Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Poezia juaj…

Motër fol…

O motër e dashur, nata mbaroi dhe syri yt gjumë s’provoi.
Çfarë të mundon?
Dhe rri mundohesh, pse nuk tregon?
S’do të “zbulohesh”?
Shoh sytë e tu, të mbyllen s’duan
Ç’plane ke thurur dhe të dështuan?!
Motër, o shpirt! Mos më mundo!
E di sa të dua! Ndaj më trego!
Kur ishe e vogël kaq shumë më doje
më shumë me mua se nënën qëndroje.
Në gjirin tim kaq herë ke fjetur
tani nuk flet vallë ç’te ka gjetur?!
Dikur e vogël të qaje doje
të merrja në krah edhe pushoje.
Mos je semurë.. Dhe të thuash s’do?
Më thuaj, të lutem, mos më mundo .
Durimi sa vjen dhe po mbaron
ti të më flasësh ende ngurron…
Pak po të flisje do t’ia mundoja
të bëja çmos të të ndihmoja.
E di ç’dashuri mban në gjoks fshehur
do aromë lulesh për të të dehur!
Mbaj mend dikur më pate thënë
zemrën dikujt që ia ke dhënë…
E shoh, e ke “humbur” ndaj je e shqetësuar
mos u merzit ke për ta kaluar.
Ç’behesh merak, s’të la rinia!
Mbi ty ka rënë gjithë bukuria!
Akull i ke duart o zot! Ç’të ka gjetur!
Drita ka zbardhur ti ende s’ke fjetur.
Që sot do shkoj kam për ti mbledhur
në kopshtin ku ti vetë i ke mbjellë.
Do bëj buqeta do të t’i sjell
një buzeqëshje do të të ndjell.
Kanë për të çelur të gjitha sërish
ti për t’i mbledhur do shkosh-ta dish!
Do të të japin diçka të vetën
do të të tregojnë gjithçka mbi jetën
Çdo gonxhe do ketë një histori
do të ta tregojnë ty,vetëm ty!
Do të t’i bie fle a dëgjon?
Dukesh se fle por diku vështron
Ajo që ke humbur të ka plagosur
ndaj nuk flet fare je e vrerosur!
Bën mirë të flesh, gdhin ditë e re
vetëm s’do jesh, mua pranë më ke.
Jam pranë teje “iso” të mbaj e di ç’te mundon !
Ndaj dhe po qaj.
Por gjumi ty të ka harruar o motër e dashur
Dita ka aguar!!!
Astrit Balliu 14/07/2010 Greqi

Hapa të rëndë…

Advertisement

Sa të rëndë qenë të tuat hapa,
drejt asaj rruge të pakthim.
Ajo kokë që kurrë s’u kthye mbrapa,
të shihte një shpirt’ që la në renkim.

Të shihje sytë, që vetëm lotuan,
të ndjeje dhembjen e zemrës së vrar’.
Që në ikje i ndiqnin hapat e tua,
e një shpresë që shuhej dale-ngadal’ .

Hapa në ikje, të ndjekur në heshtje,
nota vetmie që sjellin trishtim.
Jetë që të ngjan më keq se një vdekje,
hapa të rëndë, plagë pa shërim! Fatmira Loci

*Jam unë*

Jam unë … e gjetur në mes botës ku kërkoj arsye
jam unë… e gjetur mes errësirës ku kërkoj dritë
jam unë… në mes gjithçkaje ku kërkoj çdo gjë
jam unë… ambicioze për çdo sfidë të jetës
ëndërroj ëndërrime të largëta
thjeshtësi në mendjen time
mbizotëron ndër vite
brengë në zemër gjithmonë familja ime
e mundim ajo çka e tërbon atë
të lartësoj idetë në mendje më rri
sepse jam unë, e rrethuar nga dashuria
por në mungesë të saj
me trillime të vrasjes larg
me zemër të madhe që ekziston në tokë
e në qiell… parajsa që do më marrë
botë kuptimplote… mjegull
sepse jam unë ajo që ekzistoj…
STELJANA BARDHAJ

