Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë
Seksioni për narkotikët
- Më datë 02.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin N.H, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 11.15, te Varri i Bamit , nga kontrolli fizik, ju gjet e bllokua 0.6 gr. lëndë narkotike e llojit Heroinë. Neni 283 i Kodit Penal.
Seksioni për trafikun e paligjshëm
- Më datë 02.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Sh. K, vjeç 46, banues në Fushë Krujë, pasi dyshohet se ka trafikuar mjetin tip “BMW X5”, i vjedhur në Gjermani më datë 04.05.2010. Neni 141/a i Kodit Penal.
Seksioni për korrupsionin
- Më datë 02.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për punonjësit e OSHEE-së, pasi dyshohet se i kanë mbi faturuar energji elektrike shtetasit F.L, 64 vjeç, banues në Tiranë. Neni 248 i Kodit Penal.
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
- Më datë 02.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit S. Q, dhe E.B, vjeç 34 dhe 26, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 01.12.2014, ora 17.45, në rrugën Vorë – Tiranë, duke drejtuar mjetet tip “Benz” dhe “Benz”, janë përqasur me njëra tjetrën, për pasojë është dëmtuar pasagjeri A.Q, vjeç 26, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
- Më datë 02.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen D.L, vjeç 27, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 08.00, në rrugën “Prokop Myzeqari“, duke drejtuar mjetin tip “Citroen”, ka aksidentuar shtetasen M.G, vjeç 87, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
- Më datë 02.12.2014, ora 23.30, u arrestua në flagrancë shtetasi Erion Kullojka, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Toptanëve”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Malaguti”. Neni 291 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 1
- Më datë 02.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin izraelit E.T, vjeç 23, pasi dyshohet se në Tiranë, në bulevardin “Zhan D’ Ark”, ka kundërshtuar punonjësit e policisë rendit. Neni 236 i Kodit Penal.
- Më datën 02.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I. A, vjeç 63, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 14.00, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, është konstatuar vjedhje e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
- Më datë 02.12.2014, 16.00, u arrestua në flagrancë shtetasi S.A, vjeç 66, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 13.00, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, është konstatuar rilidhja e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
- Më datë 02.12.2014, ora 12.30, u arrestua në flagrancë shtetasi V. D, vjeç 55, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 10.00, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së është konstatuar lidhje e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
- Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për vjedhje të energjisë elektrike, më datë 02.12.2014, u ndalua shtetasi në kërkim S.Q, vjeç 46, banues në Tiranë. Neni 137 i Kodit Penal.
- Në vijim të komunikatës, që bënë fjalë për vjedhje të energjisë elektrike, më datë 02.12.2014, filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin I.B, vjeç 53, banues në Tiranë. Neni 137 i Kodit Penal.
- Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për vjedhje të energjisë elektrike, më datë 02.12.2014, filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin P.Gj, vjeç 38, banues në Tiranë. Neni 137 i Kodit Penal.
- Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për vjedhje të energjisë elektrike, më datë 02.12.2014, filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin U.Sh, vjeç 40, banues në Tiranë. Neni 137 i Kodit Penal.
- Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për vjedhje të energjisë elektrike, më datë 02.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin H.Sh, vjeç 43, banues në Tiranë. Neni 137 i Kodit Penal.
- Më datë 02.12.2014, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N.U, vjeç 48, banues në Shkozë, pasi dyshohet se në Shkozë, i ka dëmtuar tubin e ujit të pishëm, shtetasit S.N, vjeç 30, banues në Shkozë. Neni 150 i Kodit Penal.
- Më datë 02.12.2014, në bulevardin “Gjergj Fishta”, në nje palester, shtetases Xh.M, vjeç 17, banuese në Tiranë, i kanë vjedhur “Iphone 6”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 2
- Më datë 02.12.2014, ora 16.00, u arrestua në flagrancë shtetasi R. Z, vjec 33, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Skënder Luarasi”, në lokal, nga punonjësit e OSHEE-së është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/2 i Kodit Penal.
- Më datë 02.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S. S, vjeç 30, banues në Yzberisht, pasi dyshohet se rreth orës 13.30, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, për motive të dobëta ka kanosur me pistoletën e shërbimit tip “Makarov”, shtetasin A. L, vjeç 49, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.
- Më datën 02.12.2014, ora 18.00, u arrestua në flagrancë shtetasi B. K, vjeç 49, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 12.00, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 3
- Më datë 02.12.2014, ora 13.00, u arrestua në flagrancë shtetasi B.J, vjeç 40, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 01.12.2014, në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes L.J, vjeç 38 dhe fëmijëve të moshës 8 e 11 vjeç, për të cilët është plotësuar urdheri i menjëhershëm i mbrojtjes. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. Neni 130/a i Kodit Penal.
