Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pse kemi frikë të ndërtojmë familje?

– Përshëndetje, doktor Jashari! Kohët e fundit, familjet shqiptare po bëhen gjithnjë e më shumë familje bërthamore. Cilat janë familjet më të lumtura, ato tradicionale apo ato burrë e grua e fëmijë? Po ata që jetojnë nëpër familje tradicionale, si mund ta shmangin përplasjen e brezave? Po kështu, kohët e fundit në Shqipëri ka një tendencë për t’iu shmangur martesës. Martesa ka filluar të bëhet e frikshme për njerëzit; ata që janë të pamartuar, janë në dilemë nëse duhet të martohen apo jo. Cili mendoni ju se është shkaku pse kemi frikë të ndërtojmë familje? A mund të ndikojë ana financiare? Me respekt, Toni nga Fieri.
Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist: – I nderuar Toni nga Fieri! Ti na bën shpesh pyetje të tilla, si një sociolog i mirë. Në lidhje me pyetjen e parë, dua të them se familja tradicionale ka shumë të mira e ndoshta vetëm të mira, pasi nuk ka gjë më të bukur sesa ndërthurja e brezave. Me sa duket, vetë Universi e ka bërë të tillë njeriun: Një qenie jo vetëm humane, por edhe biosociale. Integrimi i brezave është gjë e bukur, por edhe një domosdoshmëri. Të lutem, kujtoje dramën me shumë kuptim “Kupa e drunjtë” dhe, nëse nuk e ke parë, blije këtë kasetë e shihe, se ajo e ka përgjigjen brenda. Edhe nga përvoja kam kuptuar se i zë “gjynahu” ato çifte që për rehatinë e vet braktisin brezat paraardhës dhe më pas e paguajnë shtrenjtë indiferentizmin e tyre, nga brezat pasardhës. Një studim të tillë e ka bërë psikologia kliniciste Entela Isufi e cila do ta ketë edhe librin e parë të saj. Studimet ajo i ka bërë si një vëzhguese e kujdesshme kryesisht te kopështi i saj privat dhe njëkohësisht, shkollë 9 vjeçare. Njerëzit, pra, me mençuri duhet të ndërtojnë ura bashkëpunimi e komunikimi me brezat, sepse brezat nuk vijnë si nga ndonjë planet tjetër. Madje, sa herë që i qortojmë brezat, të mos harrojmë se çdo brez, ka bërë për brezin pasardhës shumë më tepër nga ç’kanë bërë prindërit e tyre ndaj këtij brezi. Porse, ura të tilla s’mund të ndërtojnë ata të cilët nuk kanë paqe as në shpirtin e tyre, pasi ka njerëz që janë si në konflikt jo vetëm me të tjerët, por edhe me vetveten. Ashtu siç plagosen boksierët nga goditjet, ashtu edhe këta, si në një ndeshje boksi, “plagosen” nga brenda me veten e tyre. Ka njerëz që u buron mirësia edhe nga sytë, ashtu siç ka njerëz që i bren zeheri nga brenda, aq sa të bëjnë që t’u ikësh me vrap. Që nga emri e kuptojmë se sa e rëndësishme është harmonia në mes të brezave dhe paqja shpirtërore. Kjo të bën që, kur hyn në shtëpinë tënde, në ambientin familjar mbushesh me atmosferë e harmoni. Sipas Ligjit të Karmës, atë që ti nuk e bën siç duhet, ose e bën keq, ajo të kthehet mbrapsht e sikur të zë, e vuan. Ndaj, që të marrim, më parë duhet të japim e që të na durojnë, duhet të durojmë. Nëse je si në gjendje “lufte” me veten dhe të duket sikur vetëm të tjerët janë shkaku, as nuk mund të japësh e as nuk mundesh që të marrësh. Në këto raste, në popull përdoret shprehja: Është si uthulla dhe e ka zënë gjynahu i prindërve.
– Dihet se njeriu e humbet paqen shpirtërore kur nuk shlyen një borxh ose kur bën gjëra në kundërshtim me parimet dhe bindjet e tij. Nëse një njeri e kupton se nuk po e merr dot “hallallëkun” e prindërve të vet, atëhere ai, edhe po qe se nuk e ka frikë Zotin, përsëri do të ketë frikë atë që quhet “modeli i keq”, të cilin ia kopjojnë pasaardhësit, që do të jenë edhe “hakmarrësit” për ta. Këtë e tregoi aq bukur drama “Kupa e drunjtë”, aq sa aktorja brilante Rajmonda që luante rolin e nuses, filloi të ndjehej e “sulmuar” edhe në jetën jashtë rolit, për shkak të rolit të saj, edhe pse pamja e saj e ëmbël dhe shpirti që ka, janë për t’u admiruar. Roli i saj flet shumë, pasi edhe pse ajo duket sikur është krejt e justifikuar me ato që bën e thotë, thellë në ndërgjegje, kjo nuse e di se po i hyn në hak dikujt, po bën një gjynah ndaj një plaku të moçëm që po e detyron të shkojë me dhimbje në azil. Pra, ajo e ndjen se duke i bërë një padrejtësi “të drejtë” dikujt, thellë përbrenda e di që padrejtësia është e keqe dhe e dënueshme, pasi ajo “gërric” e nuk mund të gjesh paqe me veten. Këtë ajo e kuptoi ca më mirë, kur e bija e saj vendosi ta ruante kupën e drunjtë të gjyshit për pleqërimin e saj. Në trupin e njeriut gjendet një organ i cili, kur ai nuk është në formë, i gjithë trupi të bëhet “vrer” dhe ky organ është zemra. Siç thotë populli: Iu “prish” zemra pasi paqja e njeriut nuk është diçka që instalohet nga jashtë, ajo gjendet brenda në zemër. Edhe me fe thuhet se atij që i mungon butësia i mungojnë të gjitha të mirat. Kam lexuar jetëshkrimet e shumë njerëzve të mëdhenj e me veti të çmuara për shoqërinë dhe rezulton se roli i gjyshërve ka qënë vendimtar në formatimin e mirërritjen e tyre dhe në atë që unë do ta quaja “lumturia fëminore”. Për një fëmijë të rritur pa ngrohtësinë gjyshërore e prapa shpinës së prindërve, në lidhje me fëmijërinë etj. do të përdorja fjalët: Fëmijëri pa fëmijëri. Në lidhje me martesën: Nuk ka gëzim më të madh sesa martesa dhe dashuria kur njeriu e dëbon egoizmin nga zemra dhe duket sikur jeton për të tjerët më shumë sesa për veten. Por, shumë nga martesat e sotme nuk janë të tilla pikërisht sepse ato nuk krijohen mbi bazën e dashurisë dhe respektit reciprok, por më shumë mbi bazën e “llogarive” dhe nevojave ekonomike. Një martesë të tillë, për qëllime ekonomike, Tolstoi e ka quajtur “prostitucion bashkëshortor” ku njëra palë shitet për ato të shkretat interesa. Me kalimin e kohës, ai fillon dhe i kërkon ato gjëra që i ka neglizhuar si dashuria e respekti reciprok dhe është e pamundur që ai ta gënjejë veten si në adoleshencë. Ndaj edhe lindin “rebelimet” dhe nevoja për liri që ngjan si një nevojë për çlirim. Ndaj ka aq shumë divorce ose martesa të “vdekura” sepse ato ndërtohen pa “themele” dhe… ah, “tërmeti” jetë i rrëzon ata.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Frekuentoj palestrën, por nuk bie në peshë. Çfarë më këshilloni?

Next Post

Cfarë karakteri kane personat qw kanë grupin e gjakut A?

Advertisement