Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us
Larg teje...
Im shoq më ka lënë pasdore, nuk di si të veproj?
Kam ca frikëra të çuditshme...

Im shoq më ka lënë pasdore, nuk di si të veproj?

– Historia ime vërtetë më bën të mendoj se ndodhem në udhëkryq. Shkurt e me pak fjalë kam 9 vjet që jam e martuar, e dashurova, por problemet filluan që në natën e parë të dasmës. Ai nuk më preku me dorë, dhe kështu vazhduam, bëja çdo gjë dhe ju përkushtova familjes sepse bëmë dhe një fëmijë. Kemi pasur rrallë mardhënie seksuale dhe u ndamë për pak kohë por u ktheva sërisht sepse më këpuste shpirtin djali, por edhe im shoq është i mirë në çdo gjë tjetër. Por ama nuk i dha kurrë rëndësi problemit tonë, por kur u bashkuam sërisht, ngela përsëri shtatzënë dhe bëra një vajzë. Vajza sot është 4 vjeçe dhe nuk kemi kryer kurrë më mardhënie, u ndamë për një vit por prej fëmijëve u bashkuam përsëri, për ata nuk mendova më për jetën time. Jam 30 vjeçe dhe më vjen keq për veten time, im shoq nuk e di çmendon, sepse jam lodhur ta pyes e ta pyes. Jam mbyllur në vetvete, përkushtohem familjes, i respektoj por nuk e di sa do të durojë më ky shpirti im. Nuk është se ndjej që kam nevoja personale, sepse jam ftohur, por kam nevojë për dashurin e tim shoqi, dhe kam frikë sesi do të jetë fundi. Them gjithmonë, të kem fëmijët mirë dhe për ata çdo gjë e bëj, por kam filluar të ndihem e pafuqishme sepse më mungon im shoq… Nuk di si të veproj, si ta zgjidh këtë kleçkë?

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Larg teje...

Next Post

Kam ca frikëra të çuditshme...

Advertisement