe jo të numërojë kaloritë që gëlltit. Mbi të gjitha, ai do që të hajë i qetë, pa u ndjerë i gjykuar apo i komentuar nga ju, sikur të ishit një nutricioniste.
12. Atij i pëlqen të ndjehet i dëshiruar
Nga ju… dhe nganjëherë, edhe nga gratë e tjera, megjithëse këtë nuk do ta pranojë kurrë, sidomos para jush! Atij i pëlqen të shohë se është ende i aftë të tërheqë vëmendjen e grave të tjera dhe… mos harroni t’i hidhni nja dy shikime të zemëruara në këtë rast, sepse i pëlqejnë.
13. Ai do të tregojë se edhe ai ka ndjenja
Ai do të donte të qante pa u shqetësuar se ju mund të talleni me këtë shprehje ndjenjash dhe ta manipuloni. Nuk e ka të lehtë të tregojë anën e tij të ndjeshme dhe me siguri, nuk do ta marrin për njeri të dobët.
14. Ai do të relaksohet
Për të, fundjavat janë bërë për t’u relaksuar dhe relaks nuk do të thotë të shtroni dreka dhe darka, të shkoni në kinema, të pastroni shtëpinë, apo të dilni nga shtëpia çdo javë. Relaksi do të thotë… asgjë; planet nuk lejohen.
15. Ai do që të flasë
Partneri juaj nuk ka frikë nga diskutimet. Zgjidhni një subjekt që atij i pëlqen dhe do të shihni sa do të flasë. Thashethemet nuk i pëlqejnë dhe ai nuk do të flasë për orë të tëra për gjëra që kanë ndodhur në të shkuarën. Gërmimi në të kaluarën dhe nxjerrja në shesh e mërive të vjetra, nuk i pëlqen. Mos hezitoni t’i thoni si e keni kaluar ditën, por anashkaloni detajet… atij nuk i intereson në çfarë ngjyre i ka lyer flokët kolegia juaj.
16. Ai do të rrijë ashtu si është
Atij nuk i pëlqen të ndryshojë… përveçse nëse e vendos vetë. Nëse ju mundoheni ta shndërroni në dikë që nuk është, mos u çuditni nëse zemërohet.
17. Ai do të ndjejë se është i aftë t’ju mbrojë
Ai ndjehet mirë kur ju mbron. Megjithëse i pëlqen fakti që ju jeni një grua e pavarur, ai do të tregohet i aftë t’ju mbrojë dhe do të bëjë gjithçka që ta realizojë diçka të tillë. Ai do që ju të dini se mund të mbështeteni tek ai kur keni nevojë dhe që mund t’ju nxjerrë nga situatat e vështira, nëse nevojitet.
18. Atij i pëlqejnë sms-të e prapa
Atij i pëlqen kur ju i dërgoni sms seksi, duke theksuar planet që keni bërë për në mbrëmje. Ai nuk e pranon, por këto sms të shkurtra, ia sjellin mendjen vërdallë.
19. Atij i pëlqen ta udhëheqin
Partnerit tuaj i pëlqen kur ju i thoni se çfarë dëshironi në shtrat. Atij i pëlqen kur ju e udhëhiqni, në mënyrë që t’ju çojë në qiellin e shtatë. Kjo i shton besimin në vetvete dhe e bën të ndjehet një “burrë i vërtetë”.
20. Atij i pëlqen butësia
Ai mund të veprojë si një maço i vërtetë dhe të bëjë pompa, por mos u gënjeni prej kësaj. Burrave u pëlqen t’i përqafojnë. Dora juaj në krahun e tij e bën të ndjehet i sigurtë dhe prekja e butë e buzëve tuaja në qafë, e eksiton. Kështu, pra, duajeni me ëmbëlsi dhe butësi!