- Më datë 02.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen M.V, vjeç 27, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ka marrë dy fëmijët e mitur, vajzën e djalin 8 e 2 vjeç dhe është larguar jashtë shtetit, pa pëlqimin e bashkëshortit E.V, vjeç 29. Neni 127 i Kodit Penal.
- Më datën 02.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D. B, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 22.00, në rrugën “Dritan Hoxha”, për motive të dobëta ka goditur me send të mprehtë, shtetasin D.H, vjeç 25, banues në Durrës. Neni 90 i Kodit Penal.
- Më datën 02.12.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit A.Ll, pasi dyshohet se rreth orës 20.00 në rrugën “Ibrahim Ndroqi”, ka vjedhur banesën e shtetasit E.P, vjeç 17, ku ka marrë 1 lap top dhe 1 celular. Neni 134 i Kodit Penal.
- Më datën 02.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G. Sh, vjeç 39, banues në Tiranë, pasi dyshohet se duke ndërtuar një objekt, ka dëmtuar banesën e shtetases M.T, vjeç 45, banuese në Tiranë. Nenet 150 e 199/a te Kodit Penal.
- Më datën 02.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. M, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 14.30, në rrugën “Bogdani” u kap me 0.59 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 284/d, i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 4
- Më datë 02.12.2014, ora 11.00, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen A.Y, vjeç 53, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti Xh.Y, vjeç 55, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.
- Më datë 02.12.2016, ora 16.00, u ndalua me iniciativë shtetasi Sh.K, vjeç 28, banues në Tiranë, i dënuar me pare 2 herë për vjedhje, pasi dyshohet se rreth orës 13.00, në rrugën “Halit Bega”, ka dhunuar banesën e shtetases P.B, banuese në Tiranë, te cilen dyshohet se e ka shtrënguar të kryej marrëdhënie intime, si dhe ka qëlluar me armë zjarri pranë banesës së saj. Me cilësinë e provës materiale u bllokua arma e zjarrit (pushke). Nenet 278/2, 84, 112 e 130 të Kodit Penal.
- Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për largimin nga banesa të shtetases M. K, më datë 01.12.2014, kjo shtetase u gjet dhe deklaron se është larguar me dëshirë dhe nuk do që të jetoj më me bashkëshortin G.K. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë.
- Më datë 02.12.2014, gjatë natës, në rrugën “Gjon Buzuku”, është vjedhur banesa e shtetases M.Xh, vjeç 54, banuese në Tiranë, ku kanë vjedhur 1 varëse floriri dhe 1 celular. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
- Më datë 02.12.2014, gjatë natës, në rrugën “Xhanfize Keko”, është vjedhur zdrukthtaria e shtetasit F.T, vjeç 37, banues në Tiranë, ku kanë marrë 3 sharra të tipit “Boch”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 5
- Më datë 02.12.2014, ora 15.00, u arrestua në flagrancë shtetasi P.L, vjeç 28, banues në fshatin Bulqesh, pasi dyshohet se rreth orës 12.00, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.
- Më datë 02.12.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit Xh.B, vjeç 53, banues në fshatin Bulqesh, pasi dyshohet se rreth orës 12.00, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.
- Më datë 02.12.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit F. K, vjeç 42, banues në Paskuqan, pasi dyshohet se rreth orës 12.00, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.
- Më datë 02.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen M. Sh, vjeç 43, banuese në Valias, pasi dyshohet se më datë 01.12.2014, ora 20.30, në Valias, në banesën e shtetases F.A, vjeç 58, ka tentuar të vjedhë pompën e ujit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.
- Më datë 02.12.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit F. P, vjec 64, banues në Paskuqan, pasi dyshohet se para 6 muajsh, në Babrru i ka vjedhur me anë të mashtrimit 4 tavolina, 16 karrige druri dhe 30 litra raki, shtetasit S.D, vjeç 64. Neni 143/1 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 6
- Më datë 02.12.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit Sh.B, vjeç 47, banues në fshatin Mëzes, pasi dyshohet se më datë 01.12.2014, ora 15.00, në banesë, nga punonjësit e kompanisë OSHEE, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.
