Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Vajza ka pengesë në hundë
Nuk bëra dot seks me femrën që e dëshiroja aq shumë
Poezia juaj...

Nuk bëra dot seks me femrën që e dëshiroja aq shumë

– I nderuar doktor Demiri, e kisha ëndërr që ta rregulloja një vajzë të bukur që më ishte bërë fiksim dhe nuk u besoja syve kur shkova me të në krevat. Teksa ajo po zhvishej, u mahnita shumë me hiret e saj, por lumturia ime zgjati vetëm pak çaste pasi ejakulova shumë shpejt, pa kryer marrëdhënie. Nuk e desha veten! Vajza iku duke më thënë se ishte bërë vonë dhe unë ngela shumë keq vetëm. Prisja që ajo të më kërkonte përsëri, por më kot. Ju lutem, ma shpjegoni se pse ndodhi kjo, kur unë e dëshiroja aq shumë?
Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist: – Tani që fillova të shkruaj këtë përgjigjen tënde, më erdhi për të qeshur, i dashur letërshkrues. Jo se unë po qesh me hallin tënd sepse në fakt e njoh e ndjej keqardhje, por m’u kujtua një thënie që e kam dëgjuar nga një miku im shkodran se: “meraku i madh, turpëron edhe zanatçiun më të mirë”. Pse, pak raste kemi parë kur në futboll një sulmues krejt i vetëm përballë portës, e gjuan jashtë e pastaj e zë kokën me duar? Kjo gjë u ndodh shumë personave herët e para, ndaj duhet ta provoni përsëri. A nuk thotë edhe populli se “petullat e para nuk dalin gjë”? Pse? Sepse aty ka edhe mungesë durimi, edhe mosnjohje të atij lloj brumi, edhe mungesë përvoje. Akoma pra nuk është “shtruar” puna, nuk janë krijuar ende reflekset dhe njëfarë përshtatshmërie seksuale që e kërkon marrëdhënia. Me pak fjalë, ende nuk ia di e nuk t’i di “huqet”! Secili përpiqet ta prezantojë veten sa më mirë, pra, meraku është i madh, por veprojnë edhe turpi e, pse jo, edhe uria… Ndaj ne psikologët themi se kurrë i uritur, mos shko për të psonisur, sepse për shumë arsye, një mashkull mund të dalë “huq” një herë, por mund të jetë “spektakolare” hera e dytë, herët e tjera. Vetëm se duhet durim nga të dyja palët, sidomos nga partnerja. Ndaj është mirë që në herët e para të jemi në kushte sa më të mira qetësie e fshehtësie dhe ta kemi natën përpara, jo si në rastin tuaj, kur vajza iku se iu bë vonë ose se e kërkoi mamaja. Po të ishe duke fjetur me atë vajzë, me siguri aty nga mesnata, kur të ishit në gjumë e kur truri (ky “komandant” i trembur) të ishte duke dremitur, nën butësinë e ngrohtësinë e njëri-tjetrit, do të zgjoheshin ndjenjat dhe gjërat do të kishin shkuar shumë më ndryshe.
– Truri është si “komandant” i trupit dhe të gjitha organet e gjendrrat me të cilat funksionon trupi janë si “ushtarët” e tij. Ky komandant i alarmuar, në këto raste, e grumbullon gjakun për vete dhe nuk ia çon organit tuaj e atëhere, si do të mundet ky “ushtari” i mjerë, me gavetën “bosh” të bëjë përpara? Ka nga ata meshkuj të cilët që para herë së parë me një femër na takojnë ne psikologët, që u japim atyre porosi me vlerë dhe kur e shohim se janë të mbindjeshëm apo të papërmbajtur, u japim edhe ndonjë ilaç 100 % bimor i cili është edhe si antiankth e antistres. Kjo është e domosdoshme vetëm për herët e para, pasi siç thotë populli, fillimi i mirë është gjysma e punës, pasi përveç kënaqësisë fitohet edhe lehtësimi i duhur dhe partnerët nuk futen në rreth vicioz kur frika, turpi e ankthi çrregullojnë potencën dhe çrregullimet e potencës, shtojnë turpin, ankthin, depresionin, pasigurinë etj. Ky fenomen deri diku duhet të quhet normal nga partnerët dhe femrat të mos ua bëjnë fiksim meshkujve duke i përqeshur apo ironizuar këtë dobësi të momentit, qoftë edhe pamundësi të kësaj here. Humori me këto fenomene do të përjetohej shumë keq nga mashkulli, si humori i zi, aq sa ka ndodhur që mashkulli të jetë fyer keq në egon e tij dhe edhe ta ketë keqtrajtuar femrën fizikisht ose psikologjikisht, duke e sharë, ose “fajësuar” atë sikur nuk e tërhoqi.
Në këto raste, mashkulli, me qetësi e vetëpërmbajtje mund t’i thoshte femrës se ajo është e shkëlqyer, por ai sot është i lodhur ose i sëmurë, ashtu siç mund të ndodhë në një tryezë me supergatim, por dikush nuk ha dot, pasi nuk e ka stomakun mirë. Në këto raste, ka edhe nga ato femra që e kanë quajtur mashkullin homo, ose nga ana tjetër, meshkuj, që kanë vënë në dyshim, pa të drejtë, heteroseksualitetin e tyre.
Mos u çudit, o djalë, nga të gjitha këto sepse nuk je as i pari dhe as i fundit që ka një problem të tillë. Thjesht duaje trupin tënd dhe herë tjetër, ji më i qetë përballë një femre, pasi një dështim, nuk vë në dyshim seksualitetin tënd.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vajza ka pengesë në hundë

Next Post

Poezia juaj...

Advertisement