Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Pyetje-përgjigje për seksin…
A dini sa duhet për gripin dhe trajtimin e tij?
Shpjegimi i endrrave tuaja...

A dini sa duhet për gripin dhe trajtimin e tij?

 

  1. Cila është mënyra më e mirë për të liruar hundët?
  2. Duke i shfryrë fort të dyja flegrat
  3. Duke zënë një flegër dhe duke shfryrë butë
  4. Duke mos i shfryrë, por duke i fshirë me një shami.

 

  1. Dozat e larta të vitaminës C, në formë tabletash, mund të ndihmojnë të…
  2. …lehtësosh simptomat e gripit
  3. …shkurtosh periudhën e sëmundjes
  4. …parandalosh gripin

 

Advertisement

  1. Një thënie thotë se “Kur ke grip duhet të hash; kur ke temperaturë, jo”. Sipas jush, është e vërtetë kjo thënie?
  2. Po
  3. Jo

 

  1. Fizkultura të ndihmon të evitosh gripin:
  2. Po
  3. Jo

 

  1. Çfarë duhet të bëni nëse keni kollë të thatë?
  2. Të përdorni një shurup
  3. Të ngrohni dhe lagështoni ajrin
  4. Të bëni gargara
  5. Të gjitha këto më sipër

 

  1. Ka ilaçe që të ndihmojnë të shkurtohet koha e sëmundjes nga gripi:
  2. Po
  3. Jo

 

  1. Çfarë duhet bërë nëse të dhemb veshi, ngaqë është i zënë:
  2. Banjo me avull
  3. Të përdorësh një ilaç me pika
  4. Të vësh një copë të ngrohtë te veshi

 

  1. Çfarë mund ta përkeqësojë kollën tuaj:
  2. Lëngu i portokallit
  3. Mentja
  4. Çokollata

 

  1. Sa ditë rresht mund të përdorni një spraj për lirimin e hundëve:
  2. Tri ditë
  3. Pesë ditë
  4. Derisa t’ju lirohen hundët

 

  1. Cili prej lëngjeve të mësipërm mund të zbusë simptomat e gripit:
  2. Çaji i ngrohtë me bimë
  3. Supa me lëng pule
  4. Të dyja

 

  1. Digjeni nga të nxehtët? Bëni një :
  2. Banjo me ujë të ftohtë
  3. Banjo me ujë të vakët
  4. Asnjë nga të dyja

 

  1. Duhet të shkoni te doktori nëse jeni i sëmurë dhe:
  2. Keni sekrecione hundësh ngjyrë jeshile
  3. Ju dhemb fytyra në njërën anë
  4. Simptomat tuaja, në vend që të përmirësohen, përkeqësohen
  5. I keni të gjitha simptomat e mësipërme

 

  1. Gripi juaj është ngjitës:
  2. Deri në pesë ditë pasi shfaqen simptomat
  3. Derisa të gjitha simptomat e gripit të jenë zhdukur
  4. Deri në dy javë më pas

 

Përgjigjet

1- Përgjigjja e saktë është b-ja.

Nëse i shfryni fort të dyja flegrat e hundës, jo vetëm mund të shkaktoni dhimbje veshi, por rrezikoni që qurrat të kthehen mbrapsht, në sinuse. Për të liruar hundët, më mirë zini me gishta njërën flegër dhe pastaj shfryjeni butë tjetrën. Në farmaci ka ilaçe që mund të ndihmojnë të lironi hundën, pa pasur nevojë të fryni kaq shumë.

2- Përgjigjja e saktë është b-ja.

Vitaminat C në formë tabletash nuk të ndihmojnë ta parandalosh gripin, por mund të shkurtojnë periudhën e sëmundjes. Megjithatë, mos abuzoni me to, sepse nëse merrni me tepri, mund të vuani nga diarreja apo ngërçet e stomakut. Sasia e duhur është 2000 mg/ditë. Njerëzit që kanë gurë në veshka, duhet të flasin me doktorin e tyre para se marrin vitaminë C.

3- Përgjigjja e saktë është b-ja.

Mosngrënia nuk i bën kurrë mirë trupit. Për të ndihmuar sistemin tuaj imunitar, kur jeni me grip apo rrufë, është e rëndësishme të hani në mënyrë të shëndetshme, edhe kur jeni i/e sëmurë. Edhe nëse nuk keni uri, sigurohuni të hani diçka sepse kjo do të ndihmojë trupin tuaj të marrë veten. Ndërkohë, hidratohuni dhe zëvendësoni lëngjet që humbisni me anë të kollës apo temperaturës.

4- Përgjigjja e saktë është a-ja.

Nëse bëni rregullisht fizkulturë, e mbani sistemin tuaj imunitar të fortë dhe kjo mund t’ju ndihmojë të evitoni grupin. Gjithashtu, ju ndihmon të shkurtoni kohën e sëmundjes nëse ju kap gripi. Është mirë edhe të bëni fizkulturë kur jeni me rrufë, por nëse në simptomat tuaja përfshihet temperatura, dhimbjet e trupit apo të kokës, është mirë të qëndroni në shtrat, për të marrë veten. Flisni me doktorin para se të filloni një program të ri stërvitjeje.