- Më datë 02.12.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit D.N, vjeç 21, banues në Kamëz, pasi dyshohet se më datë 01.12.2014, ora 13.00, tek parkimi i nje spitali privat, i ka vjedhur celularin shtetasit F.N, vjeç 40, banues në Lezhë. Neni 134 i Kodit Penal.
- Në vijim të komunikatës datë 17.11.2014, që bënë fjalë për vjedhjen e energjisë elektrike; më datë 02.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin H.L, vjeç 53, banues në fshatin Yrshek. Neni 137/1 i Kodit Penal.
- Në vijim të komunikatës datë 17.11.2015, që bënë fjalë për vjedhjen e energjisë elektrike; më datë 02.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.A, vjeç 43, banues në fshatin Yrshek. Neni 137/1 i Kodit Penal.
- Në vijim të komunikatës datë 26.11.2014, që bënë fjalë për vjedhjen e energjisë elektrike; më datë 02.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B.K, vjeç 31, banues në fshatin Kashar. Neni 137/1 i Kodit Penal.
- Në vijim të komunikatës datë 26.11.2014, që bënë fjalë për vjedhjen e energjisë elektrike; më datë 02.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin H.D, vjeç 54, banues në fshatin Kashar. Neni 137/1 i Kodit Penal.
- Më datë 02.12.2014, gjatë natës, në rrugën “Hasan Alia”, është vjedhur banesa e shtetasit S.Ç, vjeç 61, ku kanë marrë disa bizhuteri floriri me vlerë 70.000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Kavajë
- Më datë 02.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. B, vjeç 26, banues në Kavajë, pasi dyshohet se në bulevardin “Josif Budo”, në lokal ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit. Me cilësinë e provës u bllokuan 4 pajisje elektronike. Neni 197 i Kodit Penal.
Drejtoria e Policisë Qarkut Durrës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
- Më datë 02.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin me iniciale L.D, banues në Durrës, pasi dyshohet se me anë të fallsifikimit dokumenteve ka arritur të fitojë një tender publik. Nenet 258 e 186 të Kodit Penal.
Seksioni kundër krimeve ndaj personit
- Në vijim të komunikatës datë 18.11.2014, që bënë fjalë për vrasjen e shtetasit L.M, më datë 02.12.2014, filloi procedimi penal e punohet për kapjen e shtetasit Bedri Haka, vjeç 20, banues në fshatin Zezë, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës Parë Durrës me vendim Nr. 1014, datë 23.11.2014, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi e mbajtja e armëve e municioneve luftarake”. Nenet 78, 25 e 278/4 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Durrës
- Më datë 02.12.2014, gjatë natës, në lagjen Nr. 14, është vjedhur 105 ml. kabull elektrik, që furnizonte me energji elektrike disa banesa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
- Më datë 02.12.2014, ora 17.00, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen A.D, vjeç 25, banuese në Durrës, pasi dyshohet se rreth orës 11.00, në lagjen Nr. 2, ish bashkëshorti A.N, vjeç 34, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.
- Më datë 02.12.2014, ora 17.30, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasin A.O, vjeç 22, banues në Durrës, pasi dyshohet se rreth orës 13.00, në lagjen Nr. 2, shtetasi D.O, vjeç 30, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.
- Më datë 02.12.2014, filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin A. M, vjeç 25, banues në Durrës, pasi dyshohet se rreth orës 14.30, në lagjen Nr. 8, për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin E.B, vjeç 57, banues në Durrës. Neni 90 i Kodit Penal.
- Më datë 02.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.K, vjeç 31, banues në Durrës, pasi dyshohet se rreth orës 21.30, në banesë, ka ushtruar dhune fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes V.K, vjeç 31. Neni 130/a i Kodit Penal.
- Më datë 02.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B.P e punohet për kapjen e shtetasit J.Gj, vjeç 23 dhe 21, banues në Durrës, pasi dyshohet se rreth orës 18.40, te stacioni trenit, B duke drejtuar motorin tip “Skuter” është përplasur me mjetin tip “Opel”, të drejtuar nga J, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit dhe këmbësori I.P, vjeç 20, banues në Shijak, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 291 dhe 290 e 273 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Krujë
- Më datë 02.12.2014, ora 16.00, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen B.L, vjeç 46, banuese në fshatin Zallë, pasi dyshohet se bashkëshorti A.L, vjeç 46, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr. 9669, date 18.12.2006.
Komisariati i Policisë Shijak
- Më datë 02.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A.A e Sh.A, vjeç 43 dhe 45, banues në fshatin Kërtushaj, pasi dyshohet se rreth orës 08.30, në fshatin Gjyricaj, për motive të dobëta, kanë goditur me grusht shtetasin A.K, vjeç 35, banues në Ishëm. Neni 90 i Kodit Penal.
