Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Poezia juaj…

Përjetë i yti

Nuk u ktheva të t’shikoja
Por u kthyen sytë e mi
Në të kundërt, edhe pse shkoja
Zemrën kisha lënë te ti!

Me gjithçka që kishte brenda
Ndjenjash, gjaku orendi
Në tokë tjetër shkelte këmba
Zemër-shpirt aty te ti…

Advertisement

Në botë tjetër përfundova
Unë dhe trupi im i shkretë.
Për së largu e kuptova
Ç’kisha humbur, në t’vërtetë…

Pa ty, humba në kujtime
Do të thotë ”ty s’mund të humb”.
Kur në dorë ke zemrën time
Asnjëherë nuk bëhesh fund…

Ndaj s’u ktheva të t’shikoja
Sepse sytë u kthyen vetë
Në të kundërt, ndoshta shkova
Por te ti mbeta përjetë! Bledi Ylli

Gazetat dikur

Për t’i blerë gazetat, dikur pritej rend,
t’i mbanim nën sqetull na ishte bërë trend,
e shkrimet në to kishin vërtetësi,
lexoheshin me ëndje dhe sillnin kënaqësi,
ishin të pakëta, porse kishin vlerë,
me bindje besohej se aty shkruhej prerë,
nga çasti në çast, lajmet nuk ndryshonin,
por nga disa herë të njëjtat i lexonim,
më pastaj në oda kur i komentonim,
vetëm njëri fliste, të tjerët e dëgjonin.
E sot mjaft gazeta në ditë shohin dritën,
plot me informata, por më pak lexohen,
lajmet në brendi nuk sjellin shumë risi,
ngase vjetërsohen, para se të botohen! Feriz Ukshini

Lulet dhe librat
Lulet dhe librat i dua shumë
Se kanë të shpirtit aromë
Bashkë me kohën, i mbaj pa’ndarë
Në bibliotekën time gjithmonë
Lulet më dhurojnë ngjyrat e jetës
Librat më bëjnë ta shoh jetën në sy
Koha m’i dhuron të dyja bashkë
Dhe shpirti im jetohet aty! Fleta Satka

”Udha me mijëra trëndafila”

Më thuaj ”të dua” e mbamë në zemër
Dhuromë përditë, çaste të tilla.
Dashuris’ sonë i kam vënë emër
”Udha me mijëra trëndafila”…

Udha me mijëra trëndafila
E me kurora orkidesh
Ti dhuromë çaste të tilla
Nga unë, pafund do t’i kesh!

E nëpër parqe të lulëzuar.
Mund të gjesh veç bukuri.
Njerëz që ecin me buzëbashkuar
E midis tyre edhe unë e ti.
Nga dashuria të pushtuar
Të dhënë krejt’sisht në dashuri!

Ti më dhe ajrin të bësh dashuri
Do t’i japësh atij një formë patjetër.
Disa njerëz lindin me dhunti
E bëjnë puthjen, kryevepër…

Më thuaj ”të dua” dhe fli e qetë
E kur të zgjohesh, më thuaj të dua
Unë të të mbaj në gji përjetë
E ti, shtrëngomë, në krahët e tua! Bledi Ylli

Shpirt inert

Unë, dikur, vajza e hekurt
strehim kërkoj në shpirtin tënd.
Unë, tani, femra e tretur
nga gabimet e mia nuk zë mend.
S’e di përse me dashuri njerëzit vras,
S’e di as përsenë e kapitjes që m’ka pushtuar.
Por di që zemra më ndizet gaz
kur faljen e tij kam merituar.
Nuk dua kurrkujt t’i tregoj
se sa e pamasë është ndjenja ime,
dua një zemër tjetër të kuptojë
se vetëm para tij, kapitullon kryeneçësia ime.
I gjithë ky është një përjetim kompakt
që me ngazëllim dua ta ndaj me shpirtin tim binjak.
Por shpesh, shpirtrat humbasin në rrugëtime pa fund
dhe mbetet vetëm shpresa që me imagjinatë të të çojë gjithkund.
Dëgjoj shpirtin tim që nga thellësia po më thërret…
Sa keq gjuhën dot s’po ia kuptoj
dhe ai mbeti thjesht një shpirt inert. Bruni Hyka

Reflektim në shi…

Përgjumësh vetja ime sot
ngatërruar ëndrrat nëpër flokë.
S’e di kë dua të bëj me faj
retë e ngarkuara apo njerëzit në tokë.

Të shkund mendimet që më përgjumin
pluhur imazhesh nga vetja ime
Të kem një gomë edhe të fshij
atje ku për dreq kam bërë gabime.

Mbase edhe veten do kritikoj
të gërmoj thellë ku kam gabuar
Por sërish me vete belbëzoj
unë veç për mirë, kam menduar.

Asgjë s’kërkoj nga asnjeri
as nga momentet që unë gabova
Dhe kurrsesi nuk do pendohem
për kë kam dashur, për çka jetova. Aurora CM

Përse?!
Përse nuk mundem më t’i flas?
Kam kaq frikë ta përshëndes!
Përse heshtjen dot s’e vras?
Nuk mundem më, t’i buzëqesh!
Po përse kërkoj t’ia dëgjoj zërin?
Kur vetë i thashë të më largohet!
Përse duart dridhen, para portretit?
Sa herë në ekran më pikturohet!
Përse kjo ndjenjë është kaq e rrall’?
Të tillë kurrë s’kisha provuar!
Përse duhet të ndjej mall?
Kur unë… “Nuk jam e dashuruar”! Fatmira Loci

Kam frikë
Si i zënë në faj me rri,
Dhe shikohemi sy me sy.
Buzëqeshja të merr udhë.
Si malli im për ty!

Para meje, më prehesh si fëmijë,
Portën e zemrës e hape butësisht.
Heshtja të flet për dashuri.
Si engjëll të dua në krah’t e mi.

Vallë më trego ç’të mundon,
Se për ty, zemra më pyeti.
E unë çuditshëm të dua,
Ti je mrekullia, parajsa, mbreti…

Me fol, më fto në dashuri.
Dhe fli mbështetur ti te mua
Zhytu thellë në gjoksin tim.
Edhe pse kam frikë të them të dua. Luljeta Pashollari

Dritëson historinë
– Kristo Frashëri, burrë me mend
Po lë gjurmë për këtë vend

– Dritëson ti historinë
Lavdimadh për Shqipërinë

– Çdo kohe i flet me vepra,
Njëra më e lartë se tjetra.

– Librat – bibliotekë me vete
Do rrojnë për jetë të jetëve.

– Karrocën e paske zënë
Në themel të Tokës Nënë.

– Brezat do shkojnë dhe do vijnë
Nga gurr’ e veprës tënde do pinë.

– Për Frashër, për Shqipëri,
Zemra dhe shpirti t’u shkri.

– Një Rilindës i vërtetë
Nderim paç për mot e jetë. Izet S. Culli.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

10 simptomat e anemisë... Mos i nënvlerëso!

Next Post

Stresi: Vetëm Enxhit i kam thënë “të dua”!

Advertisement