Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Buka role me dy ngjyra

Përbërësit:

500-600 gramë miell (shikojeni edhe vetë sasinë e miellit, sa të bëni një brum jo shumë të fortë, por as të butë fare)
3 të verdha veze dhe një vezë të plotë
200 ml qumësht i vakët
1 lugë kafeje sheqer
1 lugë e gjysëm çaji kripë
20 g maja buke të fresket
5-6 lugë gjelle vaj ulliri
100 g spinaq
2 qepë të njoma (vetëm bishtat)
pak arrë myshku të bluar në rende, të freskët
1 ½ lugë kafeje kripë (për mbushjen)

Përgatitja:
Tresni majanë me qumështin e sheqerin dhe lëreni në një vend të qetë, që të veprojë majaja. Pastaj, shtoni vajin e ullirit, vezët e rrahura dhe përzijeni. Miellin përziejeni me kripën dhe ia hidhni përsipër masës së lëngshme, derisa të bëhet një burmë si ai që thamë më lart. Këtë masë brumi e ndajmë në dy pjesë; te njëra shtojmë edhe spinaqin e bërë pure (kavërdiseni pak spinaqin, sa të pijë lëngun e vet, hidhini pak kripë, i shtoni bishtat e qepës dhe e beni pure në mikser. Aty hidhni edhe pak arrë myshku). Të dyja masat e brumit i lëmë të vijnë veç e veç në një vend të ngrohtë, afro një orë, një orë e gjysmë, derisa brumi të dyfishojë vëllimin e vet. Pastaj e hapim brumin në dy shtresa të trasha, që i vëmë mbi njëra rjetrën dhe e bëjmë role. Lëreni përsëri të vijë rreth 20 minuta, pastaj lyejeni me të verdhë veze dhe pak qumësht, po deshët. E piqni në 180 gradë, rreth 40 minuta.
Në vend të spinaqit mund të përdorni brumin me rrepa të kuqe (vishnje), ose me domate pure (e kuqe), ose me pure karote (portokalli) dhe mund të bëni role të ngjyrave të ndryshme, vetëm se brumi i bardhe duhet poshtë, ai me ngjyrë sipër dhe kur mblidhet, ai ngelet brenda. Formën mund t’ia ndryshoni, t’i jepni atë që dëshironi, si për shembull, ta bëni gërshet.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pyetje-Pergjigje...

Next Post

Vajzat kerkojne djem...

Advertisement