Ja, një studim që nuk i shërben kauzës së femrave! Sipas studimit, të kryer nga marka e elektroshtëpakeve Beko dhe i botuar në “Daily Mail”, 36% e grave të marra në pyetje, mendonin se bërja e punëve të shtëpisë u sillte atyre më shumë kënaqësi sesa seksi, ndërsa vetëm 18% e të intervistuarave mendonin se seksi është më i mirë se punët e shtëpisë. Mbi të gjitha, 40% e grave janë shprehur se ishte normale që ato të bënin më shumë punë se burrat dhe 26% kanë deklaruar se partneri i tyre nuk merrte pjesë kurrë në punët e shtëpisë. “Ky sondazh tregon se ka një hendek mes dy sekseve kur bëhet fjalë për ndarjen e punëve të shtëpisë”, thekson Xhorxh Med, menaxher te firma Beko. Çfarë na ngelet për të mos rënë në depresion? T’i themi vetes se sondazhi është bërë në Angli dhe se shqiptaret nuk janë dakord me të!
Advertisement