Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
UJKU I NAFTËS...
Kafshët na mësojnë si të kujdesemi për shëndetin
Filmi i parë erotik, i filmuar me dron

Kafshët na mësojnë si të kujdesemi për shëndetin

1. Mos bëni shumë punë njëherësh

Kur qentë kanë diçka për të bërë, ata e përqendrojnë vëmendjen aty. Mbase edhe njerëzit duhet të bëjnë të njëjtën gjë. Studiues të Universitetit të Stanfordit zbuluan se ata njerëz që njëkohësisht, punojnë, shohin e-mailet dhe futen në internet, kanë probleme me përqendrimin dhe kujtesën, krahasuar me ata që bëjnë vetëm një punë. Të tjera studime kanë zbuluar se nëpunësit, në fakt, humbasin kohë kur bëjnë shumë gjëra njëherësh.
2. Flini gjumë gjatë ditës
Kafsha juaj shtëpiake nuk e kalon gjithë ditën pa mbyllur as edhe një herë sytë. Ka të dhëna që edhe ju mund të përfitoni nga seanca të shkurtëra gjumi, ashtu siç bën macja juaj. Një studim, i bërë me 24 mijë njerëz, ka treguar se ata që flenë gjumë rregullisht në drekë, kanë 37% më pak shanse të vdesin nga sëmundjet e zemrës, sesa njerëzit që flenë vetëm me raste. Seancat e shkurtëra të gjumit mund të shtojnë edhe vëmendjen dhe cilësinë e punës.
3. Ecni çdo ditë
Pavarësisht nëse keni dy apo katër këmbë, ecja është një nga mënyrat më të sigurta dhe të lehta për të djegur kalori, si edhe për të nxitur shëndetin e zemrës. Ecja e rregullt të ndihmon gjithashtu për: Të luftuar depresionin, rënë në peshë, ulur rrezikun e diabetit 2, ulur rrezikun për kancerin e gjoksit dhe zorrës së trashë, mbajtur kockat e forta, mbajtur mendjen e mprehtë.
4. Kultivoni miqësitë
Njerëzit janë kafshë shoqërore dhe miqësitë janë të mira për shëndetin. Disa studiues australianë ndoqën 1500 njerëz të moshuar për 10 vjet. Ata me më shumë miq, kishin 22% më pak gjasa të vdisnin se ata me pak miq.
5. Jetoni momentin
Jetoni momentin, ky është një nga mësimet më të rëndësishme që ne mësojmë nga kafshët tona. Në një studim me titull “Një mendje e hutuar, është një mendje e palumtur”, psikologët e Harvardit kanë nxjerrë përfundimin se njerëzit janë më të lumtur kur bëjnë aktivitete që e mbajnë trurin e tyre të përqendruar, si seksi, apo fizkultura. Nëse sjell nëpër mend, planifikon, apo bluan me vete diçka tjetër, përveç aktivitetit që po kryen tani, kjo gjë minon lumturinë.
6. Mos mbani mëri
Një pjesë e qëllimit për të jetuar momentin është t’i lësh të shkuarat, të harruara, siç thotë populli. Hiqeni nga vetja ndjenjën e mërive të vjetra dhe me siguri do të merrni frymë më lehtë. Zemërimi kronik thuhet se sjell probleme në funksionimin e mushkërive, ndërsa falja kontribuon në uljen e presionit të gjakut dhe redukton ankthin. Njerëzit që falin, kanë edhe tendencë të kenë një vetëbesim më të lartë.
7. Tregojeni mirënjohjen…
Ok, mbase ju nuk keni bisht, por mund të buzëqeshni, ose ta tregoni mirënjohjen tuaj në një mënyrë tjetër. Studiuesit kanë gjetur një lidhje të fortë mes mirënjohjes dhe mirëqenies sonë të përgjithshme. Në një studim, njerëzit që mbanin ditare mirënjohjeje, kishin qëndrime më të mira, bënin më shumë fizkulturë dhe kishin më pak ankesa fizike.
8. Mbajeni gjallë kureshtinë
Sipas një thënieje popullore, “kurioziteti ka vrarë macen”, por kjo nuk vlen për njerëzit. Studimet kanë treguar se njerëzit që janë më kureshtarë kanë tendencë ta kenë më të zhvilluar sensin e kuptimit të jetës. Studime të tjera e kanë lidhur kureshtinë me mirëqenien psikologjike dhe shtimin e njohurive e aftësive.
9. Tregohuni qesharakë
Të qenit paksa qesharakë sjell përfitime të rëndësishme për shëndetin. Kardiologët e Universitetit të Merilendit, Medical Center, kanë zbuluar një sens më të fuqishëm humori te njerëzit me zemër të shëndetshme, sesa tek ata që kishin vuajtur nga infarkti. Përfundimi i tyre qe se “e qeshura është ilaçi më i mirë”, sidomos kur bëhet fjalë për të mbrojtur zemrën.
10. Bëni një masazh
Fuqia e prekjes nuk është e paktë. Studiues të Institutit të Studimeve mbi Prekjen, në Universitetin e Shkollës së Mjekësisë, Miami Miller, kanë zbuluar se terapia e masazhit mund të lehtësojë dhimbjen, të nxisë sistemin imunitar dhe të ndihmojë të mbash nën kontroll sëmundje të tilla kronike siç është astma dhe diabeti. Prekja e njeriut të dashur mund të ketë pasoja edhe më të fuqishme. Në një studim, gratë e martuara ndjenin më pak ankth në lidhje me kërcënimin e një shoku elektrik, kur mbanin dorën e partnerit.