- Më datë 02.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A.K e B.K, vjeç 35 dhe 28, banues në fshatin Gjyricaj e fshatin Kërtushaj, pasi dyshohet se rreth orës 13.00, në Ishëm për motive pronësie, kanë goditur me grusht shtetasin A.A, vjeç 43, banues në fshatin Kërtushaj. Nenet 90 e 277 të Kodit Penal.
- Më datë 02.12.2014, ora 21.30, në Katund Ri, në banesë, shtetësia J.Sh, vjeç 34, aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës si ngjarje aksidentale.
Drejtoria e Policisë Qarkut Elbasan
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
- Më datë 02.12.2014, ora 23.30, u arrestua në flagrancë shtetasi K. Ç, vjeç 53, banues në fshatin Çelhakaj, me profesion lexues në OSHEE, pasi dyshohet se në filtrin Nr. 7, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatuan 4 ndërhyrje në 4 abonent te cilat nuk i ka raportuar. Neni 248 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Elbasan
- Më datë 01.12.2014, ora 23.00, u arrestua në flagrancë shtetësia L.Gj, vjeç 36, banuese në Elbasan, pasi dyshohet se në lagjen “Partizani”, në banesë, nga punonjësit e kompanisë OSHEE, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.
- Më datë 01.12.2014, ora 23.00, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Th, vjeç 35, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në lagjen “Partizani”, në banesë, nga punonjësit e kompanisë OSHEE, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.
- Më datë 01.12.2014, ora 23.20, u arrestua në flagrancë shtetasi S.H, vjeç 33, banues në Belsh, pasi dyshohet se më datë 29.11.2014, ora 19.30, në banesë, për motive të dobëta, ka goditur me grusht bashkëshorten S.H, vjeç 26. Neni 130/a i Kodit Penal.
- Më datë 02.12.2014, ora 10.00, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen E.R, vjeç 23, banuese në Elbasan, pasi dyshohet se ish bashkëshorti A.A, vjeç 26, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Elbasan. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.
- Më datë 02.12.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit D. L, vjeç 50, banues në fshatin Muçan, pasi dyshohet se rreth orës 14.00, në banesë nga punonjësit e OSHEE është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
- Më datë 02.12.2014, gjatë natës, në lagjen “28 Nëntori”, është vjedhur lokali i shtetasit P.L, vjeç 47, banues në Elbasan, ku kanë marrë 7 televizorë plazmë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Peqin
- Më datë 02.12.2014, ora 23.00, u arrestua në flagrancë shtetasi F. M, vjeç 49, banues në Peqin, pasi dyshohet se rreth orës 12.00, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua ndërhyrje në matësin elektrik. Neni 137 i Kodit Penal.
- Më datë 02.12.2014, ora 23.00, u arrestua në flagrancë shtetasi V.H, vjeç 49, banues në Peqin, pasi dyshohet se rreth orës 13.00, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua ndërhyrje në matësin elektrik. Neni 137 i Kodit Penal.
- Më datë 02.12.2014, ora 23.00, u arrestua në flagrancë shtetasi N. D, vjeç 57, banues në Peqin, pasi dyshohet se rreth orës 13.45, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua ndërhyrje në matësin elektrik. Neni 137 i Kodit Penal.
- Më datë 02.12.2014, ora 23.00, u arrestua në flagrancë shtetësia D. K, vjeç 66, banuese në Peqin, pasi dyshohet se rreth orës 13.45, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua ndërhyrje në matësin elektrik. Neni 137 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Librazhd
- Më datë 02.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. H, vjeç 23, banues në Librazhd, pasi dyshohet se më datë 01.12.2014, ora 09.00, ka kryer vepra të turpshme ndaj shtetases V.S, vjeç 24. Neni 108/a i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Gramsh.
- Më datë 02.12.2014, ora 07.00, u arrestuan në flagrancë shtetasit E. B, Z.M, I.V dhe punohet për kapjen e shtetasve D.V, A.B, vjeç 20, 18, 29, 24 dhe 22, banues në Gramsh, pasi dyshohet se më datë 01.12.2014, ora 20.40, në Gramsh, për motive të dobëta, janë goditur me sende të forta njëri-tjetrin, për pasojë është dëmtuar mjeti tip “Benz” i I. Nenet 89, 274, 150 e 25 të Kodit Penal.
