Tuna ndër të tjera është dalluar edhe si njëra ndër këngëtaret më moskokëcarëse, me një look ekstravagant në klipet dhe daljet e saj skenike. Megjithatë, fustani që Bleona kishte zgjedhur të (zh)vishte në daljen e saj në ndarjen e cmimeve AMA, i ka bërë përshtypje edhe vetë Tunës. Kështu, ajo në korridoret e “Vizion Plus”, gjatë pauzës së spektaklit “Dancing ëith the Stars”, ku ajo është konkurente këtë vit, ka bërë gjestin që shikoni në foto me vajzën që ka imituar Bleonën, duke i kapur asaj gjoksin. Ky është një ndër gjestet e shumta me të cilët Tuna ka provokuar vazhdimisht. Dhe ky ishte provokimi i saj i radhës për të cilin nuk e dimë nëse do të ketë ndonjë reagim nga Bleona apo jo.
Advertisement