– Përshëndetje instruktor! A mund të na ilustroni disa foto se si mund të bëjmë disa ushtrime vvorkout, pasi më kanë thënë që janë shumë të mira për këmbët dhe vithet? Unë ushtrohem në shtëpi, ku kam një pistë dhe veç kësaj, dua të rregulloj pak edhe këmbët dhe vithet. Erinda.
Mario instruktor: – E nderuar Erinda, bëni shumë mirë që ushtroheni, qoftë edhe në shtëpi. Më poshtë po ju vë një foto me disa ushtrime për këmbët dhe vithet njëkohësisht, të cilat janë shumë efikase për të arritur një rezultat të mirë. Për çdo ushtrim që shikoni në figurë, të cilat mendoj se janë shumë të qarta, do të ndiqni si lëvizjet, ashtu edhe numrin e serive se sa duhet t’i ushtroni. Ushtrimi i parë ka 20 squats, i dyti 30 të tilla, i katërti është ngritje në majat e gishtave (në figurë nuk dallohet mirë), 40 ulje-ngritje me thembra, tjetri ka 50 squats, që mund t’i bëni edhe pa praninë e veglës, thjesht ulje-ngritje në atë pozicion siç e shikoni në figurë. Ushtrimi tjetër ka 100 hedhje dhe të gjitha të tjerat me radhë, siç i shikoni në figurë. Në fund, bëni streçingun që bën vajza kryesore në foto. Ai është shumë i rëndësishëm pasi kështu muskujt do të arrijnë formën e duhur dhe nuk dëmtohen.
(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online që ditën e daljen në treg vetëm për 98 cent në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)