Drejtoria e Policisë Qarkut Fier
Seksioni për narkotikët
- Më datë 02.12.2014, ora 16.00, u arrestua në flagrancë shtetësia greke M.Ch, dhe punohet për kapjen e shtetasit me iniciale K.L, vjeç 41 dhe 30, banues në Greqi e Fier, pasi dyshohet se rreth orës 06.30, në P.K.K.Kakavije, nga kontrolli në mjetin tip “Citroen”, të drejtuar nga M, ju gjet e bllokua 28 kg. lëndë narkotike Cannabis Sativa. Neni 283/a i Kodit Penal.
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
- Më datë 02.12.2014, ora 00.45, u arrestua në flagrancë shtetasi L.Ç dhe ndiqet në gjendje të lirë shtetasi V.Ll, vjeç 32 dhe 48, banues në Fier, punonjës te nje shoqerie ShRSF private, pasi dyshohet se rreth orës 00.45, në fshatin Kallm, në pusin M-23-A, ne pronesi të nje kompanie private, në bashkëpunim, kanë vjedhur një sasi nafte. Nenet 135, 25, e 134/2 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Fier
- Më datë 02.12.2014, ora 10.00, u ndalua shtetasi A.H, vjeç 38, banues në Fier, pasi dyshohet se Gjykata e Apelit Vlore, me Vendimin Nr. 441, datë 26.00.2014, ka bërë ndryshimin e masës sigurisë nga ”Detyrim paraqitje” në “Arrest me burg”, për veprën penale “Drejtimi automjetit në mënyrë të parregullt”. Neni 291 i Kodit Penal.
- Më datë 02.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. K, vjeç 52, banues në Fier, pasi dyshohet se më datë 30.11.2014, ora 16.00, ka dëmtuar orenditë shtëpiake në banesën e vëllait Y.K, vjeç 58, banues në Fier. Neni 150 i Kodit Penal.
- Më datë 02.12.2014, ora 20.00, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes për shtetasen R.K, vjeç 46, banuese në Fier, pasi dyshohet se bashkëshorti G.K, vjeç 49, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.
Komisariati i Policisë Lushnjë
- Më datë 02.12.2014, ora 15.00, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen D.T, vjeç 51, banuese në fshatin Bubullimë, pasi dyshohet se më datë 01.12.2014, djali i saj, M.T, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Lushnjë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.
- Më datë 02.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. K, vjeç 44, banues në fshatin Bubullimë, pasi dyshohet se më datë 01.12.2014, ora 12.53, ka telefonuar te nr. 126, duke fyer punonjësin e policisë rendit. Neni 275 i Kodit Penal.
- Më datë 02.12.2014, ora 12.20, në lagjen “Çlirim”, shtetasi J.D, vjeç 58, banues në fshatin Gjonas, është spërkatur me benzinë dhe i ka vënë flakën vetes, ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Materialet i kaluan prokurorisë Rrethit Gjyqësor Lushnjë.
- Më datë 02.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.M, vjeç 41, banues në fshatin Këmishtaj, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait Gj.M, vjeç 69. Neni 130/a i Kodit Penal.
- Më datë 02.12.2014, ora 18.00, u ndalua shtetasi K.J, vjeç 60, banues në fshatin Biçukas, pasi dyshohet se Gjykata e Apelit Vlore me Vendim nr. 375, datë 23.10.2014, ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Detyrim paraqitje” në “Arrest me burg”, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve. Neni 205 i Kodit Penal.
- Më datë 02.12.2014, ora 20.30, u arrestuan në flagrancë shtetasit A.F, L.Xh e N. H, vjeç 20, 18 dhe 17, banues në Lushnje, pasi dyshohet se rreth orës 18.20, në lagjen “Xhevdet Nepravishta, në bashkëpunim, kanë goditur me sende të mprehta, shtetasin A. T, vjeç 21, banues në Lushnjë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 88 e 25 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Mallakastër
- Më datë 02.12.2014, ora 17.00, u arrestua në flagrancë shtetasi J. K, vjeç 47, banues në Ballsh, pasi dyshohet se rreth orës 16.00, në lokal, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua vjedhje e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
Drejtoria e Policisë Qarkut Vlorë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
- Më datë 02.12.2014, filloi procedimi penal gjendje të lirë për shtetasin A.H, vjeç 30, banues në Vlorë, pasi dyshohet se prej 3 tre vitesh ka mashtruar duke i shitur pronën për ndërtim, shtetases S.Sh, 59 vjece, banuese në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.