Një dite me shi…

Eh, sa herë shiu të bjerë vazhdon,
Në zemrën time një ndjenjë e zgjon…
Eshtë ndjenja që lindi kur shiu po binte,
E në zemrën time diçka bëri të lindte..
Me mall pres që qielil të lotojë,
E ato caste me mallëngjim t’i kujtoj…
Se ishte momenti i parë në jetën time,
Që ajo ndjenjë hyri në çdo qelizë timen…
Në vend që të t’urrej o shi i bekuar,
Të pëlqej me të vërtet shumë o i uruar…
Se ti bëre që unë të kupoj atë ndjenjë hynore,
Atë ndjenjë që e kupton vetëm qenia njerzore…
Jam i lumtur kur rrugës ti më shoqëron,
Se ndjehem në tjetër botë, po po ti në tjetër botë më dërgon…
Ndaj shi bjerë e asnjëherë mos ndalo,
E digje k’te zemër që si ty po loton…
Nikoll Koca

Puthja që flet…

Puthjet e tua flasin,
më thonë gjithçka që ti ndjen,
më falin çdo ditë rini,
dhe freskia nëpërmjet tyre më vjen…

Janë e vetmja gjë e sinqertë që kam,
vetëm përballë tyre, heshtja ka kuptim,
se ato thonë mijëra fjalë,
qe i japin jetë shpirtit tim…

Me to nis e mbaron çdo ditë,
ato më thonë natën e mirë dhe mirëmëngjes,
do jenë e vetmja gjë e fundit,
që do kërkoj ditën që do vdes…
Bujar Salla

Ti qiell

Ti qielli im, që je përmbi krye,
që portat e shpirtit, mi hap kanat,
sa herë gjëndem keq, sa herë une bie,
më gjendesh, në krah.

Ti qielli dëshmitar për të gjitha,
e di kur jam ngushtë e kur rrugës nuk kam,
m’i hedh nga lart ca shkallë transparente,
…që duhet t’i kap…
Ollga Selmani (Farmacistja)

Asnjëherë…
Asnjëherë s’më ke besuar
s’di se ç`ndjenj që kam për ty
unë kurrë s’të kam gënjyer
të betohem për këta sy
Mos më pyet gjëra të kota
të gënjej nuk mundem dot
ta kam thënë unë jam e jotja
këtë nuk po ta them sot
Xhelozi mos bëj me mua
se askënd s’e dua tjetër
nëse ti nuk më do mua
bëhemi miq të vjetër
Mos më thuaj fjalë të rënda
se asgjë nuk po kuptoj
jo, i dashur, nuk shoh ëndrra
por ëndrrën me ty jetoj…
Anita Hoxha

Më fal një çast

Më fal një ditë nga jeta jote.
Një çast me ty ësht’ sa një jetë.
Mrekulli e kësaj bote…!
Ka dhe mrekulli, vërtet…

Kur jam me ty, fjalët më zhduken.
Humb me dëshirë e më pëlqen.
Në ka çaste lumturie.
Thjesht te ti, pafund i gjen!

Merrmë në puthjet më të ëmbla.
Mbamë në tënden, ëmbëlsi…
Nuk jam unë, që rroj në ëndrra.
Por je ëndrra ime, ti!

Lermë mbi trupin tënd të endem.
N’ato udhë, që veç unë di…
Te ty shpirt, kudo të gjendem.
E di, do t’jem në dashuri!

Mbamë ti peng në duart e tua.
Nuk do t’kundërshtoj aspak.
Ti vullkan mbushur ”të dua”…
Digjmë me të tuat, flak’!

Më fal një ditë nga jeta jote.
Një çast me ty është përjet’si.
Mrekulli e kësaj bote
Ti mban emrin, dashuri…

E kur di të japësh shpirtin,
…një hap më thellë në lumturi.
Bledi Ylli (Krijime të reja)

Balada e një nate

Nën bulëza kujtimesh
Të zhytura në natë
Qerpikët bashkuar
Për ty rri mendoj…
Në heshtje venitur e fillikat,
Në sfond të pasqyruar
Qenien tende meditoj…
Por ti rrije i heshtur në qosh’ të shpirtit tim…
Eh, sikur ta dije…
Dhe natës t’i jepje kuptim…
Por mbete një hije…!
E nga shpirti im
Dy duar të përkëdhelin, bukuri…
Qan me mua nata…
Si një kalorës, rrëmbimthi
Më mbështjell në tendin gji…
Dhe humb… në dy-tri hapa…
Elisabeta Hoxha

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Njoftime nga Shqipëria...

Next Post

Më mungon...

Advertisement