Shkencëtarët “lexuan” DNK-në e një kali që ka jetuar 700 mijë vjet më parë. Kockat e tij janë gjetur në akullnajat shekullore dhe, për këtë arsye, kanë ruajtur një sasi të konsiderueshme gjaku të ngrirë. Ky lajm u bë i ditur nga shkencëtarët danezë që punojnë në Universitetin e Kopenhagenit. Skeleti i këtij kali është gjetur në Verilindje të Kanadasë, në afërsi të qytetit Sisstll-Krik. Duke studiuar skeletin e kalit të ngrirë, shkencëtarët arritën në përfundimin se përbrenda kockave ishte ruajtur një sasi e konsiderueshme gjaku dhe albuminash. Pasi u bindën se në indet e kafshës kishte fragmente të DNK-së, shkencëtarët mundën të dëshifronin genin e saj, pavarësisht nga lashtësia dhe koha e gjatë që ka qëndruar në akull.
Duke e krahasuar këtë gen me genet e njëthundrakëve të tjerë, shkencëtarët arritën në përfundimin se kuajt dhe zebrat kanë patur një paraardhës të përbashkët i cili ka jetuar katër milionë vjet përpara. Një përfundim tjetër që nxorën shkencëtarët nga studimi i këtyre eshtrave është edhe fakti se kali ka qenë një nga kafshët shtëpiake që është zbutur nga njeriu 40-70 mijë vjet përpara. Veç kësaj, u sqarua se numri i kuajve në të kaluarën ka qenë mjaft i vogël dhe kjo ka ndodhur për shkak të ndryshimeve klimatike, sidomos të akullnajave. Me këtë rast, ju kujtojmë se deri tani, përcaktimi i moshës me anë të analizës së geneve është bërë vetëm për arinjtë e bardhë që kanë jetuar 130 mijë vjet përpara. Shkencëtarët mendojnë se akullnajat e përjetshme janë një thesar i vërtetë skeletesh të ruajtura mirë, të cilat do të ndihmojnë për të studiuar nëpërmjet DNK-së, evolucionin e tyre…
Advertisement