- Më datë 02.12.2014, filloi procedimi penal, për shtetasin A.Q, vjeç 48, banues në Vlorë, me detyrë, drejtues institucioni shtetëror, në Vlorë, pasi dyshohet se rreth orës 12.00, shtetasi K.C, vjeç 43, banues në Vlorë, kallëzon se shtetasi A.Q, shpërdoron detyrën, duke përdorur fondet ekonomike të institucionit për qëllime private. Neni 248 i Kodit Penal.
Komisariati Policisë Sarandë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
- Më datë 02.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F.K, vjeç 45, banues në Sarandë, Kryetar i Komunes Vergo, Delvine, pasi dyshohet se ka abuzuar në dhënien me qera të kullotave. Neni 248 Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Vlorë
- Më datë 02.12.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit N. Xh, vjeç 62, banues në Vlorë, nen masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohet se duke qenë me masë sigurie, është larguar nga banesa. Neni 323 i Kodit Penal.
- Më datë 16.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K.B, vjeç 85, banues në Himarë, pasi dyshohet se rreth orës 16.00, në Himarë, për motive pronësie, ka goditur me mjete të forta shtetasin O.G, vjeç 60, banues në Himarë. Neni 89 i Kodit Penal.
- Më datë 02.12.2014, gjatë natës, në lagjen “15 Tetori” është vjedhur dyqani i shtetasit D.K, vjeç 37, banues në Vlorë, ku kanë marrë pajisje të ndryshme me vlerë 100.000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Sarandë
- Më datë 02.12.2014, ora 09.00, u ndalua shtetasi E.N, vjeç 15, banues në Sarandë, pasi dyshohet për kryerjen e disa vjedhjeve. Neni 134 i Kodit Penal.
- Më datë 02.12.2014, ora 21.00, u ndalua shtetasi në kërkim K.K, vjeç 18, banues në Sarandë, pasi dyshohet se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendimin nr. 250, datë 21.07.2017, e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134 i Kodit Penal.
- Më datë 02.11.2014, gjatë natës, në lagjen Nr. 4, para banesës, shtetasit A.G, vjeç 41, i kanë vjedhur motorin tip “Yamaha”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
- Më datë 02.11.2014, filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasen A.Z, vjeç 21, banuese në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 22.11.2014, ora 20.30, në lagjen Nr. 4, në qytet u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Tepelenë
- Më datë 02.12.2014, ora 20.00, u ndalua shtetasi në kërkim Y.D, vjeç 35, banues në fshatin Peshtan, pasi dyshohet se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendim Nr. 546, datë 25.11.2014, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikim i kartëmonedhave”. Neni 183/1 i Kodit Penal.
Drejtoria e Policisë Qarkut Gjirokastër
Seksioni kundër krimeve ndaj personit
- Më datë 02.12.2014, ora 02.50, u arrestua në flagrancë shtetasi F.L, 31 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se më datë 01.12.2014, ora 23.00, i ka marrë 150 euro dhe ka kanosur për vrasje shtetasin D.T, vjeç 25, banues në Tiranë. Neni 109/b i Kodit Penal.
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
- Më datë 02.12.2014, ora 23.20, u arrestua në flagrancë shtetasi D.D, dhe ndiqen në gjendje të lirë shtetasit E.G, (N.P e E.H, me detyre doganier në P.K.K.Kakavije), vjeç 44, 51, 49 dhe 43, banues në Gjirokastër, 2 në Tiranë dhe 1 në Vlorë, pasi dyshohet se rreth orës 07.00, E, me mjetin tip “Benz”, ka sjell nga Greqia në doganën e shtetit grek një sasi aparatesh celularë, të cilat ja ka dhënë D, i cili i ka futur me mjetin tip “Land Rover”, pa kryer veprimet doganore nga N e E. Nenet 174 e 183 të Kodit Penal, për D, Neni 174 i Kodit Penal, për E.G dhe Neni 248 i Kodit Penal, për dy doganierët.
Drejtoria Rajonale e Kufirit&Migracionit Gjirokastër
- Më datë 02.12.2014, ora 06.30, u ndalua shtetësia greke M.Ch, vjeç 41, pasi dyshohet se në PKK. Kakavijë, në dalje, në mjetit tip “Citroen“ me te cilin udhetonte, ju gjeten një sasi lënde narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.
