Cifti Alban Skënderaj dhe Mirjam Cani,janë një ndër ciftet më simpatikë të shoë bizzit. Ata të dy janë bashkë prej kohësh dhe tani duket se për ta ka ardhur momenti që të hedhin hapa të tjerë edhe më seriozë në lidhjen e tyre. Albani dhe Miriami kanë ndërmend të martohen, por jo vetëm kaq pasi po provojnë të bëhen edhe me fëmijë. Cifti ka blerë një vilë në periferi të Tiranës ku po mendojnë të formojnë familjen e tyre të re. Lajmin për planifikimin e një fëmije, e ka konfirmuar vetë Miriami në një intervistë të sajën ku pohon se dëshiron të bëhet nënë dhe se kanë në plan që ta shtojnë familjen dhe vitin tjetër do të kenë patjetër një fëmijë. Miriami shprehet se vitet dhe koha e kaluar bashkë, vetëm sa e kanë rritur dashurinë mes tyre.
Advertisement