Veprimet bamirëse nga ana e VIP-ave duket sikur janë kthyer në modë. Pothuajse çdo ditë shohim foto të postuara nga ata vetë, teksa vizitojnë shtëpitë e fëmijëve jetimë. Edhe këngëtari Labinot Tahiri, në një video të cilën e ka bërë publike këto ditë, deklaron se është i hapur për të gjitha koncertet e bamirësisë që do të bëhen. Kjo duhet vlerësuar, duke marrë parasysh se Labinoti futet te këngëtarët që kanë axhendën më të zënë me koncerte të shumta, kryesisht në diasporë. Një shembull ky që do të bënin mirë ta ndiqnin të gjithë kolegët e tij.
(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)