5- Përgjigjja e saktë është d-ja.

Një kollë e thatë mund të jetë një nga simptomat më të këqija të rrufës apo gripit, por për fat të mirë, ekzistojnë mënyra të shumta për ta qetësuar atë. Ka shurupra të ndryshme, ndërsa lagështimi i ajrit dhe gargara i japin fytit lagështinë e nevojshme. Gargarën mund ta bëni me ujë të ngrohtë me kripë, sepse ndihmon në reduktimin e enjtjes dhe zbut dhimbjen e fytit.

6 – Përgjigjja e saktë është a-ja.

Bëhet fjalë për ilaçet antivirale, të cilat, po të merren herët, mund të shkurtojnë periudhën e vuajtjes nga gripi me një ditë, apo dy. Ato të ndihmojnë edhe në evitimin e ndërlikimeve të gripit, siç është për shembull, pneumonia. Kjo është shumë e rëndësishme për njerëzit që rrezikojnë këto lloj ndërlikimesh, si ata që vuajnë nga zemra dhe mushkëritë, ata që janë mbi 65 vjeç, ose kanë një sistem imunitar të dobët. Megjithatë, ilaçet antivirale nuk e zëvendësojnë vaksinën kundër gripit.

7- Përgjigjja e saktë është b-ja.

Hundët e bllokuara mund të shkaktojnë edhe zënien e veshit. Nëse ju dhembin veshët, apo i keni të bllokuara, lirojeni presionin duke përdorur një ilaç me pika.

8- Përgjigjja e saktë është a-ja.

Një nga gjërat e fundit që doni kur jeni sëmurë me grip është ta irritoni edhe më shumë kollën tuaj. Ju duhet të jeni i hidratuar mirë kur jeni sëmurë, por mbase duhet të evitoni lëngjet e agrumeve kur keni kollë. Megjithëse vitamina C është e mirë për trupin tuaj, acidi citrik që ajo përmban, mund të përkeqësojë simptomat e kollës suaj.

9- Përgjigjja e saktë është a-ja.

Liruesit e hundës mund të bëjnë mrekulli në reduktimin e enjtjes së hundëve dhe zhbllokimin e tyre, por përdorimi i tyre ka një çmim. Nëse i përdorni më shumë se tre ditë rresht, ata mund të bëjnë efektin e kundërt, pra, të përkeqësojnë enjtjen e hundës.

10- Përgjigjja e saktë është c-ja

Ushqime të thjeshta si çaji dhe supa mund të ndihmojnë të forconi trupin kur jeni i sëmurë dhe që të dyja mund të ofrojnë lehtësimin e dëshiruar të simptomave. Avulli nga çaji apo supa mund të çlirojë hundët e bllokuara; që të dy ju mbajnë të hidratuar dhe që të dy ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të fytit. Disa studime kanë treguar se supa me pulë mund të reduktojë edhe enjtjen.

11- Përgjigjja e saktë është b-ja.

Një banjo me ujë të vakët (disa gradë nën temperaturën që keni), ose lagia e trupit me një sfungjer me ujë të vakët mund t’ju ndihmojë në uljen e temperaturës, por duhet të dilni nga banjoja nëse filloni të dridheni nga të ftohtët, sepse nëse uji nuk është aq i ngrohtë sa duhet, mund të përkeqësohet temperatura. Gjithashtu, mund të ulni temperaturën duke marrë më shumë lëngje, duke lehtësuar veshjen dhe duke marrë ilaçe për uljen e saj, si ibuprofeni apo deponi. Sigurohuni të lexoni mirë se sa gramë ilaç duhet të merrni, në varësi të peshës suaj. Nëse temperatura juaj qëndron mbi 40 gradë celsius më shumë se dy orë pas marrjes së ilaçit, apo nëse temperatura zgjat më shumë se dy ditë, drejtohuni te mjeku.

12- Përgjigjja e saktë është d-ja.

Nëse keni grip apo rrufë, hunda juaj mund të prodhojë sekrecione të verdha, të bardha, bile edhe si në jeshile, por duhet të drejtoheni te mjeku nëse këto simptoma zgjasin më shumë se një javë, ose nëse keni dhimbje fytyre apo dhëmbësh më shumë se një javë, sidomos nëse është në njërën anë të fytyrës.

13- Përgjigjja e saktë është a-ja.

Ju mund t’ia ngjisni gripin tuaj dikujt tjetër edhe para se ta dini se jeni sëmurë vetë. Ju mund ta ngjisni gripin edhe një ditë para se të shfaqen simptomat dhe kjo të vazhdojë deri në 5 ditë më pas. Qëndroni në shtëpi për të paktën 24 orë pasi është larguar temperatura, pa ndihmën e ilaçeve për uljen e saj.

 

Blerta

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pyetje-përgjigje për seksin…

Next Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Advertisement