Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

7 mënyra për të rënë në peshë

Ne të gjithë duam të mësojmë sekretin për të rënë në peshë shpejt, lehtë dhe që të mos i marrim më kilet e humbura. Kujdesi në të ngrënë është një metodë e mirë, por kërkon sakrifica. Më poshtë keni disa këshilla për të rënë në peshë më shpejt dhe pa shumë sakrifica.

Si ndikon metabolizmi?
Në çlodhje, trupi ynë harxhon kalori për të mbajtur gjallë funksionet e tij jetësore si frymëmarrja ose temperatura e trupit. Ky metabolizëm bazë harxhon afro 1300 kalori në ditë. A e dini se mund ta shtojmë këtë shifër? Duke shpenzuar më shumë kalori gjatë çlodhjes, trupi mund të bjerë në peshë. Si bëhet kjo? Është e thjeshtë, duke zgjedhur ushqimet e duhura, duke bërë ekuilibrimin e tyre dhe duke bërë sport… Ja disa ide për të harxhuar më shumë kalori pa përpjekje dhe për t’u lënë lamtumirën kilogramëve të tepërta. Ka ardhur koha për të stimuluar metabolizmin!

1. Zgjidhni ushqimet e duhura
Vaji i kokosit
Ky vaj bën të mundur stimulimin e metabolizmit, që fillon të djegë tre herë më shumë kalori gjatë gjashtë orëve që vijnë pas vaktit. Dijeni gjithashtu që vaji i kokosit ka përparësi të tjera specifike për shëndetin, pasi përmirëson edhe funksionin e tiroides.
Peshqit me dhjamë
Edhe peshqit me dhjamë ndihmojnë në përshpejtimin e metabolizmit. Thuhet se trupi nuk e grumbullon dhjamin e këtyre peshqve, por ruan vetëm atë pjesë për të cilën ka nevojë. Gjithashtu, thuhet që ata kanë më pak yndyrë sesa mishi i kuq pa dhjamë. Atëhere, herën tjetër, kur të shihni një salmon në zgarë, mos hezitoni!
Farat
Farat e susamit, lirit apo lulediellit….të gjitha ato janë një zëvendësues i mirë ndaj çokollatës dhe biskotave. Disa studime kanë treguar se farat e kungullit ndihmojnë gjumin dhe përmirësojnë metabolizmin.
Çaji apo kafeja
Nëse i pini pa qumësht dhe sheqer, çaji dhe kafeja nuk do t’ju japin asnjë kalori. Por kjo nuk është e gjitha; kafeina e këtyre pijeve përshpejton metabolizmin tuaj.

Advertisement

2. Shtoni proteinat
Ju e dini se nuk duhet të evitoni proteinat nëse doni të bini në peshë dhe veçanërisht, nëse bëni kujdes për linjën, sepse konsumimi i proteinave shton masën muskulare dhe lufton metabolizmin e ngadalshëm. Ja përse, duke shtuar lehtësisht sasinë e proteinave në ushqimin tuaj, trupi mund të bjerë më shpejt në peshë.
Por, konsumoni proteina cilësore. Ndër to përmendim ato që kanë nivel të lartë të acideve aminike, të cilat mund t’i gjeni te mishi pa dhjamë dhe te peshku (pa salcë). Mos harroni edhe vezët, të cilat, përveçse janë burim proteinash, janë të lehta dhe integrohen në dietën për të rënë në peshë. Vetëm mos i shoqëroni me majonezë!

3. Pakësoni sheqerin
Studimet tregojnë se sheqernat favorizojnë një metabolizëm më të ngadalshëm, pra, ndikojnë në shtimin në peshë. Pakësimi i sheqerit bën të mundur përshpejtimin lehtësisht të metabolizmit tuaj. Kujdes, është e rëndësishme të gjendet ekuilibri mes tipeve të ndryshme të ushqimeve në dietën tuaj. Nuk bëhet fjalë të hiqet fare dorë nga sheqernat, por nga pjatat e mbushura plot me makarona, bukë e patate në ushqimin tuaj…

4. Kontrolloni sasitë
Ekuilibri është çelësi për të rënë në peshë. Megjithëse ekzistojnë dieta në të cilat nuk kufizohen sasitë, evitoni dietat që ju shtyjnë të hani me shumicë të njëjtin ushqim për një javë rresht…
Përdorni grushtin për të dozuar sasitë e ushqimeve që do të hani. Në këtë rast, sasia e proteinave të ushqimit duhet të qëndrojë në pëllëmbën e dorës, ndërsa sasia e sheqernave duhet të jetë aq sa vëllimi i grushtit. Si sasi në gramë, makaronat/orizi/patatet duhet të jenë deri në 240 gramë në një vakt, ndërsa mishi/peshku 90-120 gramë të gatuara. Pra, mos i jepni trupit tuaj porcione shumë të mëdha për gjatësinë që keni. Duke i dhënë trupit karburantin për të cilin ai ka nevojë “ekzaktësisht”, do të ndihmoni edhe metabolizmin.

5. Bëni sport
Sporti është një mënyrë efikase dhe e shëndetshme për të përshpejtuar metabolizmin, sepse, sa më shumë lëvizim, aq më shumë shtohen muskujt. Muskujt, ngaqë kanë inde më të dendura, djegin më shumë kalori se dhjami… Nga ana tjetër, sporti do të shkrijë edhe celulitin dhe do t’ju garantojë një trup të tonifikuar. Nëse mundeni, bëni 30-45 minuta sport tre herë në javë. Gjatë këtyre seancave, alternoni përpjekjet intensive me momente më të “qeta”. Nëse bëni vrap, bëni një listë këngësh të shpejta për t’ju ndihmuar të përshpejtoni ritmin.

6. Hani shpesh e pak
Është një refleks i trupit; sa më pak karburant t’i hidhni, aq më shumë ai e kursen atë. Kështu, sa më rrallë të hani, aq më shumë ngadalësohet metabolizmi. Trupi ynë është i “zgjuar” dhe gjenetikisht i programuar për të ruajtur energjinë, sepse kur është i privuar nga ushqimi, ai “trembet” dhe “aktivizon opsionin”: “Ruajtje”.
Konsumoni pra, 4-5 vakte në ditë. Parashikoni të hani më shpesh dhe në sasi të vogla për të shtuar metabolizmin. Ndajeni për shembullin ushqimin në mënyrën e mëposhtme: Mëngjesi, dreka, zemra dhe darka. Mund të shtoni edhe një gjë të vogël ndërmjet mëngjesit dhe drekës, nëse mëngjesi apo dreka janë të lehta. Kjo nuk është asgjë e re, por ia vlen t’jua kujtojmë.

7. Flini mirë
Gjumi rregullon shumë gjëra në trupin tonë, sidomos sekretimin e hormoneve dhe oreksin, por ai rregullon edhe metabolizmin. Kur flemë pak ose keq, trupi vihet në situatë stresi dhe ka tendencë të kursejë energjitë. Idealja është të flesh 7-8 orë në natë. Kështu, trupi do të rigjenerohet si duhet, gjë që do të stimulojë metabolizmin. Atëhere, është mirë të flemë herët!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

SEKSI DHE HOROSKOPI

Next Post

Bujar Nishani: Parlamenti i PD-së, risi në politikën shqiptare!

Advertisement