Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ryva Kajtazi: E imja, nuk është dashuri përrallash…

E qeshur, e matur, e pjekur artistikisht, Ryva Kajtazi përcjell gjithë sharmin e një femre të aftë e me besim në vetvete. Këto kohë, ajo ka një arsye më shumë për të qenë e gëzuar, ka publikuar klipin e ri, por mbi të gjitha, ka përmbyllur me sukses historinë e saj të dashurisë, duke marrë prej pak kohësh statusin “e martuar”. Për të na “hedhur dritë” mbi këto dhe të tjera ndjesi, ju sjellim Ryvën…

Arjana Bregu: – Duke qenë se sapo jeni martuar, Ryva, kënga që keni hedhur në treg, “Na dy jena”, duhet të jetë një dedikim për partnerin, apo jo?
Ryva Kajtazi: – Tekstin nuk e kam shkruar unë, por gjithsesi, ka diçka timen aty. Edhe unë jetoj dashurinë e madhe, të cilën uroj ta jetojnë e shijojnë të gjitha femrat. Këngët e mia janë dedikim për të gjithë.
– Lexuesit janë shumë të dhënë pas historive të dashurisë, ndaj desha të di, si jeni njohur ju të dy?
– Jemi njohur rastësisht dhe jemi dashuruar shpirtërisht. Detajet kemi vendosur t’i ruajmë për vete, si kujtime të shtrenjta të jetës sonë në çift.
– Cila është kënga që e përshkruan më së miri dashurinë tuaj?
– Në shumë nga këngët e bukura, që kanë lënë gjurmë në historinë e muzikës, ka diçka që ka të bëjë me lidhjen tonë, që pa dyshim është e bukur, e këndshme, por jo një lidhje–dashuri si një përrallë. Ne e jetojmë dashurinë në realitet.
– Çfarë ka bërë bashkëshorti për t’ju impresionuar?
– Është treguar vetvetja: I qetë, i dedikuar, i mirëkuptueshëm. Këto janë cilësitë që do ta befasonin secilën femër.
– Çfarë ndryshon nga i fejuari, te bashkëshorti?
– Ne gjithmonë e kemi konsideruar njëri-tjetrin shumë të afërt. Dashuria nuk njeh statuse.
– Duket sikur ky është edhe sezoni i bebeve… Do të vijë shumë shpejt edhe një bebe?
– Ndoshta.
– Cila është ajo gjë që do ta ribëje, po të kishe patur mundësi?
– Nuk jetoj me pengje. Të gjitha ato që i kam bërë, i kam konsumuar mirë. Nuk kam merak t’u kthehem atyre që kanë shkuar, sepse pres të jetoj të tjera, edhe më të bukura.
– Çfarë i mungon shou bizzit shqiptar?
– Për mua, është okej…
– Me cilin koleg të vendit dhe të huaj do të kishe kënaqësinë të bëje një bashkëpunim?
– Ka shumë këngëtarë të mirë, edhe nga tanët, edhe nga të huajt. Jam ende duke menduar… Nuk më vjen një emër, por jam e bindur që nëse vendos të realizoj duet me dikë, kjo do të ndodhë për disa arsye, ndër të tjera, edhe për shkak të kërkesave të tregut.
– Nëse nuk do të kishe patur lidhje me muzikën, çfarë do të bëje më së miri në jetë?
– Me profesion jam aktore, pasi jam diplomuar në këtë degë. Kam luajtur në shfaqje e projekte të ndryshme, por muzika, që gjithashtu është profesion dhe pasion i imi, e ka penalizuar pak aktrimin. Po ashtu, merrem me biznes, kështu që nëse nuk do të ishte muzika, do të ishin shumë të tjera, pasi jam njeri shumë dimensional dhe lehtësisht i përshtatshëm.
– Çfarë të bën të ndihesh mirë?
– Bashkëshorti im, familja dhe ndjenja se po bëj gjërat e duhura.
– Cili është filmi që përlotesh kur e sheh?
– Prej vitesh nuk jam përlotur nga ndonjë film, ndoshta që nga koha e “Titanikut”.
– Një vend që do të doje ta vizitoje…
– Afrika.
– I fundit, në të cilin ke qenë…
– Maldive.
– A janë Shqipëria e Kosova vende mashkullore?
– Nuk mendoj. Ndoshta në zona të thella ka ende shprehje të maskilizmit të rëndë, por jo edhe në qytete. Tani, femrat janë kudo.
– Çfarë do të kishe për t’u thënë femrave?
– Gjejeni forcën brenda vetes. Brenda secilës femër ka edhe më shumë forcë, energji e dashuri të fshehur, e cila pret të zbulohet.
– Të ka munguar ndonjëherë liria në jetë?
– Asnjëherë. Jam produkt i një familjeje që nuk i ka praktikuar kufizimet.
– Një eksperiencë që do ta mbash mend gjatë?
– Jeta e artistëve është plot eksperienca. Shpesh, më kujtohen prapaskenat, të qeshurat, emocionet…
– Gjëja e fundit që porosite në një bar?
– Një Mohito.
– Gjëja që nuk do të bëje kurrë dhuratë?
– Një dhuratë pa dedikim.
– Çfarë është eleganca për ty?
– Të qenit elegante.
– Nëse një kolegia jote ka një luk të ri që e tregon qesharake, ti, çfarë bën?
– Shoh se kush ështe kolegia. Se, ka diçka që duket shumë qesharake, por që dikujt i shkon. Megjithatë, nuk është mirë të dilet shumë nga vijat normale.
– Gatuan mirë?
– Jo aq sa për t’u quajtur kuzhiniere perfekte, por përpiqem.
– Të preferuarat e tua?
– Pastat janë specialiteti im. Lazanjën e bëj mirë, por nëse më teket, gatuaj edhe pite.
– I gjen defekte vetes?
– Njihem si person që është rehat me veten. Megjithatë, të gjithë kemi të metat tona.
– Cilit detaj i kushton më shumë vëmendje estetikisht?
– Pastërtisë, aromës së mirë dhe grimit (diskret).
– Cfarë nuk do të vishje asnjëherë?
– Ato që nuk vishen.
– Cila nga frazat e “Sex and the city” të pëlqen?
– “No matter who broke your heart, or how long it takes to heal, you’ll never get through it without your friends”, (Pavarësisht se kush ta thyen zemrën apo sa kohë të duhet për t’u shëruar, ti nuk do t’ia dalësh pa miqtë) e thënë nga Kerri.
– Tipari kryesor i karakterit tënd?
– Këmbëngulja.
– Për çfarë duhet të këmbëngulësh në jetë?
– Për gjërat që i do, të duhen dhe duhet t’i kesh.
– I beson shprehjes: “Më thuaj me kë shoqërohesh, të të them se kush je”?
– Jo. Jo, kur bëhet fjalë për njerëz të pjekur.

Si duhet të jetë për ty…

Advertisement

– Një bashkëpunim?
– I frytshëm.
– Një mashkull?
– Ai që është.
– Portofoli?
– I bukur.
– Makina?
– E duhura.
– Krevati?
– I rehatshëm.
– Pasaporta?
– E rregullt.
– Parfumi?
– I imi.
– Seksi?
– Me dashuri.
– Telefoni?
– Funksional.
– Garderoba?
– E stilit tim.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më kanë dalë puçrra nga ilaçet

Next Post

Jam dashuruar me një burrë të martuar, por ai tani do që të ndahem me të, si të veproj?

Advertisement