Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Çfarë është norovirusi?

Sikur koha e ftohtë dhe mbrëmjet e errëta të mos mjaftonin, ja edhe një problem tjetër i dimrit: Një virus që shkakton të vjella…

Norovirusi është një lloj virusi që shkakton gastroenterit dhe të vjella, gjë që e shohim gjithnjë e më shpesh kohët e fundit. Në Angli, për shembull, kohët e fundit ka pasur 18 epidemi të tilla, të cilat janë trajtuar nëpër spitale. Të gjitha këto raste janë shoqëruar me izolimin e lagjeve ku ka patur të sëmurë, në formë karantine, me qëllim evitimin e përhapjes së këtij virusi shumë ngjitës. Për norovirusin nuk ka trajtime; shumica e njerëzve e marrin veten pas nja dy ditësh. Megjithatë, këshillohet që njerëzit që dyshojnë se mund të kenë norovirus të mos shkojnë për vizitë në spitale, apo tek të afërmit e moshuar, sepse mund t’ju sjellë ndërlikime të tjera. Një ekspert thotë: “Tetori zakonisht shënon fillimin e sezonit të norovirusit dhe shtimin e rasteve që ndodhin nga ky muaj deri në prillin e vitit tjetër. Megjithatë, sezonet e norovirusit nuk i ngjajnë njëri-tjetrit dhe nuk mund të parashikohet sa të sëmurë do të ketë prej tij. Ajo që dihet është se janë të shumtë njerëzit që do të preken prej tij. Ata, kanë gjasa të ndjehen keq për nja dy ditë dhe më pas, të përmirësohen”…

– Çfarë është norovirusi?
– Norovirusi është virusi që shkakton gastroenteritin. Ai prek njerëz të të gjitha moshave dhe është shumë ngjitës.
– Cilat janë simptomat?
– Shenjat e para të sëmundjes janë një ndjesi e papritur e të mosndjerit mirë, ndjekur nga të vjella të shumta dhe diarre si ujë. Simptoma të tjera përfshijnë rritje temperature, dhimbje koke, ngërçe stomaku dhe dhimbje gjymtyrësh.
– Si ngjitet ai?
– Ky virus ngjitet shumë lehtë duke prekur sipërfaqet apo objektet e ndotura. Nëse një person që ka virusin nuk i lan duart para se të kapë ushqimin, mund t’ua kalojë të tjerëve. Në vendet publike, si: Shkolla, spitale, ambulanca, etj., shpërndahet shpejt, serpse virusi mund të mbijetojë për disa ditë.
– Çfarë duhet bërë nëse infektohesh prej tij?
– Nuk ka një trajtim të veçantë për norovirusin, por ju mund të bëni diçka për të lehtësuar simptomat. Pini sa më shumë ujë për të qenë të hidratuar dhe merrni paracetamol për dhimbjet. Është e rëndësishme të qëndroni në shtëpi, sepse virusi është shumë ngjitës dhe nuk trajtohet. Gjatë kësaj kohe ju duhet të lani duart shpesh, të mos përdorni të njëjtat peshqirë me pjesëtarët e tjerë të familjes dhe të dezinfektoni sipërfaqet e objekteve që mund të jenë infektuar. Megjithatë, ju duhet të kontaktoni doktorin nëse simptomat zgjasin për më shumë se disa ditë, apo gjendja juaj rëndohet.
– Ekziston mundësia e ndërlikimeve?
– Shumica e njerëzve e marrin veten brenda disa ditëve. Rreziku kryesor është çhidratimi, prandaj është e rëndësishme të pini shumë ujë për të zëvendësuar lëngjet që ka humbur trupi juaj nga të vjellat dhe diarreja. Më të rrezikuar janë fëmijët e vegjël dhe pleqtë. Çhidratimi i madh mund të shkaktojë një ulje të presionit të gjakut e mosfunksionim të veshkave dhe, në disa raste, mund të jetë fatal. Është e rëndësishme të shkoni te doktori nëse shihni simptoma të tilla si lëkurë të thatë, me rudha, paaftësi për të urinuar, rrahje të shpeshta të zemrës, apo ftohje të duarve dhe këmbëve.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Poezite tuaja...

Next Post

A janë gati qëndrat shëndetësore për nismën ‘’Si je’’? Nga Arlis ALIKAJ

Advertisement