Drejtoria e Policisë Qarkut Kukës
Seksioni për trafikun e paligjshëm
- Më datë 02.12.2014, ora 13.30, u arrestuan në flagrancë shtetasit G. H, e B.V, vjeç 44 dhe 44, banues në Pukë e Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 02.15, në Has u kapën me furgonin tip “Benz”, duke transportuar 22 shtetas Sirian për në Kosovë. Nenet 298 e 25 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Kukës
- Më datë 02.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R.Sh, vjeç 47, banues në fshatin Nangë, pasi dyshohet se rreth orës `13.00, në Nangë, për motive të dobëta ka kanosur me fjalë vëllain e tij, M.Sh, vjeç 50, banues në këtë fshat. Neni 84 i Kodit Penal.
- Më datë 02.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G.B, vjeç 42, banues në Kukës, pasi dyshohet se rreth orës 16.30, në qytet, për motive të dobëta, ka goditur me grusht, shtetasin L.K, vjeç 48, banues në Kukës. Neni 90 i Kodit Penal.
- Më datë 02.12.2014, ora 19.30, u arrestua në flagrancë shtetasi F.I, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 15.45, në qytet, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.
Drejtoria Rajonale e Kufirit&Migracionit Kukës
- Më datë 02.12.2014, ora 02.15, në vendin e quajtur Vranisht, nga kontrolli në furgonin tip “Benz”, të drejtuar nga shtetasi G.H, vjeç 40, banues në Pukë, u gjetën 22 shtetas të huaj Sirianë. Punohet për përcaktimin e procedurës nga DRK, Kukës.
Drejtoria e Policisë Qarkut Dibër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
- Më datë 02.12.2014, ora 23.50, u ndalua shtetasi I. K, vjeç 49, banues në Peshkopi, me profesion inxhinier elektrik në O.SH.E.E, pasi dyshohet se në kundërshtim me rregulloren për lidhjet e reja ka bërë kontratë me shtetasit B.A e A.B, të cilët janë debitor. Neni 248 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Dibër
- Më datë 02.12.2014, ora 18.00, u arrestua në flagrancë shtetasi A. B, vjeç 51, banues në Maqellarë, pasi dyshohet se rreth orës 15.00, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, është konstatuar rilidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Mat
- Më datë 02.12.2014, ora 19.00, u arrestuan në flagrancë shtetasit M.P, i paraburgosur në I.E.V.P Burrel dhe S.N, vjeç 28 dhe 20, banues në Lezhë e Burrel, pasi dyshohet se rreth orës 12.35, në I.E.V.P Burrel, pas takimit që kanë pasur, u janë gjetur e bllokuar me cilësinë e provës materiale 4.7 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.
- Më datë 02.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.K, vjeç 19, banues në Burrel, pasi dyshohet se rreth orës 16.00, në qytet u kap me një dorezë metalike. Neni 279 i Kodit Penal.
Drejtoria e Policise se Qarkut te Korces.
Komisariati i Policisë Korçë
- Më datë 02.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin J. K, vjeç 28, banues në Korçë, pasi dyshohet se rreth orës 10.00, në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait te tij F.K, vjeç 52, i cili është me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë. Neni 321/2 i Kodit Penal.
- Më datë 02.12.2014, ora 16.00, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M.B, vjeç 64, banues në Korçë, pasi dyshohet se rreth orës 10.30, në banesë nga punonjësit e OSHEE është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.
- Më datë 02.12.2014, ora 16.30, u arrestua në flagrancë shtetasi K. M, vjeç 25, banues në Korçë, pasi dyshohet se rreth orës 16.30, lokal, nga punonjësit e OSHEE-së është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/2 i Kodit Penal.
- Më datë 02.12.2014, ora 18.00, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen K.M, vjeç 35, banuese në Korçë, pasi dyshohet se bashkëshorti A.M, vjeç 38, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.
- Më datë 02.12.2014, ora 02.30, u arrestua në flagrancë shtetasi Adrian Qenam, vjeç 35, banues në Korçë, pasi dyshohet se rreth orës 18.00 dhe 18.20, në lagjen Nr. 15 e Nr. 4, u ka vjedhur çantat dhe 2 celularë shtetaseve L.Z e T.M, vjeç 46 dhe 46, banuese në Korçë. Me cilësinë e provës materiale u bllokuan 2 celularë. Neni 134/2 i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, ora 04.00, u arrestua në flagrancë shtetasi E.Z, vjeç 34, banues në Korçë, pasi dyshohet se më datë 02.12.2014, ora 23.00, në qytet u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Devoll
- Më datë 02.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Gj.L, vjeç 49, banues në Kapshticë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka vjedhur lekët për shitjen e nje furgoni, shtetasit P.A, vjeç 72, banues në Bilisht. Neni 143/1 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Pogradec
- Më datë 02.12.2014, gjatë natës, në fshatin Nizhavec kanë vjedhur banesën e shtetasit A.T, vjeç 42, ku autorët kanë marrë 1 televizor plazëm, 1 magnetofon, 1 DVD dhe 1 tapet. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Ersekë
- Më datë 02.12.2014, ora 09.00, në aksin rrugor Kolonjë-Korçë, në fshatin Pepellash, është gjetur i vdekur shtetasi K.N, vjeç 56, banues në Ersekë. Nga kryerja e veprimeve rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Korçë.
