Ashtu sikurse edhe vitamina B-9,

vitamina B-12 merr pjesë në proceset e prodhimit të gjakut

dhe “përkujdeset” për metabolizimin (shkëmbimin) e karbohidrateve dhe yndyrnave në organizëm.

Shenja e parë e mungesës së saj në organizëm është shfaqja e anemisë, sidomos, e anemisë së keqe me prejardhje kanceroze. Cilat janë shenjat e kësaj anemie? I sëmuri ndjen lodhje, dobësi trupore, djegie të gjuhës, dhimbje dhe çrregullime të stomakut, pamjaftueshmëri të lëngjeve të stomakut, vështirësi në ecje dhe dhimbje në këmbë. Është e vështirë të besosh se mungesa e një vitamine të vetme shkakton gjithë këto të këqia dhe prania e saj, rregullon si me magji çdo gjë, por kjo është e vërteta…

Para Luftës së Dytë Botërore, aneminë “e keqe” e quanin sëmundje të pashërueshme dhe e trajtonin si një variant të kancerit. Megjithatë, në ishullin Sri-Lanka kishte shekuj që e kuronin këtë sëmundje me një mënyrë shumë të thjeshtë, duke i dhënë të sëmurit të hante mëlçi të gjallë (të pagatuar). Në vitin 1934, dy mjekëve të Universitetit të Havardit, Xhoxh Majkotit dhe Uilliam Pari Mjërfit iu akordua çmimi Nobël pikërisht për zbulimin e ilaçit Vitamina B-12 që kishte në përmbajtje Cianokoballaminë, e cila luan një rol shumë të madh edhe në funksionimin e mirë të sistemit nervor, duke ndikuar në këtë mënyrë në veprimtarinë e të gjitha organeve të tjera.

Më vonë u vu re se kur mungonte vitamina B-12, organizmi vuante edhe nga mungesa e vitaminës B-1, madje edhe në ato raste kur i sëmuri konsumonte ushqime që e kishin këtë vitaminë, por trupi nuk e përvetësonte. Kjo sillte çrregullime të mëdha jo vetëm në sistemin nervor, por edhe në gjendrrat e sekrecionit të brendshëm, në tru, sillte sëmundjen beri-beri (polinefritet) dhe çrregullonte traktin e të ushqyerit dhe tretjes së ushqimit…

Psikiatrët çuditen edhe sot e kësaj dite me efikasitetin e vitaminës B-12 te të sëmurët e tyre. Veç kësaj, kjo vitaminë “zbut” dhimbjen e syve dhe në shumë raste shëron sterilitetin, sidomos te meshkujt.

Vitamina B-12 merr pjesë aktive në ndarjen e qelizave, duke qenë vetë e pranishme në secilën prej tyre. Duke u nisur vetëm nga kjo, mund të arrijmë në përfundimin se kjo vitaminë ka rëndësi të jashtëzakonshme për shëndetin tonë. Në një shkallë shumë të lartë, nga niveli adekuat i kësaj vitamine varen ato inde, të cilat ndahen me intensitet të madh, siç janë për shembull qelizat e gjakut, ato të imunitetit, të lëkurës dhe qelizat që përkujdesen për zorrën e trashë. Megjithëse veprimi i kësaj vitamine nuk është studiuar ende deri në fund, që tani është e qartë se B-12 luan një rol vendimtar në krijimin e “mbulesës” së nervave (e asaj që quhet guaska mielino), mungesa apo dobësimi i së cilës sjell pasoja të pariparueshme për vetë nervat. Vitamina B-12 (cianokoballamina) është e domosdoshme edhe për mirëfunksionimin e vitaminës B9, ka rëndësi shumë të madhe për prodhimin e acideve nukleare (materiale gjenetike) dhe merr pjesë në përpunimin e proteinave, karbohidrateve dhe yndyrnave, si dhe në formimin e qelizave të shëndosha, në përpunimin e acideve folietike dhe të holinës. Në bashkëveprim me vitaminën C dhe A, ajo ndihmon për sintetizimin e indeve të trupit. Më në fund, në bashkëpunim me lëndë të tjera, kjo vitaminë ndihmon në pastrimin e organizmit nga toksidet.

Për sa vitamina B-12 ka nevojë trupi ynë?

Norma minimale ditore është 3 mkg dhe këto vitamina ne i sigurojmë edhe po të hamë fare pak mish, qumësht, vezë, mirëpo vitamina B-12 ka armiqtë e vet edhe brenda organizmit tonë (në radhë të parë disa tableta kontraceptive)… Veç kësaj, kjo vitaminë është efektive në rast se gjen disa faktorë të favorshëm në organizëm si, fjala vjen, disa lëngje dhe acide gastrite. Ka disa njerëz, në organizmin e të cilëve kjo vitaminë nuk sintetizohet dhe këta janë në radhë të parë pleqtë, të cilëve u dobësohet stomaku e zorrët dhe pakësohet prodhimi i disa acideve. Atëhere nuk përvetësohet nga organizmi as hekuri dhe mund të shfaqet anemia. Në këto raste, rezultatet me të mira i japin vitaminat B-12 të marra nëpërmjet injeksionit dhe jo tabletave, të cilat kombinohen keq edhe me hekurin. Ndërkaq, acidet e frutave dhe perimeve, sidomos uthulla e mollës, mund të vendosë në organizëm një bilanc të favorshëm. Prandaj, duhet që të moshuarit të mbajnë një nivel të caktuar të acideve në organizmin e tyre dhe të marrin vazhdimisht sasi të mjaftueshme të vitaminave B1, B6, B2 dhe B12, së bashku me ushqimet natyrore…

Sipas të dhënave të fundit shkencore, defiçiti i vitaminës B-12 në organizëm sjell mungesën e karnitinës, e cila “gjuan” në organizëm molekulat e yndyrnave dhe i transporton ato në mitokondri, domethënë, në “centralet elektrike” të qelizave, ku ato oksidohen dhe i japin energji gjithë organizmit… Mungesa e karnitinës sjell degradimin e produkteve të lartpërmendura në gjak, shtohet dhjami dhe mbetet i papërpunuar… Duhet patur parasysh se për të përvetësuar vitaminën B-12 në zorrë në përgjithësi dhe në zorrën e trashë në veçanti është e nevojshme prania e kalciumit të koncentruar.

Dhe, më në fund, duam të theksojmë se kjo vitaminë, e tretshme në ujë, kaq e domosdoshme për shëndetin tonë, ndodhet me shumicë në mëlçinë e viçit, të cilën duhet ta konsumojmë me domosdo të paktën një herë në javë. Me vitamina B-12 janë të pasura edhe produktet blegtorale, sidomos kosi, e verdha e vezës, majatë e ndryshme, perimet, si: rrepat, karotat dhe zhardhokët e tjerë, si dhe frutat e detit, kallamaret, karkalecat, etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *