– Mirëdita doktor. Jam 34 vjeç, me trup të rregullt, pak mbi peshë. Kam probleme me penisin kur shtrëngohem shumë gjatë ditës edhe kur punoj. Penisi fillon të më kullojë, kurse gjatë kryerjes së marrëdhënies, ulet dhe ngrihet disa herë. Akti nuk zgjat më shumë se 2-3 minuta. Jam shumë i mërzitur për këtë se edhe e dashura mendon se e tradhtoj, ngaqë nuk jam më ai i pari.
Dr. Evi Dani, seksolog-androlog: – Impotencë seksuale do të quhet kur një mashkull nuk ka ereksion (ngritje) të penisit, të aftë për penetrim dhe mbajtjen e tij në kohë gjatë një akti seksual. Në rastin konkret, ju tashmë po vuani një impotencë seksuale, çrregullim që mund të jetë i formës kryesisht psikologjike apo organike. Impotenca në formë psikologjike prek kryesisht moshat e reja. E kundërta, në formë organike, prek moshat mbi 40-50 vjeç. Me sa po kuptoj, ju mund të keni një çrregullim të faktorit psikologjik. Në këtë rast, ju duhet patjetër një konsultim me mjekun specialist për të kaluar këtë moment që është i përkohshëm dhe për të arritur në normalitet. Tashmë, e kemi përvojën dhe mundësinë për ta kuruar me sukses një gjendje të tillë. Ju uroj shëndet!
Advertisement