Çpo ndodh sot në Shqipëri?
Është e njohur tani se te gjitha historitë e pushteteve personalë kanë një ngjashmëri thuajse identike, kur është fjala për arbitrarizmin dhe forcën që ushtrohet me demagogji për një “qëllim të madh të përbashkët”. Në fakt, këto tani janë vetëm ngjarje të shoqërive të pazhvilluara, ku pushteti dhe gënjeshtra janë e njëjta gjë. Kjo po ndodh edhe sot në qeverisjen Rama: një hall për të mbuluar dështimin në qeverisje. Dhe pyetja është kjo: ku ka ndodhur dështimi? Dështimi po vjen e po thellohet dita ditës, se ky kryeministër nuk gjeti dot para për ta nxjerrë vendin nga kriza financiare. Remitancat e emigrantëve, që deri para dy vjetësh kanë qenë rrëth 25 përqind të GDP, janë në një rënië drastike, kurse prodhim s’ka – atëherë, si do të jetojnë shqiptarët? Por këtu vjen e spikat naiviteti i një kryeministri që po bie edhe ky në injorancën e Enver Hoxhës, sepse e mendojnë pushtetin mashtrim. Enver Hoxha, pasi iu pre ndihma kineze, e mendoi veten te humbur në lidhje me zhvillimin e brendshëm. Po, si shtet, kishte rezerva deri në pesë vjet. Filloi të prekë rezervat shtetërore, dhe kur e pa se, askush nuk po i jepte ndihma pa kushte kundër tiranisë dhe terrorit shtetëror që ky ushtronte ndaj popullit të vet, mendoi aplikimin e fundit të tij dhe të vetë regjimit – deshi ta shfrytëzonte deri në palcë fshatarësine për ta gjetur këtu burimin e të ardhurave në mbajtje të pushtetit. Prandaj iu hoqi atyrë gjithçka private, tokë e bagëti, madje edhe pulat, dhe krijoi “tufzat” e tij të famshme. Si përfundim? Asgjë. Hoxha mendoi se kështu ata do të risnin më tepër prodhimin, sepse do t’i kushtoheshin tërësisht “pronës së kooperativës”. Po, jo vetëm që kjo s’ndodhi, por, gradualisht ra edhe prodhimi në mënyrë drastike. Fshatarët u sulën në dy drejtime: edhe të prodhimet e tyre të kooperativave, që i merrnin natën sepse nuk kishin çfarë të hanin; por edhe i ranë tregut të qytetit. Ky ishte fund i regjimit komunist në Shqipëri, që sigurisht e merritonte sepse, pasi kishte ardhur nga marrëzia e Enver Hoxhës, po nga marrëzia e tij ra aq keq, sa tani nuk dinë se ku kanë dhe kokën.
E njejta gjë do të ndodhë edhe me Ramën. Ky i ka hyrë të njëjhtës rruge të marrë: po i bie kapitalit me gjoba dhe me mjete të tjera represive, duke menduar gabimisht se kështu do të gjejë paratë për të mdënjur në pushtet. Qesharake. Informaliteti sot në Shqipëri është fenomen objektiv; dhe kush s’e kupton këtë, shkon te represioni shtetëror. Kjo do të rrënojë tregun, dhe rrënimi i tregut do të rrënojë vetë kryeministrin, i cili do të fluturojë keq e më keq. E vetmja shpresë për të gjetur burim financiar për të ringjallur ekonominë shqiptarë, nuk është zhvatja e kapitalit privat, sepse ajo të jep pará sot, dhe të gropos nesër. Paraja fitohet me politikë. Paraja dhe politika aktuale është vetëm te Bashkimi Europian dhe askund tjetër. Kjo është e vetmja politikë dobiprurëse; dhe të gjitha të tjerat, qofshin në Pekin apo Moske, janë vetëm iluzione si ato të Ramiz Alisë. Por ky kryeministër rastësor nuk di të bëjë reforma, dhe BE pa reforma nuk i afrohet. Politika e tij me dobi për të nxjerrë vendin nga kriza financiare që po e pllakos për ditë e më shumë këtë vend, është vetëm reformimi i shtetit shqiptar, sipas kushteve që ka vënë Bashkimi Europian. Kjo në fakt është prá, por, në të njejtën kohë, historikisht, ky është i njëjti ngërç apo bllokim që pllakosi Enver Hoxhën. Edhe Hoxhës, që t’i jepnin pará, i kërkonin reforma, por ai i kishte frikë reformat se i rrezikonin pushtetin personal, prandaj mendoi të shkatërrojë vetë shoqërinë, gjithë po me mendimin se do ta shfrytrëzonte atë deri në palcë. Ky ka qënë fund i tij, dhe, siç shihet, ky do të jetë edhe fundi i Ramës. Të dy njëlloj: nuk bëjne reforma. Po Rama e di këtë? Nuk besoj se e di, përderisa ka filluar edhe ky të ketë shpresë që të jetojë ne pushtet me “tufëzimet” që shpiku Enver Hoxha. Tregu kapitalist është kapriçioz: ai nuk të lejon që të dalësh jashtë regullave të tij, se ndryshe shpërbëhet për të sjellë krizë të menjëhershme, dhe erupocion shoqëror. Rama duhet të matet mire: po nuk bën dot reformat dhe s’plotëson dot kushtet që i ka vënë Bashkimi Europian, duhet të largohet. Deviza poltike që nga viti 2013, kur u rrëzua Sali Berisha është: “lufta kundër korrupsionit”. Kjo është reforma, sepse pa këtë reformë shtetërore, e ardhmja e Shqipërisë është pa shpresë.
Advertisement