Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

10 finalistët e Bad Sex in Fiction Awards 2014

Bad Sex in Fiction Awards janë çmimet që jepen çdo vit për skenën më të keqe të seksit nëpër romane. Në 12 nëntorin e kaluar, emrat e 10 finalistëve u botuan në revistën britanike “Literary Revievv” dhe ceremonia do të zhvillohet më 3 dhjetor, në Londër, ku do të njohim emrin e fituesit vjetor të skenës së seksit më “vulgare, të shkruar keq, apo sipërfaqësore”, ndërmjet kandidatëve të edicionit të 22-të të çmimit letrar. Vitin e kaluar, ishte romani i tretë i shkrimtares indiane “Bollyvvood apocalypse”, ai që fitoi. Këtë vit, kandidatët janë:
– «The Snovv Queen» (Mbretëresha e dëborës), e Majkëll Kuningam
– «The Narrovv Road to the Deep North» (Rruga e ngushtë për në Veriun e thellë), e Riçard Flanagan
– «The Hormone Factory» (Ferma e hormoneve), e Saskia Goldshmidt
– «L’Incolore Tsukuru Tazaki et ses annees de pelerinage» (Tsukuru Tazaki pa ngjyrë dhe vitet e tij të pelegrinazhit), e Haruki Murakami
– «The Age of Magic» (Mosha e magjisë), e Ben Okri
– «The Affairs of Others» (Punët e të tjerëve), e Emi Grejs Lojd
– «Desert God» (Perëndia e shkretëtirës), e Uillbur Smith
– «Things to Make and Break» (Gjërat që duhen bërë dhe thyer), e May-Lan Tan
– «The Lemon Grove» (Korija e limonave), e Helen Uollsh
– «The Legacy of Elizabeth Pringle» (Trashëgimia e Elizabet Pringëll), e Kirsti Uark
Zbulojmë këtu praninë e romancierit australian, Riçard Flanagan, laureat i çmimit prestigjioz, Man Booker Prize, për romanin e tij, “Rruga e ngushtë për në Veriun e thellë” (përshkruar nga presidenti i jurisë së Booker Prize si një “roman i mrekullueshëm për dashurinë dhe luftën”), përzgjedhur për Bad Sex Avvards, për frazën e mëposhtme: “Ai puthi gjurmën rozë, të hollë, që kishte lënë llastiku i mbathjeve të saj, duke e rrethuar barkun e saj, ashtu si Ekuatori rrethon Tokën”, ose Saskia Goldshmid, që shkruan në “Fermën e Hormoneve”: “Duke rrotulluar gjuhën e saj mbi buzët e tij, ajo pohoi. Ajo ishte e nxehtë si uji që zien në një balon distilimi”. Nga prania ndër kandidatët e shkrimtarit të njohur japonez, të vlerësuar me shumë çmime, Haruki Murakami, apo e atij që ka fituar çmimin Pulicer, Majkëll Kaningam, kuptojmë që juria e Bad Sex in Fiction Avvards është e pamëshirshme!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Çfarë është squirting?

Next Post

Jozefina Topalli: Basha ka me dalë i humbun!

Advertisement