Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Nëse qëlloj dikë për vetëmbrojtje, më mbron ligji?

– Zoti avokat, kam një pyetje që ndoshta s’e ka bërë kush, por kam nevojë të di se çfarë thotë ligji për këtë. Nëse të vjen dikush në shtëpi për të vjedhur, ti e qëllon dhe ky person vdes, a të mbron ligji, apo përfundon në burg? E bëj këtë pyetje sepse shoh që këtu ligjet nuk zbatohen siç duhet. Unë, nëse më vjen dikush në shtëpi, do ta vras pa diskutim, sepse u bë e dyta herë që më vjedhin në shtëpi dhe kam bërë denoncim, por policia as nuk ka marrë mundimin të shikojë, apo të marrë prova të vjedhjes etj. Kam armë me leje.
Av. Drn. Alban Duraj, “Duraj Lavv Firm”, email: info@durajlaë.com, cel. 0692737706 & ++35544532512: – I nderuar zotëri, fillimisht ju falenderoj shumë që keni kontaktuar me rubrikën “Ju pyesni, avokati përgjigjet”. Më vjen mirë që ndiqni dhe analizoni zhvillimet e fundit në vendin tonë.
– Lidhur me shqetësin tuaj, për vjedhjet që ju janë bërë dhe policia akoma nuk e ka zbuluar këtë vepër penale, unë do t’ju këshilloja që t’i drejtoheshit stacionit të policisë ku përfshihet lagjja juaj. Në këtë shkresë me shkrim, ju duhet të sqaroni se ju është vjedhur shtëpia dy herë, policia nuk i ka bërë sic duhet të gjitha veprimet proceduriale që parashikon kodi i procedurës penale, në këto kushte, ju do të kërkoni ardhjen në vendin e ngjarjes të grupit hetimor për të bërë kqyrjen e vendit të ngjarjes. Në këto raste, organet përgjegjëse duhet të bënin detyrën që i përcakton legjislaconi shqiptar dhe konkretisht, kodi penal, për mbrojtjen e pronës së qytetarëve. Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë e mbron pronën e qytetarëve nëpërmjet neneve të cilat janë sanksionuar në kreun 3, seksioni i vjedhjes së pasurisë.
– Përsa i përket pyetjes që ju ngrini për të qëlluar hajdutin që ju vjen në shtëpi, unë ju këshilloj që të mos e mendoni të kryeni këtë veprim. Ju duhet të keni më shumë besim tek organet e institucioneve të shtetit, duhet të bashkëpunoni më atë për zbulimin e vjedhjeve, duhet të sensibilizoni fqinjët etj. Shteti i ka të gjitha mundësitë, organet e specializuara për të parandaluar, sensibililzuar veprimtaritë kriminale dhe qytetarët nuk duhet të bëjnë vetëgjyqësi, përkundrazi, duhet të ndjekin rrugën e mësipërme. Në rast se ju vendosni t’u kundërpërgjigjeni hajdutëve, ju duhet t’u kundërpërgjigjeni në raport me çfarë atë mund të reagojnë ndaj jush. Për shembull, nëse ata janë me armë të ftohta dhe tentojnë që t’ju godasin, atëhere ju do të kundërpërgjigjeni me të njëjtën armë, për të mbrojtur jetën tuaj e të familjarëve. Në asnjë rast, ligji nuk thotë që nëse ju vijnë për t’ju vjedhur, ju duhet t’i godisni me armë me leje dhe shpëtoni pa u dënuar. Në përfundim të përgjigjes së shqetësimit tuaj, unë do t’ju këshilloj që për cdo cënim që keni për pasurinë tuaj, t’i drejtoheni policisë dhe prokurorisë, kjo është rruga e duhur ligjore që nuk sjell asnjë pasojë penale për personin tuaj. Nëse keni dëshirë të merrni këshillim juridik më të detajuar, duhet të kontaktoni me Studio Ligjore “Duraj”. Me respekt, avokat Alban Duraj.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pyetje-përgjigje për seksin…

Next Post

Çfarë pagese përfitoj nga legjislacioni italian?

Advertisement