Merrej pak me mend duke parë gjendjen e dhëndrrit dhe nuses në fund të dasmës, por ja një studim që e provon. Sipas një sondazhi të realizuar me më shumë se 2128 të sapomartuar britanikë, më shumë se gjysma e tyre (52%), nuk e konsumojnë martesën mbrëmjen e dasmës. Miti i natës së parë pra avullon në avujt e alkoolit të mbrëmjes dhe të gjendjes së lodhjes që ndjejnë të sapomartuarit. Më e keqja është se 17% mes tyre presin më shumë se tre ditë për të konsumuar martesën…
Në 25% të rasteve, dhëndrri është shumë i dehur për të bërë dashuri, ndërsa në 18% të rasteve është nusja. Në 16% të rasteve nusen e zë gjumi (kundrejt 4% të dhëndurëve). Në fund, ia falim 9% të çifteve që nuk e konsumojnë natën e parë, pasi nisen për muajin e mjalit dhe 7% të tjerëve, të zënë duke festuar gjithë natën me të ftuarit. Ama, nuk ka falje për ata 9% që, nuk bëjnë dashuri… për shkak të zënkave. Aj, aj!
Advertisement