– Përshëndetje doktor Evi! Kam një problem për të cilin do të më ndihmonit shumë nëse më jepni një sqarim. Jam 35 vjeç dhe kam një edemë të scrotumit, të shoqëruar me adenopati inguinale 3-6 cm, echo e testit (testi intakt). Ju lutem, më thoni, çfarë është kjo dhe si mund të shërohet? Faleminderit.
Dr. Evi Dani, seksolog-androlog: – I nderuar 35 vjeçar! Kur themi edemë të scrotumit, shkaqet mund të jenë të shumta: Mund të jetë një hidrocelë, mund të jetë një spermatocelë, edemë nga një infeksion i mundshëm, edemë me probleme alergjike. Në rastet kur kemi edema me natyrë alergjike dhe infeksione, ato shoqërohen edhe me rritjen e limfonoduleve inguinale. Sigurisht, limfonudale inguinale mund të rrisin edhe patologji të tjera serioze, siç është infeksioni i epidedimusit të testit, kancereve të ndryshme të testit apo edhe infeksione seksualisht të transmetueshme si për shembull, sifilizi. Në këto raste, është gjithmonë konsulta e mjekut që vë diagnozën e saktë dhe ju jep mjekimin që ju duhet. Duhet të konsultoheni patjetër me mjekun, drejtpërsëdrejti. Faleminderit.
Advertisement