Drejtoria Rajonale e Kufirit&Migracionit Korçë
- Më datë 02.12.2014, ora 13.00, u arrestuan në flagrancë shtetasit e huaj: Haj Najafi, Ziba Zade, Elham Najafi dhe Ali Vakili, vjeç 56, 52, 37, 33, banues në Afganistan e Iran, pasi dyshohet se rreth orës 03.00, në PKK, Kapshticë, në autobusin e nje shoqerie private per transportin e pasegjereve Athinë-Tiranë, gjatë kontrollit u kapën me pasaporta të falsifikuara, të cilat i kishin blerë në Greqi, kundrejt pagesës prej 500 euro dhe kishin si destinacion Gjermanine. Neni 189 i Kodit Penal.
Drejtoria e Policise se Qarkut te Beratit.
Komisariati i Policisë Berat
- Më datë 02.12.2014, ora 10.00, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin M.Z, vjeç 73, banues në Berat, pasi dyshohet se djali i tij, O.Z, vjeç 21, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Berat. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.
- Më datë 02.12.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit R. Z, vjeç 46, banues në Poliçan, pasi më datë 01.12.2014, dyshohet të ketë vjedhur kalin e shtetasit A.Z, vjeç 36, banues në fshatin Kostren. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Skrapar
- Më datë 02.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin O. Sh, vjeç 27, banues në Çorovodë, pasi dyshohet se gjatë natës, në fshatin Kakrukë, ka tentuar të vjedhë banesën e shtetases S.G. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.
Drejtoria e Policise se Qarkut te Lezhes.
Komisariati i Policisë Lezhë
- Më datë 02.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit turq A. E e M.G, vjeç 45 dhe 40, me banim të përkohshëm në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 15.30, tek nje pike per furnizimin me karburant te nje kompanie private, në bashkëpunim me shtetasit turk e shqiptar, H.D e A.I, vjeç 41 dhe 28, banues në Tiranë e Kamzë, kanë vendosur reklamën e nje firme private, për pasojë ka rënë nga lartësia shtetasi turk H.D, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Nenet 289/1 e 170/a/1 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Kurbin
- Më datë 02.12.2014, gjatë natës, në Milot, është vjedhur me thyerje reparti i saldimit i shtetasit H.V, vjeç 58, banues në Milot, ku kanë marrë 1 transformator, 1 aparat saldimi, 1 trapan dhe 1 gurë fresibël. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Drejtoria e Policise se Qarkut te Shkodres.
Komisariati i Policisë Shkodër
- Më datë 02.12.2014, ora 13.00 u arrestua në flagrancë shtetasi Pëllumb Prençi, vjeç 39, banues në Shkodër, me masë e sigurimi “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohet se rreth orës 13.00, duke qenë me masë sigurie, është kapur jashtë baneses duke thyer vendimin Nr. 259, datë 19.04.2014, të Gjykatës Rrethit Gjyqësor Shkodër. Neni 323 i Kodit Penal.
- Më datë 01.12.2014, ora 23.30, në nje azil per persona te moshuar, ka vdekur shtetasi R.G, vjeç 67, banues në këtë azil. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër.
- Më datë 02.12.2014, ora 00.30, në nje azil per persona te moshuar, ka vdekur shtetasi Z.N, vjeç 77, banues në këtë azil. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Komisariati i Kufirit&Migracionit Rinas
- Më datë 02.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. R, vjeç 25, banues në Vlorë, pasi rreth orës 12.30, në PKK. Rinas, u kap me dokumentacion udhëtimi të falsifikuar. Neni 189 i Kodit Penal.
- Më datë 02.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. R, vjeç 25, banues në fshatin Llakatund, Vlorë, pasi dyshohet se rreth orës 12.30, në PKK, Rinas, u kap me dokumente udhëtimi të falsifikuara. Neni 189 i Kodit Penal.