11. Pini ujë kur jeni të etur
Qentë nuk pinë pije energjetike kur vrapojnë shumë dhe shumica e njerëzve nuk ka nevojë për këtë. Gjatë një seance normale fizkulture, pirja e ujit është mënyra më e mirë për të qenë të hidratuar. Uji u jep muskujve dhe indeve tuaja lëngun e nevojshëm, pa e shtuar numrin e kalorive. Sigurohuni të pini më shumë gjatë ditëve të nxehta, ose kur djersitni shumë.
12. Hani peshk
Shumica e maceve do t’i ndërronin me gjithë qejf kroketat e tyre me një konservë peshku ton. Për fat, ju keni mundësinë të zgjidhni të hani rregullisht peshk. Salmoni, toni, trofta dhe peshq të tjerë me yndyrë kanë acide ynydrore omega3, që mund të reduktojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, presionin e lartë të gjakut dhe artritin. Përveç kësaj, studiues të Universitetit të Rashit, kanë zbuluar se njerëzit që hanë të paktën një herë në javë peshk, kanë 60% më pak mundësi të vuajnë nga sëmundja e Alzhaimerit.
13. Nëse doni dikë, tregojani
Qentë nuk luajnë rolin e të vështirit, kur duan dikë, ata ia tregojnë! Kjo është një mënyrë e mirë për njerëzit që kërkojnë të forcojnë marrëdhëniet e tyre. Në një studim të publikuar në SHBA, sugjerohet se gjestet e vogla, por me kuptim, mund të kenë ndikim të madh në faktin se sa të lidhur dhe të kënaqur ndjehen çiftet.
14. Lozni
Loja nuk është vetëm për fëmijët dhe kotelet. Në librin e tij “Lozni”, profesori Stjuart Braun, shkruan se loja është një nevojë thelbësore për njerëzit, së bashku me gjumin dhe ngrënien. Loja përmirëson inteligjencën, krijimtarinë, mënyrën e zgjidhjes së problemeve dhe aftësitë shoqërore. Kështu, pra, merrni shembull nga kafsha juaj dhe dedikojuni një aktiviteti që nuk ka qëllim tjetër veç zbavitjes.
15. Kaloni kohë në ajër të pastër
Një shëtitje në pyll mund të jetë një kënaqësi për qentë, por ajo ka shumë përfitime edhe për trupin dhe trurin e njeriut. Kalimi i kohës në ajër të pastër të bën të jesh në formë, shton nivelin e vitaminës D dhe redukton stresin. Te fëmijët, loja jashtë është e lidhur edhe me një shikim më të mirë në distancë, më pak simptoma të ADHD (fëmijë që nuk përqendrohen e hiperaktivë) dhe një ecuri më të mirë në shkollë.
16. Kujdesuni për veten
Përveç përfitimeve të dukshme për shëndetin, larja e trupit dhe e dhëmbëve ka një numër efektesh pozitive në jetën tuaj. Higjiena e mirë personale është thelbësore për vetëvlerësimin. Kujdesi për pamjen e jashtme, të ndihmon edhe të gjesh e të mbash një punë.
17. Mësoni të kuptoni gjuhën e trupit
Qentë e kanë shumë të zhvilluar shqisën e të kuptuarit të gjuhës së trupit të njëri-tjetrit, ndërsa njerëzit, jo edhe aq. Shumica prej nesh i tregojmë emocionet tona nëpërmjet mënyrës si qëndrojmë, si flasim dhe me anë të syve, por jo të gjithë janë të aftë t’i lexojnë këto shenja. Njerëzit përmirësohen në dëshifrimin e gjuhës së trupit, me kalimin e moshës.
18. Shtriquni shpesh
Shtriqja ruan elasticitetin e trupit, por të mirat e saj nuk mbarojnë me kaq. Në një studim 10 javor, vullnetarët, të cilët nuk bënin ushtrim tjetër përveç shtriqjes, provuan ndryshime të vërteta fizike. Përveçse përmirësuan elasticitetin, ata shtuan edhe fuqinë e muskujve dhe rezistencën e tyre. Megjithëse ishte një studim i shkurtër, rezultatet treguan se shtriqja mund të jetë një alternativë e mirë për njerëzit që nuk bëjnë dot gjimnastikën tradicionale.
19. Kërkoni hijen
E keni vënë re se si qeni juaj kërkon një vend me hije për t’u relaksuar? Dermatologët na këshillojnë të bëjmë të njëjtën gjë, sidomos nga ora 10.00-14.00, të cilat janë edhe orët me më shumë rreze ultravjollcë, sidomos në fund të pranverës dhe gjatë verës. Nëse do t’ju duhet të rrini në diell, mos lini pa përdorur kremin me faktor mbrojtës në lëkurën e ekspozuar.
20. Ndiqni një orar ditor
Kafshëve u pëlqen të ndjekin një rutinë të caktuar ditore; ata nuk e dallojnë nëse është e shtunë, apo e hënë. E njëjta gjë ndodh edhe me orën biologjike të njerëzve, të cilët flenë më mirë nëse shkojnë në shtrat dhe ngrihen prej tij në të njëjtën orë çdo ditë, edhe gjatë ditëve të fundjavës. Nëse do të ndiqni një orar për larjen, veshjen dhe ngrënien, do të përmirësoni edhe cilësinë e gjumit.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

UJKU I NAFTËS...

Next Post

Filmi i parë erotik, i filmuar me dron

Advertisement